Jam atje, me mend e me shpirt, por pa penë e fotoaparat në dorë…

I DASHUR DURO,
Të falënderoj shumë për emalin dhe mesazhet.
Unë do të kisha dashur të jesh i pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm dhe të thoni fjalën tuaj si publicist i shquar në këtë 100 vjetor të rëndësishëm të luftës kundër pushtimit serb në Peshkopi (25-26 tetor) dhe Tiranë (6-8 dhjetor).
Unë besoj se prania juaj në Konferencën e Peshkopisë,do ti bënte nder kësaj konference, pjesëmarrësve dibranë dhe historisë së Dibrës.

Lexo më shumë

Historia e ngritjes së Muzeut të Kastriotëve në Sinë

Nga Halil RAMA

Gjon Muzaka që në shekullin e 16-të ka lënë si testament: “Ta dini se gjyshi i Zotit Skënderbe quhet Pal Kastrioti dhe nuk pati më shumë se dy fshatra të quajtura Sinë dhe Gardh i Poshtëm…” (Gardhi i Poshtëm ndodhet në Muhurr)
Librin “Origjina dibrane e Skënderbeut” (Historia e ngritjes së Muzeut të Kastriotëve në Sinë) të autorit Besnik Selman Kebej, që është një studim vërtetë shkencor, ndër të tjera e bën të besueshëm një referencë nga historianët e mirënjohur, prof.Stafanaq…

Lexo më shumë

“Kalabardha – Kështjellë e Arbërisë” – arkiv i gjallë i historisë, kulturës dhe identitetit etnik të popullsisë së Kalabardhës

Më 2 tetor 2021, ora 10.00 -11.00, në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë, u promovua libri: “Kalabardha – Kështjellë e Arbërisë”, i autorëve Kadri Dauti dhe Arif Shutina. Pavarësisht kufizimeve për takimet për shkak të situatës së pandemisë, mes miqve dhe bashkëpatriotëve të shumtë të krahinës së Kalabardhës pjesëmarrës në këtë promovim ishin mjaftë personalitete e intelektualë të shquar të trevës së Dibrës e më gjerë si: Prof.…

Lexo më shumë

Naimi poet

Nga Shaqir Skarra

Naimi është poet, poet i këngës dhe i etnopsikikës dibrane, por jo vetëm. Poetë ka shumë, por poetë të këngës numërohen me gishtat e dy duarëve, ndoshta edhe pak më shumë. Në kryeradhë, Poet Kënge mbeten Gjokë Beci, Lefter Cipa, Naim Plaku e ndonjë që nuk më kujtohet.
Naimi si poet bën zbritjen e vet (Mbase më mirë duhet thënë ngjitjen, poezia vetë si zhanër arti qëndron shumë më lart, se çdo krijim tjetër, me bazë fjalën).…

Lexo më shumë

Udhëtim dinjitoz ndër vite me Hakiun

Nga Selman Mëziu

Sa kujtime mbart njeriu në hojet e trurit. Ato kur tregohen bien si petlat e luleve, për t’i lënë hapësira thekëve e pistilit për të formuar kokrrat. Ato te dikush shpërthejnë furishëm në biseda të këndshme, të ngrohta, mbushur me përmallime. Te të tjerët në libra e artikuj përkujtimor. Në kangë, rapsodi e poezi duke ju dhuruar përjetësinë si idhuj hyjnor.…

Lexo më shumë

Haki Kola i mungon Shqipërisë dhe Kosovës, maleve dhe bjeshkëve të vendit tonë

Nga Janaq Male*

Të nderuar lexues, botimi që keni në duar është disi i veçantë në përmbajtje dhe me shumë autorë! Në përmbajtje të tij, janë mbresa e kujtime që lidhen me një person të përveçëm, që puna dhe jeta e lidhi me shumë të tjerë. Disa syresh kanë shkruar nga shumë të tjerë që mund të shkruanin. Këto nuk janë thjeshtë mbresa dhe kujtime vetëm midis tyre, por janë mesazhe, që tek i lexon të bëjnë të vlerësosh dhe të mendosh jo vetëm për personin e përveçëm Haki Kola, por dhe mënyrën si ai punoi dhe kontribuoi, falë intelektit dhe përkushtimit personal dhe bashkëpunimit me kolegët në vite.…

Lexo më shumë

Haki Kola: “Pas drurëve të çdo pylli, të shohim njerëzit me interesat e tyre”

Nga ing. Gjon Fierza *

Botimi që keni në duar, ka në përmbajtje disa nga shkrimet e inxhinierit të ndjerë Haki Kola. Këtu janë përmbledhur disa nga shkrimet e periudhës së fundit afërsisht 10-vjeçare. Ishte e pamundur që në një kohë të shpejtë, të gjenden dhe të botohen në një apo disa vëllime ato që ai ka shkruar, publikuar dhe të mbetura në dorëshkrime.…

Lexo më shumë

Fatmir Neli, poeti i jetës

Nga Mevlud Buci
studiues, poet, publicist

Puna e krijuesit ngjan me pusin e thellë, me dritën e diellit, me forcën dhe bukurinë e mineraleve të çmuara, të cilat kurrë nuk i tret dheu, nuk i vyshk koha.
Ka vite që kam lexuar poezitë e Fatmir Nelit, ka vite që e mbaj një peng për të gdhendur sadopak fjalët e zemrës, e të vërtetës për këtë krijues zemërdritë, mendjendritur e mbi të gjitha një pendë e shenjtëruar për jetë, filozofinë dhe dritën e shpirtit njerëzor.…

Lexo më shumë

ZGJEDHJET VENDORE NË MAQEDONINË E VERIUT

Nga SHUAIP MARKU

“If you win, you will be happy, if you lose, you will be wise” (Në qoftë se fiton, do të jesh i gëzuar; në qoftë se humb, do të jesh i mençur).

Me këtë fjali do e filloja këtë shkrim lidhur me këtë fushatë zgjedhore.
Le të jetë kjo fushatë një arenë idesh, që pa marrë parasysh se cili do të fitojë, idetë do të jenë një bazë e mirë për zhvillimin e Dibrës.…

Lexo më shumë
1 2 3