Punimet fillojnë, ndërsa kontrata nuk është firmosur akoma

Tuneli i Murrizit. 3246 m.

Kompania “Gjoka Konstruksion” akoma nuk e ka hedhur firmën mbi kontratën me qeverinë shqiptare për ndërtimin  e Rrugës së Arbrit, por një nënkontraktore e saj ka nisur punimet në vendin e quajtur Ura e Çerenecit.

Muajin e kaluar, gjatë vizitës së qeverisë shqiptare në Peshkopi, kompania prezantoi një video mbi projektin e rrugës. Video 5 minutshe tregonte gjurmën e rrugës, degëzimet dhe gjatësinë e saj, pjesën e ndërtuar, aty ku punimet vazhdojnë dhe segmentet e reja të saj.…

Lexo më shumë

“Shpirti rri zgjuar” i Astrit Gjunkshit

Libri i dytë i Astrit Gjunkshit “Shpirti rri zgjuar”, nën siglën e botimeve “Nacional” është vijim i përmbledhjes së parë poetike “Botët brenda shqirtit” publikuar një vit më parë. Megjithatë ky nuk është pikëtakimi i parë i autorit me librin, pasi ai ka sjellë në shqip një kolanë botimesh të rëndësishme si “Ajzenhaueri, ushtaraku, presidenti”, “Kolin Pauell, udhëtimi im amerikan”, “Sfidat e jetës” dhe “FBI, e kaluara e turbullt dhe ardhmja e pasigurt” apo botime të tjera në shqip dhe anglisht për integrimin, sigurinë dhe diplomacinë.…

Lexo më shumë

Të dashur të rinj!

Duhet të kuptojmë që kafenetë nuk mund të jenë justifikim së po bëjmë diçka. Nuk duhet të pajtohemi me realitetin së këtu nuk jetohet apo se vetëm “toka e premtuar” mund të na nxjerrë nga situata. Tymosja nuk sjell zgjidhje, madje as alkooli apo lëndët e ndaluara nuk do të na shpëtojnë. Modelet që ne ndjekim nuk duhet të ndiqen. Mjaft mallkuam pedagogët.…

Lexo më shumë

Kalaja e Dodës  në ndarjet administrative

Dokumenti i parë i shkruar për Kalanë e Dodës është i vitit 1571. Ai është regjistrim osman. Në regjistrimet e vitit 1468 Kalaja nuk është përfshirë në defterin osman. Mendimi i studiuesve të historisë është se Kalaja më 1468 nuk ka qenë e pushtuar akoma nga osmanët. Në vitin 1571 banorët e Cerenit kanë pasur katër mbiemra të gjithë shqip, asnjë sllav.…

Lexo më shumë

Filizat e fisit Nikolli

Tre vëllezërit Nikolli: Hajrullai, Arturi dhe Dylberi, që të tre me arsim të lartë, e kanë biznesin e përbashkët. Asgjë nuk bëjnë pa u konsultuar e biseduar me njëri-tjetrin. Shumë gjëra kanë arritur deri tani, por akoma shumë projekte shfaqen në horizont.

 

Katërqind vjet me parë, Nikollët e ardhur nga Lura, kaluan në Luzni, në Katundin e Ri dhe vendosën të ndalojnë lëvizjen e mëtejshme.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit, e vetmja çështje elektorale

Edi Rama: “Rruga e Arbrit, që është një zotim solemn i yni, do të nisë nga puna me të përfunduar kontrata. Procedura është drejtë përfundimit dhe brenda shtatorit ne do të fillojmë punën dhe do t’i japim fund kësaj historie të pafund, që për çerekshekulli ju e keni dëgjuar dhe stërdëgjuar. Por unë ju them se brenda katër viteve të ardhshme, Dibra do të jetë e lidhur me Tiranën”.

Lexo më shumë

Kujtime të fshatit tim
Kafe në Athinë me një zdojanak të ri

Zdojani është vendlindja ime.
E saktë!
Ndokush do të më kujtojë Brezhdanin si vendlindja ime.
E saktë!
Në regjistrin themelor të gjendjes civile të Brezhdanit më shkruan prindërit më 11 maj 1941, plot 62 ditë pas daljes në jetë.
Kohë lufte…
Brezhdani ka qenë që herët katundi më i madh dhe më i populluar i Dibrës. Treqind shtëpi numëroheshin.
U nda në dy katunde, në Brezhdan dhe Zdojan përmes një vije ndarëse hequr nga lindja në perëndim.…

Lexo më shumë

Në trojet e Kastriotëve

Grupi nismëtar për vitin e Skënderbeut, kishte pak kohë që ishte krijuar, por akoma nuk ka marrë trajtën përfundimtare. Profesor Murat Koltraka, ish myftiu dhe mësuesi, Ahmet Çaushi, të tjerë mësues si Haki Përnezha nga Çidhna, apo Qemal Cenaj, nga Mati, janë vetëm një pjesë e grupit. Shumë shpejt pritet te bëhet një takim me intelektualë të tjerë nga Dibra e Madhe, apo më gjerë akoma, në mënyrë që grupi të jetë i përfaqësuar nga të gjitha trojet, ku Skënderbeu, heroi ynë kombëtar pati aktivitetin në ato vite të lavdishme.  

Lexo më shumë

Masakra në pyjet e Lurës është akuza dhe denoncim

Pergezoj dhe falenderoj inxhinjeret e apasionuar Hazis Porja dhe Abdulla Diku, per publikimin ne internet te fotografive lidhur me masakren pyjore te Lures, gje qe ka ngjallur komente te shumta nga nje numer i madh specialistesh. Keto jane fotografi te verteta, qe pasqyrojne realitetin e hidhur jo vetem te Parkut Kombetar te Lures por te te gjitha pyjeve te Shqiperise qe po japin shpirt e po zhduken, tamam si barka ne det te hapur qe po mbytet dhe ka leshuar sinjalin S.…

Lexo më shumë

Funeral i të gjallëve apo jetë e të vdekurve?

Nga prologu i librit:

Ky është një roman i ri i imi, personazhet enigmatikë të të cilit kanë rastisur po aq dembelë sa edhe autori. Të paktën, deri tani, më shumë mendojnë sesa flasin. Do më duhet të rri në cep të skenës, nganjëherë të hyj e të dal mes tyre, t’u zë vendin në kolltukun e preferuar, t’ua ndërpres në mes kuvendimet pasionante apo t’ua ndez me dru të lagur oxhakun rreth të cilit ulen kur unë nuk e kam mendjen te ata, por te botuesi im, akoma imagjinar.…

Lexo më shumë
1 134 135 136 137 138 161