Çeta e shpresës

Politika e jashtme antikomtare e qeverisë së Zogut, marrëveshjet me Italinë e kishin shndrruar vendin tonë në një gjysëm koloni. Dalëngadalë po përgatitej agresioni i 7 prillit. Kudo në Shqipëri shpërthyen demostrata. Enjëjta situatë ishte në Dibër të Madhe e fshatrat rreth saj. Njerëzit kërkonin të organizoheshin, kërkonin armë. Jugosllavia përforcoi kufirin dhe as që bëhej fjalë për armë e ndihmë nga ana e saj.…

Lexo më shumë

Dilemat e mëdha tonat dhe rrugës së Arbrit

Rruga e Arbërit nuk arriti të bëhet nga qeveritë që kanë ardhur njëra pas tjetrës në këto vite të tranzicionit demokratik, përfshirë edhe premtimin më të fundit të bërë nga qeveria aktuale. Dibranët, dhe jo vetëm ata, janë zhgënjyer shumë nga këto premtime dhe janë tashmë shumë mosbesues nëse kjo rrugë do të bëhet ndonjëherë. Mosbesimi është edhe më i madh përsa i përket përmbushjes së standardeve të nevojshme të Rrugës, edhe sikur ajo të mund të bëhej.…

Lexo më shumë

Sakip Ngota, baxhieri i ndershëm dhe i punës

Ishte viti i hershëm 1971, kur djaloshi nga Çetushi Sakip Ngota, lirohet nga ushtria. Që të thoshte të vërtetën, djaloshi i i ri nuk e kishte me qejf të punonte në kooperativë. Jo se nuk mundej, por vlera e pakët e dites se punës ishte shkaku që donte të shkojë diku tjetër. Familja e tij kishte nevojë për të më shumë se kurrë dhe donte të kishte një punë , apo një zanat me fitim më të madh.…

Lexo më shumë

Figura dibranësh – pishtarë të Rilindjes:

Nga Prof. dr. Bajram XHAFA

Sait Najdeni (Hoxhë Voka) (1864 – 1903) – një pishëtar i Rilindjes

Na mblodhi sot këtu në Tiranë me 7 qershor 2017 Shoqata “Bashkimi Dibran”, me rastin e përvjetorit të krijimit të saj,  për të nderuar kujtimin dhe veprën e disa prej rilindësve dibranë të brezit të dytë të periudhës së Rilindjes, që me veprimtarinë e tyre kombëtare rrezatuan në etapën e fundit të saj dhe, disa edhe në periudhën e Pavarësisë (1912-1939).…

Lexo më shumë

Për fe apo për atdhe thuri lavdi Skënderbeu?

Shkruan shumë gazeta, më tepër se për çdo problem tjetër, edhe se për problemet e jetesës. U fol në tërë televizionet, u bë bujë e madhe se myslimanët paskan vendosur një perde para tyre për të shkëputur shikimin nga përmendorja e Skënderbeut. Kujtesa ime fluturoi larg, shumë larg në kohë. Ishte mars i vitit 1953. Isha në shkollë. Aty ku sot ngrihet krenar monumenti i Skënderbeut, qëndronte mbi këmbë guri monumenti i J.…

Lexo më shumë

Ushtaraku dhe intelektuali i gjurmëve të fisnikërisë

Kur mëson gjurmët e një ushtaraku, apo intelektuali, duket sikur je përpara një kurore luleshumë, përpara një bukurie a pasurie të çmuar. E kjo pasuri janë gjurmët… Vetëm gjurmët, dëshmi e djersës, përkushtimit e humanizmit, vetëm gjurmët e korrektësisë, urtësisë e paqëtimit, e lartësojnë njeriun dhe bëjnë që të rrezatojë fisnikëria.

Kështu të ndodh kur mëson për birin e Lisit të Matit të barotit, major Rifat Haziz Malajn.…

Lexo më shumë

Lavdrim Krashi – dibrani që menaxhon politikat e strehimit në bashkinë e Londrës

Lavdrim krashi 2 me dicituren: Me kryetarin e bashkisë së Londrës, Sadiq Khan

“Atdheu përfaqëson vlerat me të cilat jam rritur, trashëgiminë kulturore të paraardhësve, të njerëzve që do…, përfaqëson vendin ku ndihem gjithmonë ‘në shtëpi’ edhe pse kaloj vetëm një muaj në vit atje”. Kështu shprehet Lavdrim Krashi, dibrani që për më shumë se 20 vite menaxhon aspekte të ndryshme të politikave të strehimit në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.

Patriotizmi ka rrënjë të thella në mendjen dhe shpirtin e tij.…

Lexo më shumë

Josif Bageri i Rekës së Dibrës

 

Haki Stërmilli s’i mbeti borxh Dibrës në kohë të zisë

Dhe Dibra Haki Stërmillit po në të njëjtën masë.

Josif Bageri iu përkushtua me ashk e dashuri poezisë

Dhe për flamurin e Ismail Qemalit s’harroi të flasë1.

 

Un jom Shqypeja e Shqypënis

Sqohi, or zoqt e trimnis …

Un jom shpeza e furrikut,

Epni dërmën ma rrezikut.

Mjaft në t’errët, n’vorfuni,

Sqohi trima, zoqt e mi …2

 

I.

Lexo më shumë

Fisi Doda në Reç të Dibrës

ORIGJINA
Dy vëllezër Dod Gjaksi dhe Mark Gjaksi ishin me origjinë nga Shkodra dhe mbiemri Gjaksi atëherë u kishte ngelur se me shumë shtëpi e fise në Shkodër ishin vra e kishin ra në gjak. Duke qenë se në Shkodër kishin më shumë se tridhjetë gjaqe dhe në të njëjtën kohë, ata i ndiqte për t’i arrestuar dhe Qeveria Osmane. Dy vëllezërit Doda dhe Marku u larguan nga Shkodra dhe u vendosen për të jetuar në fshatin Ploshtan të Dibrës.…

Lexo më shumë

NË MANASTIR, KU LINDI ALFABETI I GJUHËS SHQIPE DHE “QYTETI I KONSUJVE”

 Që kur ishim në gjimnaz, në vitet e 60-ta, për profesor të gjuhës shqipe kishim Mahmud Hysën, një personalitet me plotëkuptimin e fjalës, ligjërues me të gjitha tiparet e që mund t’i ketë një pedagog i mirëfilltë , me njohuri te rralla. Në një orë mësimi, na sugjeroi, jashtë programit shkollor  për çdo ditë të mbajmë ditar. Me shumë respekt dhe dashuri u morëm vesht se do të veprojmë.

Lexo më shumë
1 138 139 140 141 142 161