Bulqiza ndërtoi Shqipërinë, por ajo e harroi atë

Shënime të gazetarit: Me rastin e 75 vjetorit të minierës së Bulqizës

Bulqiza, masivi më i madh kromëmbajtës, bashkë me Batrën, i jepte Shqipërisë një milionë tonë krom në vit. Por Shqipëria nuk i dha asnjë kacidhe, që jeta atje, jetë mbi flori, tu jepte banorëve të saj zhvillimin më të begatë në vend.

Nga Abdurahim Ashiku 

Një historian i huaj shkroi se “Po të digjej Stambolli Dibra e ngre nga themelet, por po të digjet Dibra Stambolli kthen kokën pas …”
Kështu ka ndodhë edhe me Bulqizën, masivin më të madh kromëmbajtës që bashkë me Batrën (një trung kromi) i jepte Shqipërisë një milionë tonë krom në vit, por Shqipëria nuk i dha asnjë kacidhe që jeta atje, jetë mbi flori, tu jepte banorëve të saj zhvillimin më të begatë në vend.…

Lexo më shumë

Vlerësime për zgjedhjen si anëtari i Akademisë së Shkencave të prof. Adem Buguri

Zgjedhja e Prof. Adem Bunguri si anëtari më i ri i Akademisë së Shkencave është pritur mirë nga opinioni publik. Disa prej komenteve vlerësuese për profesorin, të shkruara në faqet zyrtare në facebook të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe gazetës Rruga e Arbërit, po i sjellim më poshtë:

“Urimet më të mira për të tre akademikët fitues. Urime të posaçme akademik Adem Bungurit, pasionin, punën dhe fuqinë analitike të të cilit unë e kam ndjekur prej më se tridhjetë vjetësh.…

Lexo më shumë

Akademik Adem Bunguri, personalitet i shquar i arkeologjisë shqiptare

Copëza kujtimesh me akademik Bungurin nga profesor i asociuar doktor, inxhinier Vesel Hoxha

Kujtimet e takimet me profesorin e nderuar dibran Adem Bunguri janë të shumë. Zgjedhja e tij si anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është një nder dhe gëzim jo vetëm për profesor Bungurin dhe miqtë e tij por për gjithë Dibrën. Jetë sa më të gjatë akademikut më të ri të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, njeriut punëtor e të pa lodhur, një shembull për tu ndjekur në rrugën e ndritur të shkencës!

Lexo më shumë

Respekt dhe mirënjohje për mësuesit e mi

Myslim Shehu, me punën e tij të shkëlqyer si mësimdhënës dhe me sjelljen e tij me të gjithë prindërit e të tre fshatrave, u bë personi më i respektuar. Jo vetëm ne nxënësit, por edhe të gjithë fshatarët i flisnin me Zotni Mësues dhe jo në emër.

Zemërgjerësia e mësues Adem Shehut dhe dashuria për nxënësit shfaqej në çdo moment që i jepej mundësia.

Lexo më shumë

Për tre mësues të gjuhës shqipe nga katundi Vleshë
Kujtime si për 7 Marsin

Nga prof. HAJRI SHEHU

Tre mësues gjuhe nga katundi Vleshë. Në vitet ’50. Ata ishin Femi Xhepa, Halim Shehu dhe Hivzi Shehu. Të tre kishin mbaruar Medresenë e Naltë në Tiranë. Programi mësimor i Medresesë ishte mjaft i gjerë e mjaft formues. Edhe për dije të përgjithshme. Mësues Hivziu më ka treguar shënimet për lëndën filozofi. Dhe jam habitur kur kam lexuar faqe të tëra për Platonin dhe platonizmin.…

Lexo më shumë

Gjeologjia dhe mineralet e Dibrës,një libër me vlera të mëdha shkencore dhe ekonomike

Jetëshkrim: Kush është prof. Vesel Hoxha

Vesel Ramadan Hoxha u lind në Blliçe, Dibër më 20 tetor 1952.
Arsimimi: Ne vitin 1970 mbaron Teknikumin e Minierave dhe të Gjeologjisë në Përrenjas, me rezultate të shkëlqyera, ku është diplomuar Teknik i Mesëm Markshajder. Në vitet 1970 – 1975 ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave me rezultate shumë të larta, ku është diplomuar Inxh.

Lexo më shumë

“Gjurmë të folkut arbëror” – një enciklopedi e folkut shqiptar

Libri “Gjurmë të folkut arbëror” i autorit Gëzim V. Bara, sjell në vemendjen e publikut të gjërë vlerat e trashëgimisë folklorike kombëtare si vlerë dhe pjesë e identitet kombëtar.

Libri është një kontribut i promovimit të vlerave ku autori është munduar të na i sjellë me vërtetësi si studiues serioz dhe i vëmendshëm këto këngë e valle, vegla muzikore dhe kostume shumëngjyrëshe që vijnë nga thellësia e shekujve deri në diët tona.

Lexo më shumë

BASHKIM DUVA, MIKU I GJITHË MATJANËVE

Nga Sejdin Demiri, Burrel

Më datë 03.02.2023, Këshilli Bashkiak Mat, aprovoi njëzëri një nga vendimet e tij më të drejta, dhënien me titull “Qytetar Nderi të Matit”, Ing. Bashkim Duvës.
Bashkim Duva lindi në Bulqizë në një familje patriotike, por aktivitetin e tij të punës e pati në Mat. Bashkimi në mesin e shumë vështirësive mbaroi arsimin e lartë me rezultate të shkëlqyera si inxhinier shpimi.…

Lexo më shumë

Homazh për mësuesin veteran Ahmet Rushit Tomja

Ahmet Tomja u lind më 5 janar 1940 në Kovashicë të Grykës së Vogël, në një familje me të kaluar patriotike. Gjyshi i tij Zenel Tomja mori pjesë në luftën për pavarsi e demokraci në vitet 1905-1924. Daja i tij Bexhet Lleshi ka ndihmuar aktivisht luftën për mbrojtjen e trojeve nga pushtues të shumtë otomanë, serb e deri tek ata italianë e gjermanë, në vitet e luftës Nacionalçlirimtare.…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Sami Sulejman Kamberi, njeriu i ndershëm, i drejtë, mendjehapur

Sami Kamberi u vlerësua e nderua jo vetëm nga shteti të cilit i shërbeu me përkushtim, besnikëri e dinjitet; nga shokët, miqtë dhe të njohurit e tij; por u respektua dhe u vlerësua, për ndershmërinë, drejtësinë, njeridashjen e respektimin e të drejtave njerëzore edhe nga kundërshtarët e regjimit të atëhershëm. Sami Kamberi nderoi jo vetëm familjen e tij, Peladhinë ku lindi, Grykën e Madhe e Dibrën, por edhe çdo vend ku ai punoi nëpër Shqipëri.…

Lexo më shumë
1 10 11 12 13 14 161