Poetja e fjalës së bukur

Nga Shaqir Skarra

Poetët janë një rracë e çuditshme njerëzore, preken e tjetërsohen si me magji, edhe nga një buzëqeshje e luleve në pranverë, edhe nga stina e dimrit e nga dallgët e detit. Një poete të tillë njoh edhe unë, që në fakt çdo ditë i hap portat e ditës së saj me buzëqeshje dhe oshëtima, me dallgë deti e lule vjollcë pranverë, me këngët e shpirtit që nuk rreshtin kurrë nga gurra e madhe dhe e pashtershme e lirikave të saj.…

Lexo më shumë

Motra ime, Shqipja

Nga Osman Xhili

Motër e dashur! Ti sapo mbushe 80 vjeç dhe unë mbeta për pak i hutuar. Krahas një komenti apo postimi të thjeshtë në rrjetet sociale, desha të të dhuroj diçka apo të të bëja një surprizë të vogël. Nuk di vërtet! Ti sot jeton në Kanada, larg nesh. Pasi u mendova dhe pak akoma, vendosa të të kushtoja një shkrim, që është fare pak për veprimtarinë tënde, me të cilën çdo njeri mund të krenohej pa frikë.…

Lexo më shumë

Lufta e Vlorës dhe lufta e Dibrës bënë realitet Pavarësinë e shpallur

Vlora, Dibra, Kopliku dhe Korça i kthyen sovranitetin dhe territorialitetin e humbur shtetit shqiptar

Trajtohet për herë të parë në nivel akademik lufta heroike 9-vjeçare kundër pushtuesve serbë

Për herë të parë historia e luftës heroike 9-vjeçare të Dibrës kundër pushtuesve serbë bëhet objekt kërkimor në nivel akademik.
Më 20 dhjetor 2021 Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve të Historisë Ushtarake dhe shoqatën “Çidhna dhe Kastriotët” organizuan konferencën shkencore “100 vjet nga lufta e Dibrës”.…

Lexo më shumë

Përshëndetje në emër të shoqatës “Çidhna dhe Kastriotët”

Nga MUSTAFA TOLA

Mbajtja e kësaj konference me këtë nivel akademikësh dhe historianësh për luftën 9-vjeçare të dibranëve është nder dhe vlerësim i veçantë për Dibrën, për gjakun që ata derdhën, djegiet, shkatërrimet, vuajtjet dhe plagët e rënda fizike e shpirtërore, sakrificat, shpërnguljet masive me përmasa gjenocide që kurrë nuk mund të harrohen.

Nga MUSTAFA TOLA

I nderuar Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, z.…

Lexo më shumë

Abdurahim Ashiku: Është koha për një memorial që i bën nder Dibrës mbarë

 

E ndjej si obligim qytetar që t’ju përcjell respektin tim për nismën me të vërtetë madhore që arritët ta realizoni: 100 vjetorin e betejës historike të Lanë-Lurës dhe 100 vjetorin e vendosjes së kufijve që edhe sot kemi, me veprimtari të gjëra që nga rivendosja e lapidarit të Lanë-Lurës, Konferencës Shkencore në Peshkopi dhe tash të Konferencës Shkencore “100 VJET NGA LUFTA E DIBRËS”, Tiranë, 20 dhjetor 2021.…

Lexo më shumë

Albchrome ikën nga Bulqiza

Albchrome është larguar zyrtarisht nga miniera më e madhe në Bulqizë. Aksionet e saj janë shitur te kompania turke Yildirim International Mining Investments B.V. Albchrome po ikën, por mbeten shfrytëzimi, padrejtësitë dhe vdekjet e minatorëve gjatë administrimit të saj.
Në Bulqizë kompania Albchrome do të mbahet mend më së shumti për katër gjëra:

1. Favorizimin flagrant nga shteti
Albchrome erdhi në Bulqizë 9 vite më parë, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, duke blerë nga kompania Albanian Chrome të gjitha aksionet e koncesionit 30-vjeçar të minierës.…

Lexo më shumë

Kronologjia e kompanive që kanë administruar Minierën e Bulqizës

Grupi Balfin që është koncensionari më i madh në zonën krom mbajtëse të Bulqizës nëpërmjet kompanisë Albchrome Holding, ka vendosur përfundimisht të largohet nga sektori minerar në Shqipëri.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Autoriteti i Konkurrencës bëhet me dije se palët kanë depozituar dokumentet shoqëruese në lidhje me transaksionin midis “Balkan Finance Investment Group”, lidhur me përftimin e kontrollit të shoqërisë Albchrome Holding SHPK dhe filialeve të saj nga shoqëria Yildirim International Mining Investments B.V.…

Lexo më shumë

Agron Tufa: “Ngjizja e papërlyeme” është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve ’60

Në roman u kushtohet vend i rëndësishëm diskurseve etike të marrëdhënieve të artistit me të vërtetën dhe mënyrës sesi duhet të shprehet e vërteta, pa e shkatërruar artistin, sikundërse dhe marrëdhëniet e shkrimtarit me misterin e pashpjegueshëm të krijimit. Samuil Ismari dhe miku i tij Dario S. janë të përpirë nga misteri i shtatzënisë së Ljuba Borisovnës.

I dashur Agron, romanin tuaj voluminoz “Ngjizja e papërlyeme”, që do të paraqitet për herë të parë në stendën “Onufri” në Panairin e Librit, kam pasur fatin ta lexoj në dorëshkrim.

Lexo më shumë

“Është koha që në vend të historisë folklorike të kemi historinë e librave”

Jam i vetëdijshëm se të gjithëve ne këtu në këtë sallë na mundon pyetja: Pse kaq vonë të flitet për luftën e Dibrës? Për këtë pyetje do të japin përgjigje me argumente historianët që kanë mbrojtur doktorata e kanë shkruar monografi. Por ka diçka për të thënë edhe në këtë fjalë hyrëse. Ekziston një analogji simetrike midis mënyrës si është paraqitur në histori lufta e Vlorës, që ishte një luftë kombëtare, dhe luftës së Dibrës, që ishte një luftë territorial-krahinore për të njëjtin qëllim.

Lexo më shumë

Bulqiza, “bukuroshja e fjetur”

Nga Sami Curri / Bulqiza ime

Një masë kritike prej 47 xhupash fosforeshentë kishin pushtuar trotuarin pranë RTSH-së. Të ishe pjesë e masës qeshje dhe mendoje eskursionet me shkollën, të ishe i jashtëm i merrje të gjithë për të marrë. Plot migrantë malesh, veshur ngjyra ngjyra, kundra borës dhe shiut që nuk po shkonin në Valbonë, as në Curraj apo në Lurë, po shkonim në Bulqizë.…

Lexo më shumë
1 34 35 36 37 38 161