Rrugë e mbetur rrugëve

Reportazh: Në Rrugën e Arbrit, ditën që duhej të ishte përfunduar

Një tunel i Murrizit me një heshtje të frikshme, një asfalt me vijë të verdhë në mes, që po del, shembje e shtrembërime trasesh, shpate të zhveshura e përçudnuara. Ku është nusja me emrin historik “Rruga e Arbrit”, që nis nga sheshi Skënderbej në qendër të Tiranës? Ku është kjo nuse në imagjinatën tonë: e hijshme, panoramike, e veshur me guida turistike, jetëdhënëse?

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit, kontrata e ndërtimit mbaroi në Prill, por rruga është akoma larg përfundimit

Premtimi për hapjen 6 muaj përpara afatit nuk u realizua, por shpresohej që punimet në segmentin Ura e Vashës - Plani i Bardhë të përfundonin në prill të këtij viti. Por kjo nuk ndodhi dhe nuk dihet kur do të ndodhë. Sepse të vetmet makineri që punojnë në terren, janë ato që punojnë në një kantier të kthyer në gurore pranë Urës së Vashës.

Edhe Rruga e Arbrit nuk ia doli të jetë një premtim i mbajtur nga politikanët shqiptare. Si të gjitha investimet e tjera publike, edhe kjo është futur në qerthullin e shtyrjes së afateve, që më shumë se sa një problem real, duket një problem “teknik” për të nxjerrë më shumë fonde nga buxheti i shtetit, ose thënë më drejtpërdrejtë, nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Lexo më shumë

Hallva për mbytjen e Dibrës në natën e Kadrit

Fejton Nga Abdurahim Ashiku

Sonte është Nata e Kadrit, një kujtesë e veçantë në kalendarin mysliman gjatë kremtimit të muajit të madhnueshëm të Ramazanit.
Në vogli i gëzoheshim kësaj dite sepse ndër të tjera në menynë e iftarit gatuhej hallvë, ëmbëlsira karakteristike dibrane për ngjarje fetare e popullore-pagane.
Për dasmë…por edhe për mort…
Sot, në me biznesmenë nga bota, u zhvillua një tubim solemn ku ministrja e energjetikes Balluku foli shqip, kryeministri Rama foli anglisht, ambasadorja e SHBA Juri Kim foli në gjuhën e supervendit të vet.…

Lexo më shumë

“Të ngremë kullën muze të Dom Nikollë Kaçorrit”

Thirrjes së këngëtarit të mirënjohur Arif Vladi, për të ngritur kullën muze të Dom Nikollë Kaçorrit, nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë dhe zëvendëskryeministrit të qeverisë së Islamil Qemalit, i janë përgjigjur pozitivisht djemtë e Lurës dhe qytetarë shqiptarë brenda e jashtë vendit

Këngëtari i mirënjohur Arif Vladi, aktualisht drejtor i Qendrës Kulturore të Peshkopisë, ka marrë nismën për ngritjen e shtëpisë së Dom Nikollë Kaçorrit.…

Lexo më shumë

Ramiz Daci “Qytetar Nderi”

Përkujtohet 100-vjetori i vrasjes së Ramiz Dacit

Gjatë muajve mars-prill në Bashkinë e Bulqizës u organizuan disa veprimtari në kujtim të dëshmorit patriot Ramiz Daci. Sipas një programi të hartuar nga Drejtoria e Arsim Kulturës Rinisë dhe Sporteve u zhvilluan aktivitetet që synonin njohjen e jetës dhe veprës së patriotëve atdhetarë, sensibilizimin e opinionit nëpërmjet shtypit, medias, fletëpalosjeve, takimeve me veteranë, me familjet e dëshmorëve,të rinjve etj.…

Lexo më shumë

Ramiz Daci, dëshmor i luftës për liri e pavarësi

Me rastin e 100 vjetorit të vrasjes botohet libri bografik me autor Zabit Lleshi. Ramiz Daci në parlamentin shqiptar ishte shumë aktiv, merrte pjesë në diskutime, jepte mendime për legjislacionin, programet e zhvillimit që hartonte qeveria me instrumentet e saj për arsimin, politikën e brendshme dhe të jashtme, Asamblenë Kushtetuese etj.

Ramiz Daci: ”Kanë luftuar të parët tanë e ne na i kanë lënë ti gëzojmë këto troje.

Lexo më shumë

Pranverë në Dibër
Fermerët mbjellin tokën, pavarësisht vështirësive që përballen me rritjen e çmimeve

Nga Osman Xhili

Ka kohë që fermerët e Dibrës e kanë shpallur hapjen e vitit të ri, duke realizuar punimet sipas kalendarit bujqësor. Shërbimet në drufrutore, kujdesi për shërbimet në grurë, mbjellja e misrit, patates, jonxhës e shumë të tjera si këto, janë e do të mbeten pikat orientuese në punën e tyre.
Normalisht, e para në agjendë, për nga koha e realizimit, do të ishin shërbimet në drufrutore.…

Lexo më shumë

108 vite shkolla shqipe në Dibër

U mbajt në Peshkopi konferenca shkencore kushtuar arsimit në gjuhën shqipe.

Zyra vendore e arsimit parashkollorë (ZVPA) në bashkëpunim me Myftininë dhe Bashkinë e Dibrës, në përkujtim të 108 vjetorit të shkollës së parë shqipe në Dibër, organizuan me datë 23 prillë 2022 një konferencë shkencore. Në këtë konferencë ishin ftuar të kontribuonin me kumtesat e tyre, studiues dhe mësues e drejtues me përvojë të spikatur të arsimit në Dibër dhe Tiranë.…

Lexo më shumë

“Gjergj Elez Alia i Dardhës”

Ramadan Islami nuk doli nga legjenda, por doli nga populli trim dhe liridashës i Dardhës e me gjashtë plagë në trup ngrihet si shqiponjë e qëllon mbi oficerin serb.

Nga Shaqir Skarra

Në Dibër dhe jashtë sinorit të saj, besoj se nuk ka mbetur njeri pa dëgjuar e lexuar për Kodrën e Shkekës në Shumbat ose siç njihet ndryshe në popull si Kodra e Istikameve.…

Lexo më shumë

Lamtumirë miku e shoku ynë Lutfi Hanku!

Me datë 15 prill 2022 iu dha lamtumira e fundit në parajsën e merituar shokut e mikut tonë Lutfiut Hanku!

Nga Bashkim Lami

Lamtumirë miku e shoku ynë Lutfi Hanku! Do të kujtojmë me shumë respekt e dashuri, ashtu siç ishe i mençur e i dashur.
Me datë 15 prill 2022 iu dha lamtumira e fundit për rrugëtimin e shpirtit të tij në parajsën e merituar shokut e mikut tonë Lutfiut, i cili kohët e fundit u mundua nga sëmundja deri sa ndaloi rrahjet zemra e tij, duke na hidhëruar, por jeta e tij ishte e mbushur me dashuri e aktivitete si rrallëkush për të mos u harruar.…

Lexo më shumë
1 14 15 16 17 18 86