Më 2 gusht 2022, gjatë prezantimit të Korridorit Adriatiko-Jonian, Milot-Fier, Ministrja Belinda Balluku u ndal edhe të problematikat e shfaqura në Rrugën e Arbrit.
“Do të ndalem një moment, pa dashur të marr kohë nga ky projekt i rëndësishëm, për të cilin nisim sot garën ndërkombëtare nga Korridori blu, do të ndalem vetëm një moment te rruga e Arbërit, e cila në nëntor të vitit të kaluar u bë e aksesueshme në një pjesë të saj, por sigurisht mbeten disa pjesë shumë të rëndësishme për t’u dorëzuar, siç është pjesa e tunelit të Murizit, një tunel ky i cili na ka vendosur përpara një vështirësie shumë të madhe për sa i përket gjeologjisë dhe na është dashur që rishikohej i gjithë projekti dhe të lëvizej hyrja veriore me disa metra, me 120 metra duke e bërë kështu që të shtyhet dhe afati kontraktual i kësaj pjese të veprës së rrugës së Arbrit, duke i dhënë dhe 17 muaj kohë deri në përfundim.…
Lexo më shumë