Më datë 1 mars 2021, u nda nga jeta përfaqësuesi i shquar i komunitetit dibran të Tiranës, Agim Krajka, Mjeshtër i muzikës dhe Nderi i Kombit.
Agim Krajka lindi në Kavajë më 3 maj 1937, nga një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore si violinë, mandolinë, fizarmonikë.…
Kategori: KULTURE
Agim Krajka: Amerika për mua është vetëm Shqipëria
Nëse gjithmonë e gjen tek “Lemza”, lokali i tij i cili ka emrin e këngës së tij të parë në Festivalin e Radios, sot e takova në prezantimin e librit të poetes së talentuar Zhuliana Jorganxhi. Sipas tij “Lemza” është emër i veçantë, pasi kudo shikon që janë mbushur lokalet me lloj -lloj emrash të huaj, emra të çuditshëm që nuk i merr vesh kush.…
Lexo më shumëAgim Krajka është Dritë që nuk do të fiket kurrë
Me hidhërim e morëm ikjen drejt parajsës të kompozitorit, artistit të shquar Agim Krajkës , “Nder i Kombit”.
Brezi im është rritur me këngët e muzikës së lehtë të kompozuara nga mjeshtri Agim Krajka.
E kush nuk i mësonte dhe këndonte këngët e Agim Krajkës, shumica e tyre u bënë hite. Sa herë mblidheshim në mbremjet tona festive me nxënësit shumë prej këngëve të tij këndoheshin dhe kërceheshin me shpirt duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga artisja e madhe e Kombit Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.…
Ansambli Artistik “Hazis Ndreu”- “Nderi i Kombit” në 10-vjetorin e krijimit
Dhjetë vjet jetë kulturore artistike në aktivitet të pandërprerë, finalizuar me dhjetëra çmime kombëtare e ndërkombëtare, e kanë ngjitur Ansamblin Artistitik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit” në Panteonin e Vlerave. Për nga mosha mund të duket një ansambël i ri, por drejtuesit e tij, organizatorët, krijuesit dhe interpretuesit, pra stafi i tij ka një përvojë të vyer artistike, krijuese, ekzekutuese shumë vjeçare.…
Lexo më shumë“5 SKENARË…” të Bujar Kapexhiut
Libri “5 skenarë”, i sapobotuar nga Prof. Bujar Kapexhiu, vjen si dhurata më e mirë e këtij fillimviti për lexuesin e veçanërisht për autorët e rinj të veprave letrare.
Një libër nëpërmjet të cilit autori Kapexhiu, ikonë e artit dhe kulturës kombëtare, u dhuron bujarisht krijuesve të rinj përvojën e tij të suksesshme në shkrimin e skenarëve të filmave artistik.
Botimi i skenarëve letrarë të filmave artistik është një përvojë botërore.…
70-vjetori i lindjes, publicistika dhe produkti letrar i Mevlud Bucit
Mevlud Buci është padyshim një emër i spikatur i elitës intelektuale dibrane e asaj kombëtare. Më 2 mars 2021 ai feston 70 vjetorin e ditëlindjes. Plot shtatë dekada jetë, ndër të cilat, pothuajse gjashtë të tilla janë të mbushura me ngjarje që kanë lënë gjurmë në personalitetin e tij krijues. Sepse Mevlud Buci nisi të shkruajë e të botojë që në moshën 10 vjeçare kur ishte nxënës i shkollës 7-vjeçare në Lunarë të Katër Grykëve, të cilën e kreu me rezultate të shkëlqyera.…
Lexo më shumëPoezi nga Nuhi Shehu
LIMJANI
Më ka marrë malli …
Një mall tipik si prej ushtari.
Dhe ai që ma zgjon ndjenjën,
Limjani është i pari.
Nuk dua asgjë … asgjë …
Në këtë mall të trishtë njerëzor ,
Po dua ashtu si Nazim Hikmet
“Të shkoj n’ vendlindje veç një orë.”
Veç atje më shuhet malli
Në të voglin fshat tipik,
Ku formojnë një botë intime;
Këngët,muzgjet,vajzat, shtëpitë …
Atje ke qejf të bredhësh vetëm
Kur të gjithë në gjumë kanë rënë,
Të shohësh yjet se si ndrijnë
Dhe vargje të shkruash nën hënë.…
Përtej shikimeve
Artklub në Dibër Madhe me kryetar z. Nebi Samarxhiu ka në gjirin e saj shkrimtarë e poetë të njohur dibranë, që më krijimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë në letërsinë shqipe.
Edhe plejada e më të rinjve, veçanërisht në poezi, si Delvina Kërluku, Arbëresh Turkeshi etj.
Një ndër poetet e njohura të këti klubi është edhe Alide Lloga, poetja dibrane që jeton e punon në Strugë.…
A do të kërkojë ndonjëherë Ministria e Punëve të Jashtme një shesh dhe një monument për Skënderbeun në Athinë?!
A do të japë shteti grek një shesh për t’i ngritur një monument Gjergj Kastriotit-Skënderbeut?
Po japim dhjetëra hektarë tokë për varrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë, por pse të mos jepen disa dhjetëra metro katrorë tokë për një monument të Skënderbeut, “Pionier i mbrojtjes së krishterimit” në Athinë?
Pyetje për ATJE dhe KËTU: shtetit shqiptar me institucione të plota dhe tubimeve shqiptare, të vegjël e të mëdhenj, në Athinë dhe më gjerë.:…
Lexo më shumëBiznesmenët katërgrykas të Dibrës dhe mundësitë për zhvillimin e zonës
… Lexo më shumëMegjithëse nga kjo zonë, mbas vitit 1991, janë larguar mbi gjysma e banorëve të saj për jetë më të mirë, përsëri duhet theksuar se pas tyre kanë lënë resurse të mëdha për të jetuar, të cilat presin zhvillim, si në turizëm malorë, në mbarështim të blegtorisë, sidomos të dhisë, por dhe të frutikulturës të përshtatshëm për këtë zonë, si arra, lajthia për të cilat ka dhe shumë kërkesa në treg.