Vjollca Kola, një jetë në arsim

Vjollca Kola

Ajo lindi në një familje të madhe me 5 fëmijë, me prindër që bënë gjithçka që këta fëmijë të edukohen dhe arsimohen, pavarësisht çdo pengese të atëhershme. Kjo familje u fali aq shumë dashuri fëmijëve të saj, saqë bija e kësaj familjeje e shpërndau pa kursim në breza të tërë. Ajo tashmë është në pension dhe pas 38 vjetëve në arsim akoma ruan mirësinë, artin e fjalës dhe dashurinë e pakursyer për këdo që ka pranë.…

Lexo më shumë

Ali Puca, mësuesi me zemër të madhe

Ali Puca

Gryka e Madhe është shquar gjatë gjithë historisë së saj në luftën për liri dhe pavarësi. Ajo ka nxjerrë burra trima, të mençur, udhëheqës e prijësa popullorë, heronj e dëshmorë që mbetën të paharruar, si Mustafa Shehu, Fasli Malja, Sal Meta, Ismail Baloshi, Ahmet Loka, Sal Zeneli, Sulejman Shehu, Jakup Cani, Hasan Pata, Isak Metalia, Jashar Kola, Ramiz Hyseni, Ramadan Cani etj.…

Lexo më shumë

PESHA E MARSIT TË VRARË

Baba Faja me baballarë të Këshillit Botëror Betkashian pak ditë para se të vritej.

  ”E vranë, mami?”

  Jo, shpirt… Ti ke mua. ” *

Rëndon nëpër vite pesha e hidhur e marsit të vrarë. Një varg i gjatë njerëzish lëviz në rrugën e Elbasanit. Të heshtur, si kortezh. Mes tyre – Xixa . Mban për dore voglushin. Ai erdhi në këtë botë si dhuratë e shenjtë dashurie.

Në qafë te kodrës së Saukut kthejnë majtas për në selinë e shpirtrave, ku zbardhon qyteti i mermertë në heshtje të dhimbshme.

Lexo më shumë

“Gurët e Skënderbeut”, monumenti historik që po pret Bulqiza

Skulptori i ri, Etmond Balja, para monumentit “Gurët e Skëndërbeut”, vepër në proces realizimi.

Etmond Balja është vetëm 24 vjeç, një student me shumë të ardhme në fushën e skulpturës, i cili tani po merret jo vetëm me një vepër artistike, por edhe po kryen një kontribut atdhetar. Ai është duke kryer një vepër artistike, një monument 3 metër të lartë dhe 3.5 metra të gjerë, të titulluar “Gurët e Skenderbeut”.
Asllan Daxha ishte nismëtari i këtij projekti, i cili edhe me mbështetjen e pakursyer të djemve e biznesmenëve bulqizakë, Bukurosh Koçi, Eduard Keta, Myfit Duriçi, Ismail keta, Diamant Tançi, Azis Keta, Arben Cupi, Artan Lamani, Delfin Tançi, Naim Cupi etj.,…

Lexo më shumë

Atdheu jam une

E lexova me nje frymë vëllimin e pestë poetik të poetit Islam Çenga. Kemi nevojë të lexojmëpoezi të tillë që tingëllon ëmbël, një poezi njerëzore me taban kombëtar  e dashuri universale.

Islamin e njoh dhe e kam lexuar që herët. Ai ka shkruar që në gjimnaz dhe ka botuar në faqet e shtypit lokal e në gazetën “Zëri i Rinisë”. Më pas e vazhdoi rrugën e poezisë në Universitetin e Shkodrës.…

Lexo më shumë

Argjendi, vogëlushi dibran që përfaqësoi Shqipërinë në Europë

Dibra gjithmonë ka qenë nje burim i madh i talenteve të cilët kanë shkëqyer në fushat ku ato kanë operuar. Argjendi është një prej tyre. Ai është vetëm 13 vjec, lindur më 16 shtator 2004 nga  një familje e thjeshtë e cila e mbështet kudo që ai shkon.  Ai është 2 herë kampion Shqipërisë, fitues i 9 të medalieve dhe përfaqësues i Shqipërisë në kampionatin Ballkanik zhvilluar në Edirne të Turqisë.…

Lexo më shumë

Regjisori Bajram Torba vë në skenë “Fjala gdhend gurin”

Aktiviteti pati karakter konkurrues të fjalës artistike, me poezi të përzgjedhura nga poetë shqiptarë. Ideja dhe regjia e këtij aktiviteti ishin nga Bajram Torba, ndërsa moderimi u bë nga Eltona Lakuriqi.

Në këtë aktivitet morën pjesë 16 konkurrentë recitues: Sibora Huta, e cila ishte më e reja nga të gjithë konkurentët pjesëmarrës, e cila vinte nga Tirana, pastaj vinin: Lediona Braho, Dritan Thomorai, Artiola Hoxha, Fjola Gjonaj, Xhiliola Lamaj, Adela Hila, Elsard Ngjeci, Netida Mata, Gerta Cano,  Klea Rrapaj, Emelinda Sheti, Eglantina Babqori.…

Lexo më shumë

PROF. DR. HASAN ÇIPURI – TERMINOLOGU I SHQUAR USHTARAK

Gjeniu është titulli i librit shkencor-popullarizues të Enver Kaloshit. Gjeniu është profesor doktor Hasan Çipuri. Titulli është i spikatur. Hasan Çipuri ka shkruar e ka botuar 32 560 faqe shtypi. Ka udhëhequr 24 vepra kolektive (fjalorë terminologjikë ushtarakë shqip-anglisht-rusisht etj.). 32 fjalorë shqip-gjuhë e huaj mbajnë emrin e Hasan Çipurit si autor, si bashkautor e si drejtues shkencor (kryeredaktor). Ka hartuar 160 zëra enciklopedikë.…

Lexo më shumë

Sllova është e Dibrës, Sllovana është e imja

Trandafile Molla Baja, vajza durrsake që shkruante poezi që në kohën e gjimnazit,  është e martuar që në vitin 1975 me Ramazan Baja nga Sllova. kanë jetuar në Durrës, por prej vitit 2002 u largua familjarisht për në Itali, në Novara, ku aktualisht jetojnë dhe punojnë. Në një intervistë për gazetën “Rruga e Arbërit” rrëfen për jetën dhe poezinë…

 

 – Kush është Trandafile Molla Baja?

Lexo më shumë

Gruri, kultura që po mbillet çdo vit e më pak

Korrja e grurit | Foto: B.Karoshi

Qarku i Dibrës mbjell zakonisht një sipërfaqe prej rreth 3000 hektarësh. Të dhënat tregojnë se në vitet në vazhdim, sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë, po vjen në ulje të vazhdueshme, duke bërë një zbritje drastike me gati 1000 hektarë, në vitin aktual. Arsyet për këtë janë të shumta.

Në qarkun e Dibrës, ka fshatra të thellë, malorë me rrugë të ngushta, dhe pamundësi për të shkuar kombajna për korrje, apo makineri të tjera.

Lexo më shumë
1 142 143 144 145 146 161