Shaban Sinani, rruga në ngjitje e një Akademiku*

Rruga e formimit dhe e vetëformimit të z. Shaban Sinani si studiues ka nisur prej 35 vjetësh dhe veprimtaria e tij në fushë të kërkimit dhe të letrave shqipe nuk është ndërprerë asnjëherë.
Njohja e drejtpërdrejtë, në funksionin e drejtorit të ish-Institutit të Kulturës Popullore, më lejon të pohoj se, pas një procesi të ndërlikuar formimi pasuniversitar, në të cilin u ndërthurën gjuhësia, gazetaria dhe filozofia, z.…

Lexo më shumë

Staraveci, ballkoni i Dibrës

Nga ky fshat kanë dalë figura të spikatura në profesione të ndryshme si mësues, pilotë, ushtarakë, biznesmenë, të cilët i kanë dhënë një ndihmë jo të vogël vendit.

Është vetëm 1.3 km larg qendrës, në pjesën veriore të qytetit të Peshkopisë, pjesë e njësisë administrative (qendër) Tomin. Një nga fshatrat më të mëdhenj të rrethit Dibër, i ndërtuar kryesisht nga familje të ardhur nga fshatrat më të thellë, duke qenë se pozitat gjeografike ishte më e favorshme për një jetesë më të mirë dhe më të lehtë.…

Lexo më shumë

Zijai i bimëve mjekësore

Katër vite më parë, drejtoria e bujqësisë në Dibër, në bashkëpunim me Q.T. T. B në e Shkodrës, organizonte një seminar trajnues për kultivimin dhe teknologjinë e disa bimëve me vlera medicinale, farmaceutike, e më gjerë akoma. Interesimi i fermerëve të ftuar nga komuna të ndryshme ishte shumë i madh, saqë salla e madhe e konferencave ishte mbushur plot. Profesori nga Shkodra, Konstandin Hajkola, me një eksperiencë të gjatë në lëminë e shkencës dhe të prodhimit, ligjëronte por dhe dëgjonte me vemendje pyetjet e bëra dhe u përgjigjej atyre me një gatishmëri për tu admiruar.…

Lexo më shumë

Nderi i humbur i deputetëve të Dibrës

Nga Agron TUFA

Nuk bëhet fjalë për nderin personal, po për nderin publik të Dibrës dhe dibranëve, që këta zotërinj pranuan dhe u zotuan të përfaqësojnë. Çnderimi i tyre ka një emër emblematik: “Rruga e Arbrit”, e cila, ashtu, e filluar dhe e pakryer, e dëshmon për faqe të zezë këtë. Të rekrutuar në programe platformash politike gjoja të majta e gjoja të djathta, ata bëhen shumë: tok me deputetët e tashëm, janë dhe ata ish-deputetë të legjislaturave të mëparshme.…

Lexo më shumë

Sohodoll të qofshim falë, me breza drite e zemërbardhë

Prolog…

Ka gati 50-të vite që mbaj peng të shkruaj sadopak për Sohodollin. Një fshat plot histori qëndrese, mençurie e bujarie, me plot bij e bija të shquar nëpër vite. Te çdo kullë e fis në Sohodoll gjen veç urti, mirësi e zemërbardhësi. Në njërën nga ditët e fundit zbritëm nga malet në Sohodoll. Vërtet vend i praruar, vend me njerëz të mirë, të urtë, të ndritur, me shpirt e zemër për bardhësinë e jetës, për traditat, për kulturën, për kohën e re, për demokracinë e vërtetë, për dritën e diturisë.…

Lexo më shumë
1 11 12 13