Diga që ndan dhe shkatërron

Nga NAZMI KOÇI

KUR BËRA THIRRJEN “PO DIBRËS! JO SKAVICËS!
Kur dymbëdhjetë vjet të shkuara e përcolla për ta bërë bashkë vikamën që më buronte nga shpirti “PO DIBRËS! JO SKAVICËS!” në një thirrje intelektuale që Dibra, siç thoshte enciklopedisti popullor Murat Koltraka, “Lenie Luginën e Drinit të Zi të bukur e të begatë siç e ka krijuar Zoti”, ishim pak: Bujari, Aliu, Murati, Xhemali, Linda, Argëtimi, Hakiu…
Të ndrojtur, herë – herë me një gjysmë të shkruari, sepse zë nuk na hapte kush ekraneve shërbëtorë të pushtetit.
Lexo më shumë

SKAVICA:
Rama: “Garanton sovranitet energjetik për Shqipërinë”
Berisha: “Mbështes projektin me tunel, pa asnjë përmbytje”

Pamje nga vendi ku do të ndërtohet diga e Skavicës. Foto: Neki Feta

Ndërtimi i HEC të Skavicës kthehet në çështje elektorale. Palët politike për herë të parë shfaqin pikëpamje të kundërta

Nga BUJAR KAROSHI

“Projekti i Digës së Skavicës cënon proceset ligjore dhe kushtetutën shqiptare, është shkatërrues për mjedisin, shkatërron identitetin dhe kulturën dibrane, identitetin e popullit shqiptar dhe është kundër interesit kombëtar të vendit. Është krejtësisht e pakuptueshme se si mund të jete dhënë një leje mjedisore për një projekt hidroenergjetik

“Marrëveshja e 3 tetorit 2020 për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës është krejtësisht e paligjshme, antishqiptare dhe antikombëtare.

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Dibër mbahen nën hijen e “Dosjes 184” dhe projektit të Skavicës

Banorët e Dibrës e shohin përballjen 6 marsit për kreun e bashkisë më shumë si garë për vendin e dytë, ndërsa kërkojnë që kandidatët të kenë një qëndrim të qartë mbi projektin e HEC-it të Skavicës që prek mbi 2 mijë familje.

Nga SAMI CURRI/Birn  

Banorët e Dibrës, në harkun kohor të shtatë viteve kanë ndërruar 5 kryetar bashkie – tre të zgjedhur dhe dy të emëruar.

Lexo më shumë

Pse qesha nga poshtë me Kryeministrin tim

Nga ABDURAHIM ASHIKU

Ai kishte mbledhë ca çupëlina dhe po u tregonte një përrallë…

Në mes të ditës…

Në mes të dimrit…

Në mes të Dibrës…

…Na ishte një herë e një kohë një…

Larg e larg, 9 male kaptuar…

Vendasit i thoshin liqen. 

Në fakt ishte hurdhë, nga ata që natyra i mbush me kova nga qielli dhe ia mbyll daljen, e burgos, e kalb, e baltos… 

Uji fle, qerpiku nuk i lëviz…

Erë e rëndë.

Lexo më shumë

Ta mbrojmë Dibrën dhe të luftojmë kundër një gjenocidi të tillë masiv

Organizatorët e mbrojtjes së Dibrës nga hurdha e korrupsionit “Skavica” kanë përgatitur protesta paqësore, thirrje popullit dibran për rezistencë, thirrje dibranëve në Tiranë, Durrës, Kamzë, kudo që janë, në Shqipëri e jashtë saj, në mërgim, mbarë popullit shqiptar që ti thotë JO Skavicës, JO fshirjes nga harta gjeografike dhe historike e Dibrës së 18 betejave me Gjergjin e Gjon Dibranit në krye kundër perandorisë më të madhe të mesjetës, perandorisëosmane. 

Lexo më shumë

EDHE NJËHERË PËR SKAVICËN

Çfarë janë S-443 dhe S-485 dhe cilat janë fshatrat që fshihen nga harta?

S-443 ose h=443 m është kuota (izoipsi) e projektuar e digës së hidrocentralit në variantin e parë. Kjo kuotë e sjell liqenin që do të krijohet mbi urën e Topojanit. Pra e pushton edhe grykën e Hoteshit, që ndan pellgun e Dibrës në jug nga ai i Peshkopisë (Dibrës së Poshtme) në veri.

Lexo më shumë

Bledi Cami, djali i Dibrës

Nga OSMAN XHILI

Dikur, një nga fëmijët e kopshtit të Breshjas, sot përgatit projekte prej qindra mijë eurosh, në ndihmë të këtij institucioni. E tillë qenka jeta, si një lojë shahu, që ka mundësi të pafundme për zgjidhje.  Bledi kthehet pas në vite, kur hidhte hapat e parë te “Breshja”, kur mësonte këngët e vjershat fëminore dhe i recitonte, në evente të ndryshme, bashkë me moshatarët e tij.

Lexo më shumë

Rexhep Hoxha – Mësuesi që takoi në Bulaçin malor “Lulin e Vocërr” në origjinal

Nga HALIL RAMA 

Rexhep Hoxha, mësuesi dhe veprimtari shembullor, i cili shërbeu me përkushtim e devotshmëri, si mësues e drejtues në disa shkolla e institucione të rëndësishme të rrethit Dibër, këtë 7 Mars nuk do të jetë mes ish-nxënësve e kolegëve të tij të shumtë, që i donte dhe e donin aq shumë. Më 20 janar 2022, pasi vuajti nga një sëmundje e rëndë ai e humbi betejën me jetën.

Lexo më shumë

Familja e madhe Imeri

Nga OSMAN XHILI

Pak vite më parë, po ndiqja një emision televiziv në një nga kanalet e Kosovës. Moderatori i emisionit po tregonte se si një nga biznesmenët e shquar të Kosovës, po plugonte me traktor në pronat e tij dhe po i bënte gati për mbjellje. Mos ishte një truk televiziv, mendova në fillim, njëfilmim sa për tu parë nga bota, një gjetje artistike?

Lexo më shumë

Luftëtari dhe qëndrestari, Bajram Bardulla

Nga MEVLUD BUCI

Historia e qëndresës popullore dibrane si ajo mbarëkombëtare i ngjan një galerie me plot thesare të çmuara. Sa herë kthen kokën pas nëpër vite e shekuj, çdo studiues befasohet dhe ka çfarë të thotë nga atdhetaria e atyre burrave të pamposhtur dhe shpirtstuhi, që luftuan për flamur dhe tërësinë e trojeve shqiptare. 

Këtu e dyzet vite më parë, në kuadrin e 100-Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, botova shkrimin”Trim, ndër trimat dibranë”, në gazetën”Ushtima e maleve”, një shkrim kushtuar Bajram Bardullës, besimtar, filozof e prijës popullor, sheherli i Dibrës. 

Lexo më shumë
1 16 17 18 19 20 86