GJECI & GJOCI

Një takim befasues.
Para 13 vjetësh, saktësisht më 1 qershor 2008.
Takim malli dhe dashuria.
Gjecin e mbaja mend herët, në fëmijërinë time, e kam ndjek duke u rritur, shkolluar, marrjen përgjegjësi të detyrave të vështira të punës. Kisha miqësi me babanë e tij, Shukriun, bile kisha bërë një fotografi kur fillova punën në shtator 1959 si agronom në kooperativën e Brezhdan-Zdojanit, vendlindjen e tij dhe timen.…

Lexo më shumë

E qeshura që më sjell Musa Vladi

Dy foto, njëra serioz e tjetra i qeshur.
E para duhet të jetë fiksuar para se të hyjë në klasë, para se t’u thotë e t’i thonë nxënësit “Mirëmëngjesi mësues”. Të gjithë në këmbë. Me sytë tek Ai. Me frymëmarrjen tek Ai.
E dyta e qeshur, plot gaz e hare, siç dinte ta mblidhte e ta shpërndante, Musa Vladi tashmë i Bulqizës.…

Lexo më shumë

Humanistët e shekullit XV-XVI për figurën e Skënderbeut

Nga Ilia Karanxha

Historia e Skëndebeut apo përmendja e veprave të tij luftarake nuk mund të bëhej pa përshkruar, ku më shumë e ku më pak, nga autorë të ndryshëm aspektet e jashtme fizike apo karakterin e këtij Kalorësi të Madh.

Historia e Skëndebeut apo përmendja e veprave të tij luftarake nuk mund të bëhej pa përshkruar, ku më shumë e ku më pak, nga autorë të ndryshëm aspektet e jashtme fizike apo karakterin e këtij Kalorësi të Madh.…

Lexo më shumë

Bellinomania shqiptare

Nga Ilia Karanxha

Portretizimi më i parë i Skënderbut “dal vivo”, i cili shërbeu më pas si gjenerues i gjithë ikonografisë kastriotjane ishte bëra para vitit 1465, kur Gerardo de Maffei për interesat e tij bibliofile, brenda mjediseve të Selisë së Shënjtë në Vatikan, kopjoi nga kodi i Fenestelles portretin e Skënderbeut. Ka qenë i njëjti portret që u përdor më pas në grafika e veprës monumenale “Histori e Skënderbut” nga Marin Beçikemi, e më tej edhe nga Paolo Giovio për muzeun e tij në Komo.

Lexo më shumë

Mullirit i Postovirës, mulliri i shenjtë

Nga Drini Vlesha

Mullirit i Postovirës është një mulli shekullor, i cili ndodhet në luginën e lumit Drini i zi. Ai është ndërtuar fisi Marku nga fshati Vrej (Kukës). Në ndarjen administrative i takon Kukësit, por në jetën shoqërore të atyre anëve, njihej si mulliri që bashkonte Dibrën dhe Kukësin, konkretisht fshatrat nga njësitë administrative Reç në Dibër dhe Arën në Kukës
Mulliri u shërbentë të gjithë banorëve, dhe shpesh herë – tregojnë njerëzit, mullixhiu në disa raste ka shërbyer edhe si shkues.…

Lexo më shumë

Dibra është unike. Kur vdes një pjesë, ka vdekur e gjithë Dibra

Nga bisedat me intelektualë dibranë

Një rast i rrallë, një shans që dibranët ti thonë me votë masive popullore JO SKAVICËS, jo zhdukjes përgjithmonë të luginës së Drinit të Zi, jo shuarjes së gjithçkaje që ka krijuar zoti e robi, me vullnet hyjnor, me gjak e me djersë, me përkushtim e sakrifica si asnjë krahinë e vendit të shqiponjave.

Rasti është që në zgjedhjet 6 marsit Dibra popullore, nga Bllata në Draj Reç, nga Ilnica e Vasija e Kalasë së Dodës në Krej Lurë e Monasdre, të zgjedhë njeriun e vet që në krye të bashkisë të bëjë betejën epike për ta mbrojtur Dibrën.…

Lexo më shumë

Ëndrrat e Lulzimit, nga bujqësia e blegtoria, deri te turizmi

Nga Osman Xhili

Është shumë vështirë të gjesh dikë nga fshati i Obokut, në Maqellarë e të mos jetë i dalluar në tregti, bujqësi e blegtori. Lulzim Abazi bën pjesë tek ky grupi i dytë i njerëzve, pra që i janë përveshur bujqësisë e blegtorisë dhe përpjekjet e tij ka kohë që kanë çelur lule e dhënë fruta të shëndetshëm. Secili prej nesh do të dëshironte ta kishte Lulzimin në grupin e miqve të tij të nderuar, pasi nga njerëzit e punës vetëm mirësi e lumturi përfitojnë të tjerët.…

Lexo më shumë

Udha e një Gjenerali

Nga Haki Përnezha

Gjeneral Bitri: “Përjetoj emocionet e një ëndrre tek e cila guxova të besoja. Nderin dhe privilegjin që më bëhet sot ia dedikoj një “liste” të gjatë njerëzish me të cilët më lidhin 36 vite në Forcat e Armatosura.
Faleminderit atyre me të cilët kam punuar e punoj. Me kanë ndihmuar e mësuar të çmoj integritetin, virtytin dhe moralin. 

Lexo më shumë

Dr. Nevruz Bara, kirurgu me shpirt human

Nga Shaqir Çerpja

Historia e Dardhës i ka themelet në heroizëm dhe në qëndresë heroike përballë armiqve e pushtuesve të huaj. Në historinë epike të Dardhës ka themelet, buron e merr jetë arti, folklori, kënga dhe vallja. Dardha shquhet dhe është e afirmuar për art e artist. Dardha shquhet dhe është e afirmuar edhe për njerëz të dijes, intelektualë e profesionist.…

Lexo më shumë

Lura dhe Dom Nikoll Kaçorri

Nga Gëzim Loka

Në këtë hyrje dua të ju bëj me dije, të dashur lexues, se dëshira ime për të bërë një libër për Dom Nikoll Kaçorrin është e kahershme, mbase njëzet e pesë–tridhjetëvjeçare. Kam jetuar në Lurë me kujtimet për të, me imazhin e tij, me leximet për figurën e tij, me etjen e pashuar për të ditur gjithçka për këtë figurë emblematike të Lurës e të kombit shqiptar.…

Lexo më shumë
1 33 34 35 36 37 161