“Projekti i parë i Programit Kombëtar 1 Miliardë për Rindërtim hyri sot në fazën finale: RRUGA E ARBERIT”, shkroi në mesdite Kryeministri Rama, duke e shoqëruar komentin me në gisht lar, buzëqeshje dhe flamur.
“Pas 25 vjetësh premtime boshe e zhgënjime pas çdo votimi, viti 2017 është viti i nisjes së punës për këtë aks, që e bën Dibrën fqinje të afërt të Tiranës dhe do t’i japë hov zhvillimit ekonomik, social e turistik të një zone të tërë bukurish e burimesh të jashtëzakonshme natyrore, që për çerekshekulli u la në rrënimin e harresës”.…
Kategori: slider
Rrugën e Arbrit ia kërkojmë qeverisë shqiptare, jo inxhinierëve dhe shoqatave qytetare
Nga Gëzim Alpion
Më datë 28 tetor 2016, nga një lajm i revistës Monitor1, dhe më pas nga disa media të tjera (Tema, Shekulli, etj.), mësuam lajmin se kompania kineze China State Construction Company është tërhequr nga financimi dhe ndërtimi i Rrugës së Arbrit.
Sipas Monitor, kjo ka ndodhur para gjashtë muajsh. Burimet tona pranë qeverisë na kanë pohuar shumë kohë më parë se negociatat me kompaninë kineze kanë dështuar, por qeveria, në vend që ta bënte publike lajmin dhe të rriste përpjekjet në drejtime të tjera për të gjetur financime, e mbajti të fshehtë për shkak të fushatës elektorale të parakohshme në Dibër.…
Rruga e Arbrit i shërben zhvillimit të mëtejshëm të turizmit malor
Rruga e Arbrit i shërben jo vetëm zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit tonë dhe të trevave që do të përshkojë por si një nga rrugët më të bukura turistike, si rruga më e shkurtër që pret Shqipërinë nga perëndimi ne lindje do ti shërbejë edhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit malor në Shqipëri.
… Lexo më shumëNëpërmjet kësaj rruge do të përshkohen vargmalet e Dajtit dhe Malit me Gropa për një orë nga Tirana, duke çuar në një zhvillim të shpejtë të turizmit malor në këtë zonë me bukuri të rralla turistike, duke shijuar në verë bukuritë e rralla të Malit me Gropa, Bizës, Ballejës e Kaptinës së Martaneshit, apo freskinë e burimeve të Murrizës, Gurit të Bardhë, Linosit, Bizës, Ballejës, Lenës, Kaptinës dhe liqeneve të bukur malorë të kësaj zone si liqeni i Sopeve, liqeni Zi, liqeni i Bardhë, etj.
Fizibiliteti i Rrugës së Arbrit janë njerëzit, jo makinat
… Lexo më shumëPasuritë nëntokësore e mbitokësore të rajonit të Dibrës, zhvillimi i biznesit, bujqësisë e frutikulturës bio, ujërat, turizmi, malet, pyjet, komunikimi dhe lidhja e njerëzve nga Shkupi në Tiranë janë fizibiliteti i kësaj rruge, nuk janë makinat që hyjnë në Kukës dhe Qafë Thanë.
Standardet bashkëkohore të ndërtimit nuk janë respektuar deri më tani në segmentet e konsideruara të ndërtuara. Një rrugë pa standarde është një rrugë jofizibile.
Zgjedhjet po afrojnë, na sillni Erjonin deputet!
Pesë muaj na ndajnë nga zgjedhjet dhe partitë politike kanë filluar edhe projektimet e kandidatëve të listave të mbyllura. PS duket se nuk mendon të fitojë sërish më shumë se 2 deputetë në qarkun e Dibrës dhe me sa duket nuk do t’i kushtojë rëndësi këtij procesi. Por qytetarët, ata që janë më të interesuarit në një përfaqësim të drejtë dhe të denjë në Parlament, nuk shohin asnjë shenjë besimi se kanalet moderne të komunikimit me deputetin e tyre do të qëndrojnë të hapura.…
Lexo më shumë‘Jemi kundër çdo projekti që eliminon tunelin e Qafë Murrizit’
Pas zgjedhjeve në Dibër, Kryeministri Edi Rama dhe aktorë të tjerë, inxhinierë dhe specialistë të ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, kanë dhënë opinione që bien ndesh me njëra -tjetrën. Në vëmë re në këto deklarata një rrezik që i kanoset standardit të ndërtimit të Rrugë së Arbrit dhe me këtë rast do të donim t’i vinim në dukje për publikun. Nga njëra ana kemi deklaratat e Kryeministrit, i cili thekson se “fitorja e Bashkisë së Dibrës është një besim i madh për të bërë shumë më tepër për Dibrën.…
Lexo më shumëRRUGA E ARBRIT PËRFSHIHET NË PROGRAMIN “NJË MILIARDË PËR RINDËRTIM”
Para zgjedhjeve nisin punimet – Kryeministri Rama: Rruga e Arbrit është në procedurë. Është projekti i parë që do realizohet me Programin “Një miliardë të rindërtimit” dhe kam shumë besim që, nëse nuk do të na tradhtojnë procedurat, shumë shpejt do të fillojë puna edhe për Rrugën e Arbrit”.
Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi një takim me kryetarët e bashkive për të deklaruar se “Rruga e Arbrit është duke hyrë në fazën e dytë të procedurave dhe në qoftë se ato nuk na tradhtojnë, shumë shpejt do të fillojë puna”.…
Lexo më shumëVazhdimi i Rrugës së Arbrit duhet të fillojë nga Tuneli i Murrizës
Kam shkruar shumë për ecurinë e punimeve të Rrugës së Arbrit dhe pas artikullit të shkurtit të vitit 2016, mendova të mos shkruaj më duke menduar se i kam thënë të gjitha, por artikujt e botuar në këtë gazetë në muajin tetor 2016 më bënë të rikthehem përsëri për të përsëritur e për t’u rikujtuar disave se ç’është bërë me Rrugën e Arbrit, duke e theksuar që në fillim se puna për vazhdimin e Rrugës Arbrit duhet të fillojë nga Tuneli i Murrizës.…
Lexo më shumëTërhiqen kinezët, oferta e tyre nuk pranohet nga qeveria
Nga B.Karoshi
“Kompania kineze China State Construcion ka tërhequr ofertën e bërë në qeverinë shqiptare në lidhje me ndërtimin e Rrugës së Arbrit” shkruan revista Monitor, e specializuar për lajmet në fushën e ekonomisë, më 28 tetor 2016. Sipas revistës, “kjo lëvizje e papritur duket se do të vërë në vështirësi premtimin e qeverisë shqiptare për të nisur punimet në pranverën e vitit 2017”.…
Lexo më shumë