Nadire Kërkuti, gruaja që mbushi 100 vjeç Ditën e Flamurit


Nadire Kërkuti, e lindur me 28 Nëntor të vitit 1921, i mbushi plot 100 vjet.
E lindur në Dibër të Madhe në familjen Kolari dhe, më vonë, e martuar te gjyshi ynë, Lutfi Kërkuti, ku bashkë Zoti i bekoi me mbi 60 familjarë, nga të cilët 4 djem, 3 vajza, 11 nipër, 10 mbesa, 14 stërnipër, 20 stërmbesa, 4 kastranipër, 2 kastrambesa dhe 2 binjakë në pritje nga nipi i sajë.
Nana Xhixhe, siç është edhe e njohur në familjen tonë të madhe, njihet për mirëpritjen, bujare si dhe tepër qibare. Na rriti dhe drejtoji me aq mundësi sa kishte.

Që nga viti 2012, Nadirja jeton në Amerikë nën mbikqyerjen e familjareve të saj, ku kohe pas kohe e vizitojnë dhe e respektojnë Nënën më të vjetër të familjes Kërkuti.
Nëna jonë e dashur, faleminderit për sakrificat tuaja!
Qofsh e lumtur për jetë!
Në emër të gjithë familjes tuaj “Gëzuar Ditëlindjen”!