… Lexo më shumëKontributet e Ibrahim Kolarit, këtij njeriu me zemër të madhe, shtohen dhe në Dibër. Sporti, kultura, arti dhe njerëzit në nevojë, janë gjithmonë pikat e dobëta, kur ai nuk mund t’i thotë jo kërkesës që vjen në emër të tij.
Ndërsa jetonte e punonte në Amerikë, Ibrahim Kolari nuk mund të harronte vendlindjen, atje ku u lind e u burrërua, atje ku u thurrën ëndërrat dhe projektet e para.
Kategori: AKTUALITET
Klodian Tanushi, përjetësimi i heroit të paqes në shkollën 9-vjeçare Qesarak
Në Qesarakë, Lagje 12 e kryeqytetit, përurohet shkolla 9-vjeçare që do mbajë emrin e tij. Gazeta “Rruga e Arbërit” e paralajmëroi që para një viti
Nga Halil RAMA
Një vit më parë, Gazeta “Rruga e Arbërit” Nr. 12 (184) Dhjetor 2021, që në faqe të parë njoftonte titullin“Një shkollë me emrin e heroit të paqes, Klodian Tanushi”.“Ishte kjo një kërkesë e babait të Heroit, ish-ushtarakut shembullor Basri Tanushi, mbështetur edhe me propozimet konkrete të dy organizatave të veteranëve: Org.…
Hajri Shehu, filolog, përkthyes dhe leksikograf e leksikolog i vyer
Nuk e dua lirinë duke hedhur poshtë bindjet e mia
(Me rastin e 80-vjetorit të vrasjes së heroit të popullit “Nazmi Rushiti”
Nazmi Rushiti lindi në një familje qytetare të Dibrës së Madhe. Babai i tij Rushiti punonte si lëkurëpunues (regjje lëkure) dhe ua shiste tregtarëve. Me pushtimin serb të Dibrës u detyrua të qëndrojë ilegalë herë arratisej në Shqipëri, në Greqi etj. Më 1922 kthehet nga Greqia dhe vjen në Dovolan.…
Çeta e Martaneshit
ME RASTIN E 80-VJETORIT TË FORMIMIT TË SAJ, 26 SHTATOR 1942
Nga ZABIT LLESHI
Martaneshi është një krahinë malore që shtrihet në grumbullin malor qendror midis Dibrës, Matit, Tiranës dhe Elbasanit e njohur për veprimtari patriotike brez pas brezi kundër Perandorisë Osmane dhe ushtrisë së saj deri në shpalljen e pavarësisë. Të njohur janë martaneshasit për heroizmin kundër Mahmut Pashës, Hurshit Pashës, Avdi Pashës e Dërgut Pashës për mbrojtjen e tokës amtare, bashkë me luftën për mbrojtjen e pavarësisë nga pushtuesit serbë, austrohungarezë, italianë e gjermanë.…
Abdulla Musa Hoxha i Dibrës…
Shënime për një qytetar të thjeshtë të qytetit tim…
Dhe një dokument i rrallë -1946
Ata ishin dy vëllezër, Musai dhe Abazi, me rrënjë jetese shekullin XIX.
Musai la pasardhës Abdullain, Hatijen, Shemsiun, Ismailin dhe Verën…
Abazi la pasardhës Remen, Hajriun dhe Sulën…
Bedrika, bashkëshorte e Musait dhe Terja, bashkëshorte e Abazit deri pas viteve ’60 kanë qenë qytetare të respektuara të Peshkopisë si motra…
Hajri Hoxha, kushëri i parë i Abdullait, në kujtimet e tij (në dorëshkrim) përcjell një pamje të gjerë të kohës dhe rrënjëve të gjakut të tyre në Dibër…
Ai shkruan: “Me qindra familje nga Dibra e Madhe u detyruan që më 1913 e deri në 1922 të linin vatanin e të gjenin mikpritjen tek vëllezërit e tyre në Shqipëri vëllezër që hapën portat e tyre me zemrën bujare me çfarë kishin: bukë e kripë e strehim duke mos u marrë as edhe një cent qira, familje që në muajt parë e shtronin bukën së bashku në sofrën e tyre.…
Lexo më shumëKurt Zebi, ushtaraku që ruajti deri në fund vlerat e larta të dibranëve
Para disa ditësh u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare Kurt Zebi. Ai vinte nga një familje e njohur për traditat atdhetare, ndeshmërinë dhe bujarinë e saj, nga fshati Dohoshisht i rrethit të Dibrës. Familja e tij ka qenë qysh në fillim mbështetëse dhe bazë e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Vetë Kurti, pasi kreu arsimin shtatëvjeçar në vendlindje, vijoi studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe më pas në atë të Bashkuar të Oficerëve.…
Lexo më shumëKAJAN KARAFILI
e vërteta e origjinës dhe veprës së Heroit të Popullit
Nga ARIF SHUTINA, studiues
Një të diel, me tre bashkëpatriotë të tjerë intelektualë dibranë, u takuam për një kafe në Kinostudio, Tiranë. Në bisedë, ndër të tjera, ra fjala për figurat e shquara nga krahina jonë Kalabardha (Golloborda). Teksa unë përmendëm Mustafa Qemal Ataturkun, Qemal Stafën, Hazis Lilën, Hasan Muglicën, Elez Koçin, Murat Labunishtën, intelektuali i mirënjohur dibran Qamil Sula na kujtoi Kajan Karafilin. …
HEC i Skavicës: Qeveria dhe Bechtel vazhdojnë me planet për ndërtimin, banorët të painformuar vazhdojnë me protestat
“Përfituesit më të mëdhenj nga Skavica do jenë ata që janë aty rreth e rrotull”, provokoi kryeministri Rama dibranët gjatë vizitës së tij në Dibër në fund të tetorit të këtij viti.
Faza e parë e studimit për Skavicën, parashkuar sipas ligjit të posaçëm të miratuar në Parlament, parashikon një buxhet prej 16 milionë euro. Kjo shumë, e cila paguhet nga KESH, parashikohet për më shumë se 90 studime të ndryshme.
… Lexo më shumëJETA DHE VEPRIMTARIA E DOM NIKOLLË KAÇORRIT
Dom Nikollë Kaçorrit: ”Mos deksha pa hedhur një urë nga Kunora e Lurës deri në Zvicër që Europa të vijë e të shohë se Lura asht froni i Perëndisë me shtatë mrekullitë e saj”.
Nga: SALI AJAZI
Lindi në Krejë Lurë nga dy prindër me besime të ndryshme fetare, I ati katolik e ëma muslimane. Të dy prindërit i vdiqën shpejt dhe Nikolla mbeti jetim në moshë të njomë.…
Lexo më shumë