Lura, vatra e vëllazërimit

Gjurmët e mbresave në Lurë rrezatojnë përmes zemrës dhe fjalës së njerëzve të mirë, përmes artit e këngëve, janë shenja të forta vëllazërimi. Ndaj nga shpirti burojnë vargjet:
Lum çka le toka lurajne
Lum ç`petrita përkundi djepi, Dritë lirie dhe tramundane,
Bij të besës, sokola shkrepi. Nëpër mote në fole t`barotit, Për atdhe e dritë të betimit, Lurë moj bijë e Kastriotit,
Lurë moj vatër e vllaznimit…

Kur më ftuan lurianët me 25 gusht të këtij viti, ndjeva një emocion të veçantë, se do të udhëtoja drejt kësaj treve magjepsëse për herë të pestë pas më shumë se dyzet viteve.…

Lexo më shumë

Naim Plaku, bashkëpunëtor i urtë e krijues i spikatur

Naim Plaku nuk ishte thjeshtë një talent krijues në fushën e poezisë së këngës. Ai ishte një gjurmues e mbledhës i vlerave të folklorit, një përpunues e klasifikues i tyre dhe një botues e promovues i kualifikuar e serioz. Me botimet e tij studimore ai ka pasuruar opusin e etnologjisë kombëtare si dhe ka prezantuar me dinjitet vlerat e trashëgimisë së zonës së tij.

Lexo më shumë

fjalë e frazeologjizma të rralla

Fjalë të rralla

G
► gërga: I pamundur për të lëvizur: ka mbet gërga te shtëpia.
►gargere: Në vështirësi, gjendje e vështirë. Me sa duket nga it. carcere, burg.
►gatrraç: Një njeri i ngathtë, që vonohet në kryerjen e një pune. Njeri i ngatërruar.
►garavaj’: Zhurmë, potere: Ç’është kjo zhurmë e garavajë / Bahet dasëm n’kët shtëpajë (pop.).
►gërvaj’: Thuhet për trupin e ndonjë kafshe të coftë e të mbetur diku.…

Lexo më shumë

Në kërkim të fatit

Dy vëllezër jetonin të ndarë. I vogli punonte shumë, kurse i madhi jetonte “ku rrafsha, mos u vrafsha”.
Pasurinë e bëri rrush e kumbulla për një kohë të shkurtër. Tokën e la djerrë. Mori gruan dhe fëmijët, ia çoi në derë vëllait të vogël, dhe i tha:
Do të bëj një rrugë. Derisa të kthehem, mbaji ti.
Po ku do të shkosh?…

Lexo më shumë

Në gjurmët antike të “Rrugës së Arbërit”!

Në gjurmët antike të “Rrugës së Arbërit”! Miqtë e vjetër dibranë e durrsakë, u nisën për vizitë tek tironsit! Një iniciativë e medias “Bulqiza ime” dhe “Smart Tour Albania”, që ju bashkua edhe pushteti vendor, na bëri bashkë për të reflektuar mbi historinë e vendit tonë.
Me të lënë pas bukurinë përrallore të Urës së Vashës, që përshkohet me delikatesë nga lumi Mat, të presin banesat dykatëshe të tipit kullë, në fshatin Guri i Bardhë.…

Lexo më shumë

Mësuesja që shkruan poezi…

Në qytetin verior të Bulqizës mësuese Barie Çupi e njohin të gjithë, simësuese e përkushtuar pas gjuhës frënge, lëndë të cilën e jep në Shkollën 9 vjeçare “Shefqet Tançi” në Bulqizë, por nxënësit dhe kolegët e saj e njohin dhe si një poete, mbasi herë pas here publikon poezi në rrjetet sociale.
Pasioni i saj për gjuhën e letërsinë, leximin por edhe të shkruajë e ka shoqëruar që në shkollën e mesme por edhe ne studimet universitare… Poezia e mësuese Barie Çupi vjen natyrshëm, e shkruar bukur e me frymëzim.…

Lexo më shumë

fjalë e frazeologjizma të rralla

 

Fjalë të rralla

DH
► dh’giell: Thëngjill-i, gaca.
► dhajshta (të): Njësoj me të dhirta, prej dhie. Gjithçka që bëhet me lesh dhish, por edhe tufa e dhive. Mutaf i dhajshtë. Çorape të dhajtë. Të dhajshta e të leshta kam 50 krerë (dhi e dele kam 50 krerë).
► dhemës / dhémës-a, por edhe dhém’s-a: Vemje. Njëlloj me vem te Çabej, larva leshtore e disa fluturave, e cila dëmton pemët dhe barishtet.…

Lexo më shumë

Do t’i marrësh me vete apo do t’i lesh këtu

Në kohën e Zogut, një qeveritar i rangut të lartë shkon në një fshat të Dibrës dhe pyet se si silleshin nëpunësit e qeverisë me popullin e rrethit. Selim Mandri, një plak i zgjuar dhe i guximshëm, i drejtohet qeveritarit të ardhur:
– A do t’i marrish me vete këto nëpunësit që na ke sjellë apo do t’i lash këtu?
– Jo, do t’i la këtu, – foli pushtetari.…

Lexo më shumë
1 29 30 31 32 33 56