HEC i Skavicës: Qeveria dhe Bechtel vazhdojnë me planet për ndërtimin, banorët të painformuar vazhdojnë me protestat

“Përfituesit më të mëdhenj nga Skavica do jenë ata që janë aty rreth e rrotull”, provokoi kryeministri Rama dibranët gjatë vizitës së tij në Dibër në fund të tetorit të këtij viti. 

Faza e parë e studimit për Skavicën, parashkuar sipas ligjit të posaçëm të miratuar në Parlament, parashikon një buxhet prej 16 milionë euro. Kjo shumë, e cila paguhet nga KESH, parashikohet për më shumë se 90 studime të ndryshme.

Lexo më shumë

JETA DHE VEPRIMTARIA E DOM NIKOLLË KAÇORRIT 

Dom Nikollë Kaçorrit: ”Mos deksha pa hedhur një urë nga Kunora e Lurës deri në Zvicër që Europa të vijë e të shohë se Lura asht froni i Perëndisë me shtatë mrekullitë e saj”. 

Nga: SALI AJAZI 

Lindi në Krejë Lurë nga dy prindër me besime të ndryshme fetare, I ati katolik e ëma muslimane. Të dy prindërit i vdiqën shpejt dhe Nikolla mbeti jetim në moshë të njomë.

Lexo më shumë

Një grusht dhé Lure për Dom Nikollë Kaçorrin  

Nga HEKURAN VLADI 

 U gjet, u gjet më në fund… U gjet pas 50 vitesh mohim dhe 1 shekull pritje. U gjet pas kërkimeve të dëshpëruara të një nipi në SHBA, pas trokitjeve derë më derë të një historiani në arkivat e huaja, pas këmbënguljes së priftërinjve për të mbajtur amanetin e tij që të prehej në atdhe. U gjet Dom Nikollë Kaçori dhe atë nuk e gjetëm ne.

Lexo më shumë

Dom Nikoll Kaçorri, Nënkryetar i Qeverisë së Vlorës 1912  

Nga SALI AJAZI  

Historia nuk i harron personalitetet e kombit të çdo vendi. Për ne shqiptarët, pas 25 vjetëve të shtetit të Skënderbeut, arritën të ribëhemi shtet i shqiptarëve nën drejtimin e Ismail Qemalit të Nikoll Kaçorrit, të Vehbi Dibrës e Luigj Gurakuqit me shokë.

 Don Nikolla gjatë karrierës së tij fetare nga 1904 e deri në fund të jetës së tij 29 maj 1917 ka drejtuar ritet fetare e aktivitetin patriotik vetëm në Durrës.

Lexo më shumë

Në pritje të “28 Nëntorit të Tretë” – ditës së bashkimit etnik të shqiptarëve

Refleksione / 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar

Nga nëntori i Skënderbeut te Nëntori i Ismail Qemalit, një historik i shkurtër i ngritjes së flamurit dhe rritjes së ndërgjegjës kombëtare, për të ardhur të nëntori i tretë i shumëpritur: bashkimi i shqiptarëve nën një shtet.

 Nga: Dr. Enver HALILI, Australi

Shqiptarët sot janë në pozitë shumë më të volitshme gjeopolitike.

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit, nuk ka transparencë për afatet dhe standardet e ndërtimit

Ministrja e Infrastrukturës: Në tunelin e madh kemi një ecuri hapje 3100 metra, të cilat janë të gjitha të armatuara, pra, kemi edhe 700 metra final që do të dorëzohet vepra. Te tuneli i emergjencave, deri më sot (22 korrik), janë hapur 3600 metra, pra, ka dhe 200 metra për t’u përfunduar.

Nga BUJAR KAROSHI

Kur kryeministri Edi Rama prezantonte programin e qeverisë së tij në Parlament më 11 shtator 2013, duke folur për infrastrukturën,  tha se “do ta nisim nga Rruga e Arbrit si prioritet…” Ky ishte premtimi më serioz pas zgjedhjeve, ndërsa gjatë fushatës elektorale u kishte thënë dibranëve se “Rruga e Arbrit është një projekt kombëtar, është një projekt shumë i rëndësishëm, jo vetëm për ju,  por është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.…

Lexo më shumë

KALENDAR / RRUGA E ARBËRIT PËRMES PREMTIMEVE

15 qershor 2018, kryeministri Edi Rama në FB: “Çdo dibran që më ka telendisur në FB me sharje e tallje për Rrugën e Arbrit, i ka hallall të gjitha, po erdhi të dielën në Peshkopi e në Klos për fillimin e punimeve të pritura 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në FB në pamundësi për të ardhur”.…

Lexo më shumë

Prof. Bashkim Lleshi: ja ku kërkoheJ rishikim i projektit

Tuneli i Qafë Buallit
Tuneli i Qafës së Buallit është vendosur në pozicionin më të keq të mundshëm, aty ku kalon prishja e madhe tektonike nga lugina e Planit të Bardhë në Qaf Buall dhe vazhdon në luginën e Vajkalit deri në Fushë Bulqizë… Në kushtet e krijuara për të hapur 400 ml. tunel aty ku kanë filluar përgatitjet, shpenzimet do të shkojnë sa për të hapur 850ml.,…

Lexo më shumë

Balluku: Kontratës së Rrugës së Arbrit nuk i është shtuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit

Më 2 gusht 2022, gjatë prezantimit të Korridorit Adriatiko-Jonian, Milot-Fier, Ministrja Belinda Balluku u ndal edhe të problematikat e shfaqura në Rrugën e Arbrit.

“Do të ndalem një moment, pa dashur të marr kohë nga ky projekt i rëndësishëm, për të cilin nisim sot garën ndërkombëtare nga Korridori blu, do të ndalem vetëm një moment te rruga e Arbërit, e cila në nëntor të vitit të kaluar u bë e aksesueshme në një pjesë të saj, por sigurisht mbeten disa pjesë shumë të rëndësishme për t’u dorëzuar, siç është pjesa e tunelit të Murizit, një tunel ky i cili na ka vendosur përpara një vështirësie shumë të madhe për sa i përket gjeologjisë dhe na është dashur që rishikohej i gjithë projekti  dhe të lëvizej hyrja veriore me disa metra, me 120 metra duke e bërë kështu që të shtyhet dhe afati kontraktual i kësaj pjese të veprës së rrugës së Arbrit, duke i dhënë dhe 17 muaj kohë deri në përfundim.…

Lexo më shumë

Balluku: Tuneli i Murrizit është në 700 metrat e fundit

Rruga e Arbrit “është një projekt i cili është i kyçur në një kontratë me çelësa në dorë, nuk ka asnjë shtesë fondesh, nuk ka pasur asnjëherë gjatë këtyre viteve shtesa fondesh. Është detyrimi i koncensionarit që në këto 13 vite që kontrata do të zgjasë nga ndërtimi dhe deri tek mirëmbajtja, të qëndrojë në të njëjtat fonde financiare të cilat janë vendosur nga fillimi”.

Lexo më shumë
1 7 8 9 10 11 83