Ramadan Perhati, luftoi si spartan, jetoi si skllav

Të shkruaj për profesor doktor Ramadan Perhatin nuk është e lehtë, sepse është personalitet i shumanshëm.
Shkak për të shkruar u bë vendimi i Këshillit Bashkiak të Dibrës, i cili me datë 30 prill 2019, me 17 vota pro, i akordoi Titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin “Për kontribut të shquar si inxhinier, kryeinxhinier i Drejtorisë së Përgjithshme të Kërkimeve të Naftës dhe Drejtor Drejtorie të shpimeve të naftës i metodave të reja e bashkëkohore në kantiere”.…

Lexo më shumë

Shaban Bitri, njeriu i urave dhe digave të mëdha

Atë mëngjes gushti të vitit 1974, në autobusin e linjës Peshkopi -Fierzë që kalonte mes përmes Rrugës së Rinisë, rrugë e cila ishte hapur që në vitin 1946, mes shumë punëtorëve që shkonin në kantierin më të madh hidroenergjetik në vend, siç ishte Fierza, udhëtonte edhe një djalë i ri nga Blliçja, Shaban Bitri, i cili sapo kishte mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.…

Lexo më shumë

Maqellara, vendi i njerëzve pozitivë

Sot shtati më është rritur dhe si gjithësecili në këtë jetë duhet t’ia dalë vetë ne sfidat që ofron ajo dhe janë të shumta. Secili nga ne mbron vendlindjen a vendin nga vjen a është rritur dhe kjo është normale. Aromë e vendlindjes nuk bën dhe nuk ka sesi të krahasohet me asnjë tjetër. Për fat të mirë, ajo na sjell erën nga vijmë, startin tonë, fillimin.…

Lexo më shumë

Murat Koltraka, stërnipi i Kastriotëve…

Murat Koltraka ka lindur në Kukaj të Çidhnës, në fshatin e mbushur me histori trimërie e burrash të lavdishëm. Sikur të mos kishte asgjë tjetër, do të kishte mjaftuar Pal Kukaj, dora e djathtë e Skënderbeut, për ti dhënë nder e lavdi këtij fshati, që më pas mori emrin e këtij heroi legjendar. Ngjitur me këtë vendbanim është dhe Kastrioti. Historianët na japin detaje se Kastriotët dhe Kukaj janë dy fise ngjitur, që luftuan bashkë kundër turqve në beteja të pashembullta.…

Lexo më shumë

Shefik Fisniku, një jetë mes eksperimenteve

Në kapërcyell të mijëvjeçarit te dytë, Shefik Fisniku nga Trena e Dibrës u drejtua tek blektoria, si stacion nga ku mund të nisej drejt suksesit. Fillimisht mori një mëshqerë të racës “Taranteze”, e cila pati rezultate mbresëlënëse. Që në vitin e parë jepte 28 litra qumësht, të një cilësie mjaft të lartë. Shtoi dhe dy lopë të tjera, po me këto parametra, duke e bërë këtë lloj biznesi për shtatë vjet me radhë.…

Lexo më shumë

Një udhëtim në Zall-Dardhë, bahçen e artistëve

Fugoni me të cilin po udhëtonim nga Peshkopia për Zall Dardhë tani më nuk e ka stacionin te Ura e Lushës, buzë Drinit të Zi, një urë e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, por rruga e asfaltuar kalon nga Laçesa deri te përroi i Blliçes, më pas, nëpër Fushë Alie vazhdon e parregulluar. Makina kalon në mes shtëpive të banimit në rrugën pa asfalt, duke ndjekur rrjedhjen e Drinit, paralel me rrugën Peshkopi-Kukës, siç quhet ndryshe “Rruga e Rinisë”.…

Lexo më shumë

Takimi me belanë

Populli, kur do ta nëmi dikë, i thotë: “Të daltë mendja mbi kësulë”, domethënë, “T’u rrittë mendja!”. Një burri i ishte rritur mendja aq shumë, sa e mbante veten më trimin e më të mençurin e krahinës. Dilte rrugëve të katundit dhe thërriste: “Oj bela, ku je?!” Kur nuk e gjeti në katundin e vet, doli me e thirrë nëpër vende të tjera.…

Lexo më shumë

Fjalë e frazeologjizma të rralla

Frazeologjizma të rralla

E ka kullot’: E ka kullotur. E ka bërë jetën e vet. Përdoret dhe për të treguar dikënd që e ka shfrytëzuar mirë detyrën. Kullote, kullote thuhet për dikënd që shfrytëzon një detyrë që i është dhënë.
I delë shqemash: Thuhet për dikë që nuk ruan asnjë normë, rrugaç.
E brenëj: E branoi / e brenoi, i kaloi brenë / branë sipër.…

Lexo më shumë

Tuneli i Murrizit: ndërpriten përkohësisht punimet në Zall Bastar, nisin në Xibër

“Pritej, pasi terreni në njërin nga tunelet ka qëlluar shumë i rrëshqitshëm. Gjithashtu edhe shirat e ditëve të fundit nuk kanë favorizuar vazhdimin e punimeve dhe për sigurinë e punonjësve tanë puna është ndërprerë”.

Më 16 maj kryeministri Edi Rama postoi një video nga punimet në Rrugën e Arbërit, ashtu siç e ka bërë zakon që kur nisën punimet në pranverën e vitit të kaluar, duke iu uruar shqiptarëve mëngjesin e 16 majit dhe duke treguar punimet.

Lexo më shumë
1 2