Ansambli Artistik “Hazis Ndreu”- “Nderi i Kombit” fiton Çmimin e Parë në Festivalin e Deçanit
Nga Halil RAMA


Mes 23 grupesh konkurruese, Ansambli Aristik “Hazis Ndreu”- “Nderi i Kombit” fitoi Çmimin e Parë në Festivalin Folklorik “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, që u mbajt para disa ditësh në Deçan të Kosovës.
Çertifikata e Çmimit fitues iu dorëzua Presidentit të këtij Ansambli, Z.Muharrem Gjoka-”Mjeshtër i Madh”, nga Presidenti i Unionit të Artistëve të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj.
Gjatë kësaj ceremonie mbresëlënëse ai evidentoi vlerat artistike me të cilat konkurroi ky Ansambël në Festivalin folklorik që organizohet thuajse çdo vit në nderim të rapsodëve të mirënjohur shqiptarë Dervish Shaqe e Demush Neziri.
Z.Haklaj, themelues i disa festivaleve folklorike kombëtare e ndërkombëtare, ndër të tjera ai vlerësoi interpretimin me mjeshtri të lartë artistike nga valltarët e këtij Ansambli në pjesët: Suitë koreografike “Nuset tona”; valle festive me motive të Tropojës; vallen me motove matjane “Kërcej me fyell e çifteli” me solistë Erida Stana, Marsida Zhgjuni e Fabjon Isufaj; “Dhëndurët e kurbetit”(suitë koreografike); “Tokë e shqiponjave” (tablo koreografike-Solistë: Ergys Doçi, Krisilda Halili, Rexhina Qerimaj dhe grupi i fëmijëve) etj.
Ndërkohë Presidenti i Unionit të Artistëve të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj tha se meritë kryesore për këtë arritje kanë drejtuesi i grupit Avni Ndreu- “Mjeshtër i Madh” dhe vajza e tij Earta Ndreu si koreografe dhe menaxhere.
Me performacën e shkëlqyer, valltarët e këtij Ansambli ngritën peshë zemrat e artdashësve që ndoqën këtë festival nga dhjetëra komuna të Kosovës. Emocione të fuqishme shkaktoi tek të pranishmit interpretimi i këngës “Jam zambaku i Dardanisë” nga këngëtarja dhe valltarja e talentuar Erida Stana.
Kështu ka ndodhur edhe në festivalet tjera në treva të ndryshme shqipfolëse. Në harkun kohor të tre muajve të fundit Ansambli Artistik “Hazis Ndreu”- Nderi i Kombit është fitues i disa çmimeve të para e trofeve në disa festivale.
Vetëm para pak ditësh ky Ansambël triumfoi në edicionin e 18-të të festivalit mbarëkombëtar “Sofra Dardane”, që u mbajt në Tropojë me pjesëmarrjen e 40 grupeve, ku u nderua me Çmimin e Madh të këtij Festivali. Në repertorin e këtij Ansambli numërohen me dhjetëra valle, këngë e interpretime të tjera krijuese, me të cilat ka “pushtuar” hapësirat mbarëkombëtare e ato ndërkombëtare si në: Turqi, Rumani, Bullgari, Itali, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, etj.
Të shtunën e 10 korrikut ky ansambël konkurroi dhe u vlerësua si më i miri në Festivalin e 14-të ndërkombëtar në Kërçovë, Maqedonia e Veriut. Këtu, Ky është para së gjithash vlerësim i Drejtorit të Festivalit Mazllam Osmani.
Presidentit i Ansamblit, Z,Muharrem Gjoka, i cili gjendet prej vitesh pranë këtij grupimi artistik, si një dorë e ngrohtë, inkurajuese dhe mbështetëse, një emër, i cili e nisi jetën e tij artistike si një talent i skenës dhe i valles dibrane dhe sot nderohet si një burrë Dardhe dhe Dibre, i vlerësuar me Titujt “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës dhe “Nderi i Qarkut Dibër”, nga Këshilli i këtij qarku shprehet se: “Ansambli Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit”, i themeluar dhe drejtuar nga i biri i tij artist, koreografi Avni Ndreu – “Mjeshtër i Madh”, është një Ansambël grupesh zinxhir (akademi) të organizuar në grupe nga mosha 5 vjeç e lart. Janë me qindra artistët që kanë kaluar në përvojën e këtij Ansambli në këto 10 vjet, duke mbushur skenat dhe sheshet e Tiranës, Kamzës, Ulqinit, Dibrës, Tropojës, Strugës, Tetovës e mbarë Shqipërisë” Në shfaqjet e organizuara herë pas here nga ky ansambël kanë performuar artistët: Arif Vladi – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut, Qerim Sula – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut (pas vdekjes), Liri Rasha – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut, Vera Laçi – Mjeshtër i Madh, Sherif Dervishi – Mjeshtër i Madh (pas vdekjes), Dardan Pepkola, Zaim Tollja si dhe këngëtarja dhe valltarja e Erida Stana, valltarët: Adem Kurti, Fabjon Isufaj, Fatjona Ismailukaj, Eralda Jaurri, Serxho Rriçku, Ergys Doçi, Kristjan Kavalli, Marsida Zhgjuni, Orinda Prenci, Rexhina Qerimi, Livia Bushpepa, Ledion Zhgjuni, Jugers Muça, Sara Ndreu e tjere. Krijmtaria e këtij ansambli, e ardhur nga ajka e kompozitorëve si: Përparim Tomçini – Mjeshtër i Madh (pas vdekjes), Edmond Zhulali – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Kol Susaj – Mjeshtër i Madh, dhe udhëheqja artistike nën drejtimin e “Mjeshtrit të Madh” Xhelil Ymeraj dhe mjeshtrit të koreografisë Avni Ndreu – “Mjeshtër i Madh”, ia kanë rritur vlerat dhe përmasat këtij ansambli duke i dhënë statusin e një ansambli kombëtar profesionist.
Ansambli ka performuar në disa televizione prestigjioze ndërkombëtare e kombëtare si: Rai Uno, Tv Romania, TRT Turk, RTK Kosovë, RTV Koha Tetovë, Top Channel, Vizon Plus, Tv Klan, TVSH, etj. Krenare për arritjet e këtij ansambli ndjehet edhe koreografja e valltarja e talentuar Earta Ndreu, edhe për faktin që Ansambli mban emrin e gjyshit të saj, Hazis Ndreu – këngëtar, koreograf, valltar, studiues dhe shkrimtar i përmasave mbarëkombëtare…
Drejtuesi i këtij Ansambli, koreografi i talentuar Avni Ndreu – “Mjeshtër i Madh” shprehet me krenari se ky bilanc suksesesh është meritë e një grupimi artistësh të talentuar, që ka lënë kaq shumë gjurmë dhe ka fituar kaq shumë çmime brenda dhe jashtë vendit. Ndaj dhe duhen përgëzuar për atë rol të pazëvendësueshëm që kanë luajtur dhe vazhdojnë ta bëjnë, si përçues dhe frymëzues për brezat e sotëm dhe për ata që do të vijnë! Arti mbi të gjitha është pasion dhe mision, të cilin Muharrem Gjoka, Avni H.Ndreu dhe artistët e ansamblit që ata drejtojnë e kanë kryer me shumë përkushtim dhe me shumë atdhedashuri.