Sindikata e re, lëvizje që duhet mbështetur përballë interesave dritëshkurtër

“Shikoni…menojeni vetë, kur nuk e çajnë kokën për Bulqizën që punon hala, si po menokan për ne?”. Gjen fuqi të thotë fjalinë e fundit minatori i vjetër.
Mirditori me gjasë nuk jeton më. Silikoza atij dhe shumë kolegëve ja kishte ngrirë mushkëritë nga thithja e kristaleve të pluhurit që lëshonin shkëmbinjtë sa herë shpoheshin në kërkim të mineralit. Lë mënjanë librin e mjeshtrit të reportazhit të gazetarisë shqiptare, të ndjerit Fatos Baxhaku dhe rrëmoj në kompjuter.…

Lexo më shumë

Fisi Capa, një histori dashurie dhe mbijetese

FISI CAPA NE MAQELLARE.
Ardhja e fisit Capa në zonën e Maqëllarës duhet të ketë ndodhur diku 150 vjet përpara. Nuk mendohet që hasmëria të ketë qenë shkaku i kësaj zhvendosje. Më shumë se sa kjo, shkaku duhet kërkuar tek toka e begatë e kësaj treve, sasia e madhe në sipërfaqe dhe të qënurit afër Dibrës së Madhe, një qytetërim shumë i zhvilluar i kohës.…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta veterani Elez Murra

Me 18 janar 2020 u nda nga jeta një figure e nderuar dhe mjaft e respektuar e Grykës se Vogël, veterani Elez Murra. Mjaft qytetarë u mblodhën si rrallë herë për t’i bërë nderimet e fundit e përcjelljen në banesën e fundit, këtij qytetari fisnik, mik i të gjitha moshave, burrë i zakonit e i parimit, human e me zemër të madhe, bamirës e përkrahës i atyre në nevoje, dashamirës i progresit e i përparimit shoqëror, mbartës i vlerave të larta njerëzore , një simbol i krahinës së vet e i Dibrës mbarë që do të kujtohet e nderohet me respekt nga brezat që do të vijnë.…

Lexo më shumë

400 mijë dollarë ndihma për Spitalin e Bulqizës

Projekti C.U.R.E., një organizatë bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dorëzoi në spitalin e Bulqizës një konteiner me mbi 400 mijë dollarë ndihma në pajisje spitalore.
Transporti i ndihmave tejet i shtrenjtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Bulqizë u pagua falë një fushate për të mbledhur fonde nga Vëllezërit Keta me fondacionin Keta4kids. Kësaj fushate ju bashkuan shumë donator, nga Bulqiza dhe jo vetëm të cilët dhuruan për të mbuluar koston e transportit dhe të shpenzimeve të tjera doganore.…

Lexo më shumë

Elegji për një mik, një shok, një vëlla, një njeri që se tret dheu.

Eh, more Nexh Tomçini ç’na bëre…
Ai iku…
Nexh Tomçini sot nuk merr më frymë…
Nuk flet…
Nuk qesh…
Nuk përgjigjet në telefon…
Shoku im…
Miku im…
Vëllai im…
Njeriu që për mirësinë që përcolli…
S’e tret dheu…
Nuk e di ku do të prehet…
Në Pollozhan pranë Hasanit të Tomçineve…
Në Tiranë pranë Merzes…
Të mirës Merze…
“Nënë Terezës” Merze…
Pranë Sefedinit që iku duke fluturuar…
Nuk e di…
E pse ta di tash kur nuk do të më vijë më zëri…
Gushteve të nxehta kur bisedonim gjatë në telefon…
Unë nga Mali i Robit…
Ai nga Tirana…
Çdo vit…
Edhe këtë vit…
Këtë gusht që iku për të mos u kthyer më në biseda…
Zëra plot mall…
Eh mor Nexh ç’më bëre…
Eh mor Sulë ç’më hidhërove…
Pelin për mua germat që shkrove…
Pelin…
Pelin…
Pelin…
Nexhë !…

Lexo më shumë

“Ne jemi me Agronin”

Në fillim të Dhjetorit, poeti, shkrimtari, studiuesi e profesor Agron Tufa, së bashku me familjen e tij kërkoi azil politik në Zvicër.
Agron Tufa mbante detyrën e Drejtorit të Instituti të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Ky institut është miratuar nga Parlamenti shqiptar që në shkurt të vitit 2010 dhe ka për detyrë detyrë të studiojë dhe të vlerësojë objektivisht krimet dhe dëmet e komunizmit në Shqipëri, t’i zbardhë dhe t’i dëshmojë ato në mënyrë të dokumentuar dhe të pakontestueshme.…

Lexo më shumë

Agron Tufa, pasqyra ku diktatura nuk sheh dot veten

Agron Tufa, në këtë sfidë pas 30 vitesh të rrëzimit të komunizmit, mendoj se ishte krejt i vetëm nga përkrahja shtetërore. U ndje i vetëm, i pambrojtur, i pa mbështetur, ndaj dhe u largua. Mbështetja më e mire ishte hetimi i shpejtë, i plotë dhe i gjithanshëm i rasteve të kërcënimeve të tij. Vendosja e autorëve para drejtësisë nuk do kishte sjellë këtë veprim të Z.

Lexo më shumë

Nuk ka ikur Agron Tufa, por ju të gjithë

Nuk ka ikur një individ, por ka ikur shkrimtari që shihte çdo ditë batakun në të cilin klikat uzurpatore të artit e kulturës zhysin shpirtin e një kombi.

Ikja e Agronit ka 30 vjet që ka filluar. Nuk ndodhi sot. Ka ndodhur ditën kur na bënë bashkëvuajtës e bashkëfajtorë.

Ikja e Agron Tufës është me e rëndë se ikja e Kadaresë në kohën kur diktatura numëronte ditët e fundit të saj dhe e kishte marrë rrugën e varrit.…

Lexo më shumë

Zëri dramatik i ndërgjegjes ose i përkulem flijimit tënd dhe dhembjes sate

Agron i dashur,
Ka gjysmë qindvjetshi që merrem kryesisht me punën studimore dhe me hartimin e veprave letrare poetike dhe kam qenë “larg” politikës dhe zhurmës që e kushtëzon përditshmëria. Kjo ka ndodhur sidomos në 23 vjetët kur kam punuar si ligjërues në Universitetin e Kalabrisë në Itali (nga nëntori i vitit 1993). Shpesh ajo që ka ndodhur në jetën tonë kulturore dhe politike në Kosovë dhe në Shqipëri, veçmas në dy dekadat e fundit, kur kanë ndodhur ngjarje e dukuri me rëndësi të madhe (lufta, shpallja e pavarësisë së Kosovës, qeverisja e saj nga vetë shqiptarët, hapja e Shqipërisë përballë demokracisë dhe botës, futja e saj në disa organe përfaqësuese të Evropës etj.)…

Lexo më shumë
1 15 16 17 18 19 30