Luiza Gega po çudit botën me shpejtësinë e saj

Komentatorët gjermanë në stadiumin e lojërave olimpike të Mynihut çuditen me shpejtësinë e Luiza Gegës.

Nga Enela Shehu Markja, Mynih

„Sehr Souverän!“ – Tepër e sigurt. Luiza Gega shpallet kampione Europe në garën e 3000 metrave me pengesa me kohën 9:11.31, duke shënuar jo vetëm një rekord personal, por edhe një rekord europian.
Nga 11 deri më 21 gusht u zhvillua në qytetin e Mynihut Kampionati Europian i Atletikës, aktiviteti më i madh sportiv veror, që nga Lojrat Olimpike në verën e vitit 1972.…

Lexo më shumë

Udhëtim me BIÇIKLETË maleve të Dibrës

Në foto: Pamje nga një udhëtim me biçikleta gjatë shtegut Golema Planinë - Zhirovnicë në kuadër të projektit Cross-Border Biking, zbatuar nga ALCDF - Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokala, financuar nga Bashkimi Europian. Fotot poshtë ilustrojnë shtigjet me biçikleta sipas titullit. © Andi Qyqja

 Andi Qyqja është një çiklist që promovon udhëtimet me biçikleta maleve të Shqipërisë.

Muajt e fundit, në kuadrin e projektit Cross-Border Biking, ai ka udhëtuar në Dibër, dy anët e kufirit me Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke zbuluar disa shtigje të reja të udhëtimeve me biçikleta malore.

“Cross-Border Biking” është një projekt ndërkufitar, që ka pasur evidentimin e shtigjeve turistike me qëllim rritjen e turizmit të aventurës në rajon.

Lexo më shumë

“Futboll buzë Drinit” një veprimtari sportive që zbuloi bukuritë e panjohura të Dibrës

Më 21 maj 2022, në Fushë-Alie u zhvillua veprimtaria “Futboll buzë Drinit”, organizuar nga gazetari sportiv Defrim Methasani – Qytetar i Nderi i Dibrës.
Methasani ka qene disa vite mësues në këtë fshat dhe rikthehet me këtë veprimtari, së bashku me miqtë e tij, si një mënyrë për të promovuar këtë krahinë , e cila rrezikohet nga ujëmbledhësi i Skavicës.
Aktiviteti rezultoi të jetë një manifestim i madh sportiv e artistik në Fushë-Alie të Dibrës, në një prej vendeve më të bukura të Shqipërisë, buzë lumit Drini i Zi.…

Lexo më shumë

Ura e Lezedres në Rrugën e Arbrit.

Emërtimin Ura e Lezedres e ka përdorur zyrtarisht për herë të parë Hysen Uka, që i njeh rrugës çdo toponim metër pas metri. Deri më tani njihet si ura e fshatit Fshat. Përroi që kalon poshtë quhet përroi i Lezedres. Vendasit i thonë edhe Gryka e Lezedres.

Ura e Lezedres dhe Ura e re Vashës në të ardhmen mund të shërbejnë si një vend i mirë për sportet ekstreme: hedhja nga ura me litar, alpinizëm etj.

Lexo më shumë

Pranverë në Dibër
Fermerët mbjellin tokën, pavarësisht vështirësive që përballen me rritjen e çmimeve

Nga Osman Xhili

Ka kohë që fermerët e Dibrës e kanë shpallur hapjen e vitit të ri, duke realizuar punimet sipas kalendarit bujqësor. Shërbimet në drufrutore, kujdesi për shërbimet në grurë, mbjellja e misrit, patates, jonxhës e shumë të tjera si këto, janë e do të mbeten pikat orientuese në punën e tyre.
Normalisht, e para në agjendë, për nga koha e realizimit, do të ishin shërbimet në drufrutore.…

Lexo më shumë

Dibra, qarku i bukurive përrallore të trashëgimisë glaciale në Shqipëri

Një vështrim gjeografik mbi liqenet akullnajore të qarkut Dibër

Nga Adriatik BALLA, Doktor i Shkencave Gjeografike
Florian Fusha, Doktor i Shkencave Gjeografike dhe Antropologjike, Firence-Itali

Hyrje
Liqenet akullnajore janë një nga pasuritë e çmuara të vendit tonë. Shumë pak është folur për vlerat e tyre të rralla shkencore, peizazhore, turistike, ekonomike e natyrisht fiziko-gjeorafike, dhe shumë pak është bërë për t’i mbrojtur këta “sy të kaltër” në zemër të maleve shqiptare.…

Lexo më shumë

Ora e tokës

Zhvillohet aktiviteti “Ora blu e Drinit” nga gjimnazi “Fiqiri Dine”

Nga Osman Xhili

Ndonëse tingëllon disi e çuditshme, që dhe toka paska një orë të vetën, por kjo tani është bërë realitet. 15 vite më parë në Sidnei të Australisë lindi një lëvizje me emrin që përmendëm më sipër. Lindi si nevojë, lindi si domosdoshmëri për të shpëtuar, tokën, natyrën, florën dhe faunën, biodiversitetin, në gjithë kompleksitetin e tij.…

Lexo më shumë

Prezantohet nisma “Rruga Lidhja e Prizrenit”,

Rruga e Rinisë” shpejt do të tretet në fundin e ujërave të ujëmbledhësit të HC-Skavica, ndaj ne po kërkojmë ta ringjallim atë, si një rrugë të standardeve bashkëkohore, përmes projekt-idesë “Rruga Lidhja e Prizrenit.

“Rruga e Arbërit tashmë është realitet me dalje në Luginën e Drinit të Zi. Gjithashtu, Rruga e Kombit është një realitet tjetër në veri të Luginës së Drinit të Zi, ku bashkohen dy Drinat.

Lexo më shumë

MALLKIMI I DRINIT TË ZI…

Nga Abdurahim Ashiku

Malet na kanë shitue, sepse shkelëm mbi Zana…

Të kuptoj, i nderuar Rexhep Ndreu, dhe të mbështes. Jam në krahun tënd ndër të tjera, sepse ju jeni një filiz i pyjeve të Dibrës, nga ata filiza që nuk i përkul stuhia, bora e rrebeshi. Të kam lexuar herë pas here gjatë këtyre vjetëve ikjeje larg atdheut, malli e brenge për Dibrën dhe dibranët.…

Lexo më shumë
1 2 3 4 13