Gjyqe, borxhe dhe shpyllëzim: Pasojat që lanë pas HEC-t në liqenet e Bulqizës

Liqeni i Zi në Valikardhë të Bulqizës, i shpallur monument natyror. Foto: Geri Emiri.

Punimet për ndërtimin e HEC-eve që furnizohen nga një grup liqenesh mes Valikardhës dhe Martaneshit, përfshirë Liqenin e Zi që është monument natyre, kanë krijuar një varg konfliktesh dhe procesesh gjyqësore mes kompanisë, autoriteteve dhe banorëve.

Në dhjetor 2018, bashkia e Bulqizës paditi kompaninë “Teodori 2003” me pretendimin se i detyrohej 34.5 milionë lekë qira të papaguar dhe kamatëvonesa. Sipas akt-padisë, kompania që  ka prej vitit 2003 një kontratë koncesionare me qeverinë për të ndërtuar HEC-e duke shfrytëzuar ujin e disa liqeneve akullnajore, duhej t’i paguante bashkisë qira për shfrytëzimin e fondit pyjor, në bazë të kontratave të lidhura më herët me ish-Drejtorinë e Shërbimit Pyjor të Bulqizës.…

Lexo më shumë

Kthimi i Musait

Prej gati 25 vitesh, ndërsa propagandonim nevojën e një rruge të re për Dibër, njëra nga pyetjet që na lodhte më shumë ishte: A ka fuqi ekonomike Dibra që ta justifikojë ndërtimin e një rruge të re?
Atëherë, kur fjala “ndihma” përmendej më shpesh se fjala “punë”, përgjigjja e kësaj pyetje nuk mund të thuhej me dy fjalë. Kërkonte argumente, fakte, statistika e shifra që edhe një ekonomist do ta kishte të vështirë t’i përpunonte.…

Lexo më shumë

Bashkitë e Dibrës nën “pushtetin” e qenve endacakë

Bashkitë e qarkut të Dibrës nuk kanë asnjë plan për trajtimin e qenve endacakë. Këta të fundit kanë “pushtuar” rrugët e qyteteve dhe janë kthyer në një rrezik për banorët. Përpos Bashkisë së Matit që ka pak ditë që ka nisur nga puna për procesin e sterilizimit të qenve endacakë, Bashkia e Dibrës, Bulqizës dhe Klosit e kanë këtë plan vetëm në letër dhe dita që mund të vihet në zbatim duket shumë e largët.

Lexo më shumë

Muharrem Gjoka, burri i mirë i Dardhës dhe Dibrës

Njëri prej djemve të mirë të Dardhës dhe Dibrës, quhet Muharrem Gjoka, njeriu që edhe pse iku shpejt nga vendlindja e tij Zall-Dardha, kthen koken pas shpeshhere dhe gjindet pranë njerëzve dhe vendit të tij. Por nuk thonë kot që mbi vështirësi, ndodh që njeriu ndërton edhe një lumturi dhe si duket rrugëtimi i tij i kahershëm, i shërbeu si një shkollë e dytë, por edhe si një trampolinë për njeriun e mirë, fisnik dhe human i cili sot gëzon respektin e të gjithëve.…

Lexo më shumë

Veip Salkurti, “shqiponja” që po kërkon lartësi të reja

Periudha e pas viteve nëntëdhjetë e gjeti Veip Salkurtin nga fshati i Rashnapojës, pranë qytetit të Peshkopisë, plot me dëshira dhe energji. A do të dinte ai ti shfrytëzonte ata në mënyrën më efikase në dobi të vetes, familjes dhe shoqërisë. Kjo pyetje i rrinte vazhdimisht në kokë dhe kur dyzohej ndonjëherë se cilën gjë duhej të bënte, nga dy ose tre mundësi që kishte, i lutej Zotit, që e besonte aq shumë, për ta ndihmuar.…

Lexo më shumë

Bulqiza ndërtoi vendin, por vendi e harroi atë

Një historian i huaj shkroi se “Po të digjej Stambolli Dibra e ngre nga themelet, por po të digjet Dibra Stambolli kthen kokën pas …”
Kështu ka ndodhë edhe me Bulqizën, masivin më të madh krommbajtës që bashkë me Batrën (një trung kromi) i jepte Shqipërisë një milionë tonë krom në vit, por Shqipëria nuk i dha asnjë kacidhe që jeta atje, jetë mbi flori, tu jepte banorëve të saj zhvillimin më të begatë në vend.…

Lexo më shumë

Detaji artistik

Detaji në gjuhën shqipe ka kuptimin «hollësi», në sferën e ligjërimit të përditshëm. Në përdorime të tjera kjo fjalë mund të marrë edhe kuptime të ndryshme. Ne do ta përdorim në sferën e letërsisë artistike ose dokumentare kur për një ngjarje, personazh ose protagonist jetësor jepen detaje artistike, që rritin shkallën e emocioneve. Në veprat letrare, në biografitë e njerëzve të shquar gjejmë mjaft detaje.…

Lexo më shumë

Gjakhumburit e jetëharruarit në kërkim të floririt…

Njerëz të lirë që dhanë jetën galerive të kromit…
Njerëz të burgosur që dolën në “liri” në një mënyrë që askujt mos i ndodhtë…
Njerëz që kur hynin galerive uronin: “Dalshim shëndoshë”…
Gjakhumbur e jetëharruar, mbledhur në një libër që tash pesë vjet askush, nga ata “kushët” lart, nuk e ka marrë në dorë, pa le ta shfletojë, të lexojë jetët e të kërkojë gjakun pikuar e rrjedhë honeve të errëta të nëntokës.…

Lexo më shumë

Ç’kemi asaj Dibre

Këtë muaj po e nisim nga fundi: Jemi të mërzitur shumë që kryeministri na refuzoi titullin Qytetar Nderi. Por ne do t’ia “fusim” prapë: Do t’i bëjmë një bust e do t’ia vendosim te Tuneli i Murrizit, një në Qafë të Buallit dhe një te Ura e Drinit… Që, sa herë të kalojmë, ta kujtojmë e ta urojmë që na bëri Rrugën e Arbrit.…

Lexo më shumë
1 98 99 100 101 102 161