Laboratori klinik-biokimik i unifikuar pranë spitalit Peshkopi, falë kontributit të Shefqet Domit, u bë një nga laboratorët më të kualifikuar në Shqipëri. Tashmë ai mban emrin e Dr. Shefqet Domi. Është vendosur paanësisht emri i duhur në vendin e duhur. Dr. Shefqet Domi punoi në shërbim të njerëzve plot 70 vjet, ai jetoi një jetë si njeri, por si mjek jetoi dy jetë.…
Lexo më shumëAutor: migaaved
recensë | “Shtegu” që ndan poezinë e vërtetë nga vjershërimi amator
(Foto 1: shtegu i fjales kopertina per shtyp 21-10-2016)
Para disa muajsh, në prag të panairit kombëtar të librit, në studion e mikut dhe kolegut tim, Bujar Karoshi, do të njihja për herë të parë, njërin pas tjetrit, dy poetë. Fillimisht do të takoja aty Ahmet Prençin, të cilin, si njeri publik, e pata fiksuar përmes ekranit si “polic”, si ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.…
Lexo më shumëMe rastin e 17 janarit, 550 vjetorit të vdekjes të Skënderbeut
… Lexo më shumëPër mendimin tim, nuk ka rëndësi në se Gjergj Kastrioti lindi në Mat, në Dibër, në Has, në Krujë a gjetkë. E rëndësishme është se ai qe, në radhë të parë, një shqiptar i madh, pastaj një dibran i madh, a matjan i madh, a hasjan i madh, a krutan i madh.
Skënderbeu, nga 26 beteja të mëdha që ka zhvilluar kundër ushtrisë më të madhe e më të egër të kohës, turqve osmanlinj, 19 beteja i ka zhvilluar në Dibër.
Dibra nga Antikiteti në Monarki, një memuar historik i shkruar me dashuri dhe përkushtim
Në cilësine e redaktorit të librit, më duhet të them dy fjalë të përmbledhura për një vepër të rëndësishme historike, që sot e kemi në dorë, falë punës me përkushtim të autorit, kolegut tonë të nderuar z. Moisi Murra.
Që në periudhën gjeometrike të hershme II (800-750 para Kr.), të njohur edhe si koha homerike, kur lindi shkrimi (rreth 750 para Kr.),…
Lexo më shumëKa maja, por nuk po ka alpinistë që të ngjiten në këto maja
Kur Sartre fitoi çmimin Nobel, ai e refuzoi, duke i shkruar edhe një letër Akademisë Suedeze, e cila u botua në “Le Figaro”, ku shpjegonte arsyet e refuzimit. Një nga ato ishte bindja e tij se shkrimtari duhet të refuzojë të kthehet në një institucion dhe se të gjitha nderet që mund t’i bëhen, të cilat e vënë lexuesin nën presion, nuk ishin të dëshirueshme për të.…
Lexo më shumëDibra në një muaj
Dita e Kurban Bajramit
Data 1 shtator këtë vit erdhi ndryshe për të gjithë besimtarët myslimanë në të gjithë botën, njëkohësisht edhe në Dibër. Dihet tashmë që pjesa dërmuese e popullatës së rrethit janë të besimit mysliman dhe rrjedhimisht kjo ditë ka qenë ditë festive për të gjithë. Stadiumi i qytetit u zgjua ndryshe të premten e 1 shtatorit, kësaj rradhe jo me lojtarët e Korabit, por me qindra qytetarë dhe besimtarë myslimanë, të cilët vendosën të falnin Bajramin pikërisht aty.…
Lexo më shumëDibra në gusht: Qyteti zhurmon nga dasmat, pyjet shkrumbohen nga zjarri
Kthimi i emigrantëve…
Erdhi vera dhe mbi të gjitha erdhën njerëzit. Qyteti që dikur mbytej në monotoninë e tij, sot mbushet përplot si asnjëherë me njerëz që kishin vite pa e ndier erën fantastike të blirëve. Pa shijuar drekat, darkat aromën dhe mallin e të afërmve që prej vitesh nuk shohin. Mëngjeset tashmë janë ndryshe dhe pse e dimë se për pak kohë, sa të mbarojnë pushimet pastaj çdo gjë do jetë si më parë.…
Lexo më shumëHidrocentrali i Skavicës
Samiti i Triestes rikthen debatin, qeveria nuk tregon detajet e projektit
Hidrocentrali i Skavicës ridel sërish në skenë pas Samitit të Triestes, i cili u zhvillua më 12 korrik 2017, ku morën pjesë 6 shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilët konkurruan me projekte për të marrë financime nga Bashkimi Europian.
Majlinda Dhuka, Drejtore e Departamentit i Zhvillimit dhe Ndihmës së Huaj në Kryeministri, gjatë një konference shtypi mbajtur me 14 korrik, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, tha se morëm “mbështetje për zhvillimin e hidrocentralit të Skavicës, një nga veprat më të mëdha energjetike të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor”. …
Lexo më shumëShoqata “Çidhna dhe Kastriotët” proteston kundër ndërtimit të HEC-it SETA 4
Paraditen e 6 majit, Shoqata “Çidhna dhe Kastriotët” protestoi për më shumë se një orë para Prefekturës së Dibrës, kundra futjes në tuba të ujit të Setës, në kuadër të ndërtimit të HEC-eve Seta 1+2, Seta 3 dhe Seta 4. Protesta u mbështet nga antarë të shoqatës dhe banorë të zonën.
Pas protestës në Peshkopi, ata u zhvendosën në Çidhën, pikërisht në vendin, ku pritet të ndërohet Seta 4.…
Islamil Hida, njeri i edukuar, fjalëpak e punëshumë
Sa herë që bisedoje me Ismailin nuk mund të rrinte pa përmendur shprehjen se “Vajkali për mua është vendi më i dashur”. Bashkëbiseduesi i jepte të drejtë me arsyetimin se me të vërtetë s’ka gjë me të dashur se vendlindja.
Vajkali, ky emër i bukur që vjen nga legjenda “Vaj i Kalit” apo sipas Nolit, “Valë Kali”, është vendi ku u lind në vitin 1938 Ismail Hida.…