Udha e një Gjenerali

Nga Haki Përnezha

Gjeneral Bitri: “Përjetoj emocionet e një ëndrre tek e cila guxova të besoja. Nderin dhe privilegjin që më bëhet sot ia dedikoj një “liste” të gjatë njerëzish me të cilët më lidhin 36 vite në Forcat e Armatosura.
Faleminderit atyre me të cilët kam punuar e punoj. Me kanë ndihmuar e mësuar të çmoj integritetin, virtytin dhe moralin. 

Lexo më shumë

Dr. Nevruz Bara, kirurgu me shpirt human

Nga Shaqir Çerpja

Historia e Dardhës i ka themelet në heroizëm dhe në qëndresë heroike përballë armiqve e pushtuesve të huaj. Në historinë epike të Dardhës ka themelet, buron e merr jetë arti, folklori, kënga dhe vallja. Dardha shquhet dhe është e afirmuar për art e artist. Dardha shquhet dhe është e afirmuar edhe për njerëz të dijes, intelektualë e profesionist.…

Lexo më shumë

Lura dhe Dom Nikoll Kaçorri

Nga Gëzim Loka

Në këtë hyrje dua të ju bëj me dije, të dashur lexues, se dëshira ime për të bërë një libër për Dom Nikoll Kaçorrin është e kahershme, mbase njëzet e pesë–tridhjetëvjeçare. Kam jetuar në Lurë me kujtimet për të, me imazhin e tij, me leximet për figurën e tij, me etjen e pashuar për të ditur gjithçka për këtë figurë emblematike të Lurës e të kombit shqiptar.…

Lexo më shumë

Motra ime, Shqipja

Nga Osman Xhili

Motër e dashur! Ti sapo mbushe 80 vjeç dhe unë mbeta për pak i hutuar. Krahas një komenti apo postimi të thjeshtë në rrjetet sociale, desha të të dhuroj diçka apo të të bëja një surprizë të vogël. Nuk di vërtet! Ti sot jeton në Kanada, larg nesh. Pasi u mendova dhe pak akoma, vendosa të të kushtoja një shkrim, që është fare pak për veprimtarinë tënde, me të cilën çdo njeri mund të krenohej pa frikë.…

Lexo më shumë

Lufta e Vlorës dhe lufta e Dibrës bënë realitet Pavarësinë e shpallur

Vlora, Dibra, Kopliku dhe Korça i kthyen sovranitetin dhe territorialitetin e humbur shtetit shqiptar

Trajtohet për herë të parë në nivel akademik lufta heroike 9-vjeçare kundër pushtuesve serbë

Për herë të parë historia e luftës heroike 9-vjeçare të Dibrës kundër pushtuesve serbë bëhet objekt kërkimor në nivel akademik.
Më 20 dhjetor 2021 Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve të Historisë Ushtarake dhe shoqatën “Çidhna dhe Kastriotët” organizuan konferencën shkencore “100 vjet nga lufta e Dibrës”.…

Lexo më shumë

Albchrome ikën nga Bulqiza

Albchrome është larguar zyrtarisht nga miniera më e madhe në Bulqizë. Aksionet e saj janë shitur te kompania turke Yildirim International Mining Investments B.V. Albchrome po ikën, por mbeten shfrytëzimi, padrejtësitë dhe vdekjet e minatorëve gjatë administrimit të saj.
Në Bulqizë kompania Albchrome do të mbahet mend më së shumti për katër gjëra:

1. Favorizimin flagrant nga shteti
Albchrome erdhi në Bulqizë 9 vite më parë, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, duke blerë nga kompania Albanian Chrome të gjitha aksionet e koncesionit 30-vjeçar të minierës.…

Lexo më shumë

Kronologjia e kompanive që kanë administruar Minierën e Bulqizës

Grupi Balfin që është koncensionari më i madh në zonën krom mbajtëse të Bulqizës nëpërmjet kompanisë Albchrome Holding, ka vendosur përfundimisht të largohet nga sektori minerar në Shqipëri.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Autoriteti i Konkurrencës bëhet me dije se palët kanë depozituar dokumentet shoqëruese në lidhje me transaksionin midis “Balkan Finance Investment Group”, lidhur me përftimin e kontrollit të shoqërisë Albchrome Holding SHPK dhe filialeve të saj nga shoqëria Yildirim International Mining Investments B.V.…

Lexo më shumë

“Është koha që në vend të historisë folklorike të kemi historinë e librave”

Jam i vetëdijshëm se të gjithëve ne këtu në këtë sallë na mundon pyetja: Pse kaq vonë të flitet për luftën e Dibrës? Për këtë pyetje do të japin përgjigje me argumente historianët që kanë mbrojtur doktorata e kanë shkruar monografi. Por ka diçka për të thënë edhe në këtë fjalë hyrëse. Ekziston një analogji simetrike midis mënyrës si është paraqitur në histori lufta e Vlorës, që ishte një luftë kombëtare, dhe luftës së Dibrës, që ishte një luftë territorial-krahinore për të njëjtin qëllim.

Lexo më shumë

Petrit Ndreu i Dardhës që nga Amerika i thotë “Jo Skavicës!”

Nga Abdurahim Ashiku

Unë bëra detyrën që i takon çdo dibrani që i sheh ëndrrat në lëndinat e bukura te liqenet e Lurës, bregut te Drinit të kaltër dhe ngjitet deri ne majat e larta te Korabit
Ai i tha “Jo Skavicës”.
Publikisht, larg e larg tej oqeanit Atlantik.
Drejtpërdrejt i mësova vetëm mbiemrin. Në kërkim i mësova edhe emrin, edhe vendlindjen, edhe fisin, edhe familjen.…

Lexo më shumë

Iljaz Kaca – mësuesi, studiuesi, arkeologu dhe qytetari i palodhur

Na la dhe Iljaz Kaca…! Na iku shoku, miku, mësuesi, arkeologu i pasionuar, studiuesi dhe autori i disa botimeve shumë të rëndësishme historike, jo vetëm për Dibrën, por edhe për historiografinë kombëtare.
Na iku një aktivist shoqëror, bashkëpunues e i palodhur, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ngritjen e funksionimin e shoqërisë civile në Dibër. Mua më ka ikur njëri nga mbështetësit e bashkëpunëtorët më të përkushtuar, në atë që shpejt u bë nisma, qëllimi e objektivi mbarëpopullor, për gjithë Dibrën, realizimin e projektit jetik për rajonin, ndërtimin e Rrugës së Arbrit.…

Lexo më shumë
1 19 20 21 22 23 86