Pëllum  Kaloshi: i riu premtues në botën e aktrimit

Pëllum Kaloshi është një aktor i ri dibran, i lindur në Sinë dhe është shumë i kërkuar nga regjisorë vendas dhe të huaj. Ai nuk ka studiuar akademinë e arteve, por spikat në rolet dhe në lojën e tij amatoreske. Edhe pse i ri dhe pa ndonjë eksperiencë madhore, Pëllumi ka luajtur në 2014 në filmin me regji të Fatmir Koçit që u bë shumë i shikuar “Pit Stop Mafia”.…

Lexo më shumë

aktivitete

Ditë festive në shkollën “Xhevdet Doda”

25-Nëntori i sivjetmë ishte ditë festive në shkollën “Xhevdet Doda” të Bulqizës. Erdhën këtu për të festuar bashkë me mësuesit dhe nxënësit e shkollës, që mban mbi shpatullat e saj 65 vjet, ish mësues e nxënës të kësaj shkolle, aq të dashur për të cilën ruajnë mbresa e kujtime të shumta. Këta të fundit u pritën me dashuri e respekt, me këngë e valle, siç dinë të presin qytetarët e Bulqizës.…

Lexo më shumë

Hahn në Kala të Dodës

Hahn.G.J. është emër i njohur për lexuesin tonë.E njohur është edhe vepra shumë-vëllimëshe e tij.Unë do të sjell në kujtesë për gazetën “Rruga e Arbërit” udhëtimin e Hahn në Radomirë. Konsulli i absburgëve e ka vizituar Radomirën më 1863. E ka bërë të njohur në gjuhën gjermane më 1867 “Udhëtim nëpër viset e Drinit e Vardarit”.Në shqip është përkthyer më 2001.…

Lexo më shumë

Shaban Dervishi, një jetë me krenari dhe dinjitet

Nga Faik Xhani

Më 31 korrik 2017 pushoi së rrahuri zemra e Kryetarit të Nderit të Shoqatës “Bashkimi i Pergjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë” Shaban Dervishit.

Shaban Elez Dervishi lindi më 2 tetor 1936 në Lugjej (Dardhë) të Dibrës. Rrjedh nga një famije me tradita patriotike dhe bujarie.

Babai i tij, Elezi, kryesisht u mor me blegtori. Ai gjatë Luftës Nacionalçlirimitare u lidh me lëvizjen dhe ndihmoi me sa mundi për çlirimin e atdheut.…

Lexo më shumë

Jeta dhe karriera ime janë frymëzuar nga Herkuli

Bisedoi: Samet Zagradi

Në qoftë se nuk do të isha marrë me sport, do të doja të bëhesha biznesmen ose politikan. Por jo politikan “Made in Albania”. Politikan që për interesin e vendit është i palodhur, aspak tolerant ndaj padrejtësive dhe i durueshëm për të mirën e vendit tim. Në qoftë se do isha biznesmen i madh që punon për familjen, njerëzit e varfër që nuk kanë mundësi pune.

Lexo më shumë

Dhunohet busti i atdhetarit  Mersim Dema

Nga Hysen Likdisha

Në një nga mëngjeset e meskorrikut 2017, Shupenza, njësia administrative me të njëjtin emër e Bashkisë Bulqizë, është zgjuar duke u përballur me një ngjarje aspak të këndshme e përçudnuese, atë të heqjes së kokës të bustit të atdhetarit  dhe patriotit të shquar të kësaj zone, Mersim Dema.  Natyrisht që një ngjarje e tillë, ka shokuar banorët, pasi në një situatë normale, një gjë e tillë nuk do ti shkonte askujt ndër mend që mund të ndodhë. …

Lexo më shumë

Rruga 15 vjeçare e shkollës “Sarina 2002”, një histori suksesi

Me pasionin për zhvillimin e arsimit parauniversitar në Mëzes Fushë, Z.Liman Hoxha hapi Shkollën 9 Vjeçare Jopublike “Sarina 2002”, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr.300, datë 14.10.2002, ndërsa për funksionim e gjimnazit “Sarina 2002” leja u dha me urdhër nr.162 me datë 09.06.2005 nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Emri “Sarina”vjen si fryt i bashkimit të emrave të fëmijëve të Presidentit të shkollës Liman Hoxha: Samel (Sa), Sara (Sar), Romina (Ina).…

Lexo më shumë

NJERI E KUADËR I MIRË, PUNËTOR I PALODHUR

postmortum


 

Në fillim të muajit nëntor, krejt papritur u nda nga kjo jetë në moshën 75 vjeçare Gani Lami, person i njohur e i respektuar në tërë zonën e Bellovës e në mbarë Dibrën, Hero i Punës Socialiste. Nuk ishte i sëmure, përkundrazi, i shëndetshëm e plot gjallëri, por një atak e ndau Ganiun nga jeta dhe gjiri i ngrohtë i familjes.

Lexo më shumë

Portrete njerëzish, siç i kam njohur unë…

Është e njohur ndihmesa që i ka dhënë Dibra në fushën e letërsisë dhe arteve kulturës kombëtare. Në letërsi njihet ndihmesa e Haki Stërmillit, Inajet Shehut, Arian Kadiut, Xhafer Martinit etj. Dibra i ka dhënë muzikës shqiptare kompozitorin e njohur Muharem Xhediku, autorin e sa e sa këngëve dhe sidomos tangove të tij të mrekullueshme. Janë të njohur këngëtarët e muzikës popullore si Aziz Ndreu, Liri Rasha, Caje Poleshi, Qerim Sula, Shaban Dervishi, Abdyl Sturçja, Melita Shehu etj.…

Lexo më shumë

ROUTLEDGE boton veprën e GËZIM ALPION
‘Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nënë Tereza’

Vepra e Dr Gëzim Alpion, sociolog në Universitetin e Birminghamit në Angli,‘Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa’, (‘Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nënë Tereza’), u botua nga Routledge në Londër dhe New Yok më 29 shtator 2017. Ky libër e ka gjenezën në turneun e leksioneve që Alpion zhvilloi në Indi nëvitin 2005. Përveç autoriteteve fetare dhe akademike, leksionet e Alpion tërhoqën edhe vëmendjen e botuesve.…

Lexo më shumë
1 141 142 143 144 145 161