Dodë Bibë Vladi, kreshniku i Lurës

Lura, jo vetëm është një vend i bukur, të cilën natyra e ka stolisur me të gjitha bukuritë natyrore, por është edhe vendi që ka nxjerrë burra kreshnikë, të njohur jo vetëm në Lurë, por edhe jashtë saj.
I tillë ka qenë Dodë Bibë Vladi nga Lura e Vjetër. Lindi në një familje me tradita atdhetare. Të parët e Dodës, të njohur për besë e trimëri, bujari e mikpritje, punëtorë e të respektuar, për bëmat e tyre jo vetëm janë respektuar por dhe shpërblyer.…

Lexo më shumë

Libra të rinj nga Naim Berisha

Vlerësime për Naim Berishën

Naim Berisha shkruan pastër dhe pa estetizime e letrarizma të panevojshme. Deri tani e ka përballuar me sukses maratonën e pamëshirshme në hapësirën e poezisë, këtë vrapim të madh që është krejtësisht i pakorruptueshëm. Naimi premton shumë për të ardhmen. Dritëro Agolli (1996)
Naim Berisha nuk vjen nga librat, por nga nëna. Ai mëson nga letërsia, por nuk imiton letërsi.…

Lexo më shumë

Kostandini e Doruntina dhe legjenda e Rrugës së Arbërit

Në dalje të Tiranës, paksa poshtë varrezave të Tufinës, qëndron një tabelë rrugore me emërtimin “Rruga e Arbërit”. Këtu e ka zanafillën kjo rrugë, ndërtimi i së cilës është kthyer ne legjendë. Dhe, si padashur, të shkon mendja tek nje legjendë tjetër e lashtë që lidhet me varrezat, siç është legjenda “Kostandini dhe Doruntina”. Në mënyrë të beftë, mendja fillon të punojë e të përqasë këto dy legjenda me analogjitë dhe ndryshimet e tyre.…

Lexo më shumë

Histori / Konti Gjuric Vladani, komandant i shquar i ushtrisë së Skënderbeut

Gjuric Vladani njihet në histori si një nga komandantët dhe luftëtarët më të shquar të ushtrisë shqiptare të shek. të 15-të. Për fat të keq, për këtë Aranit dhe luftëtar të madh të ushtrisë së Skënderbeut nuk ka shumë të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e tij, ç’ka e ndërlikon edhe më shumë biografinë e këtij aristokrati shqiptar. Në vitin 1981 Prof.…

Lexo më shumë

Ganimete Jashanica një këngë të re për Dibrën e Madhe

Ganimete Jashnica

Ganimete Jashanica, motra e Dibrës së Madhe,
pret përkrahjen e dibranëve për projektin e ri

Kënga është elementi kryesor që e ka krijuar populli ynë për t’i shprehur ndjenjat e tij ndër shekuj. Asnjë fatkeqësi, pushtim apo edhe fe nuk e kanë errësuar dot rrezëllimin e këngës në gojë e zemër të popullit shqiptar. Asnjë jetë shqiptare nuk mund të ketë qenë jashtë veprimit trazues të këngës, kjo falë grupit të atyre artistëve që me zërin e tyre ditën të depërtojnë në “palcën” e çdo patrioti shqiptar.…

Lexo më shumë

Intelektual i vlerave dhe përkushtimit për jetën

Krenaria dhe thjeshtësia, dy tipare të çmuara njerëzore, dy shina jete, të cilat, siç thotë populli, lum kush i ka. Krenarinë e ka intelektuali i përkushtuar, i urtë e zemërdlirë. Thjeshtësinë e ka po ky, por që djersë e shpirt i ve në sherbim të popullit, të jetës, të njerëzve në nevojë.
E dha mirësia, si i thonë, të njoh mjekun Kurt Kurti, birin e Shkallës së Xibrit të Matit, për atë që kisha dëgjuar për punën dhe provat në sherbim të detyrës.…

Lexo më shumë

Për në Petralbë, një rrugë drejt historisë

Banesa e Elmaz Dezhgiut - Guri i Bardhe

Banorëve të Klosit dhe fshatrave për rreth, kur dëgjuan zhurmën e mjetit që hapte rrugën për në Kalanë e Petralbës, duhet tu jetë dukur një gjë normale. Prej vitesh nëpër fshatra po bëhen përpjekje të mëdha për të ndërtuar infrastrukturën aq shumë të nevojshme dhe po aq shumë të munguar. Traktorët hapin kudo akse që në të shumtën e rasteve dimri i bën përsëri të pakalueshme.…

Lexo më shumë

Tri arsye pse i kam mohuar ato që kam shkruar sipas metodës së realizmit socialist

Mexhit Prençi është i njohur si kritik letrar, studiues, eseist e publicist. Kritika e tij është zë i veçantë në rafshin e dramës dhe të spektaklit.
Mexhit Prençi ka lindur në Bardhaj-Reç të Dibrës, më 15 mars 1937. Që nga viti 1961 e këtej jeton e punon në Tiranë. Moshatarët e tij dibranë e njohin dhe e vlerësojnë, të rinjtë janë të pakët ata që e njohin, ca të tjerë e kritikojnë se ka bërë pak për Dibrën në rrafshin e letrave, ndaj, një intervistë me të për gazetën ishte e planifikuar prej kohësh.

Lexo më shumë

Jufkat, tradita dhe biznesi i dibranëve

Në kuadër të një udhëtimi të gjatë dhe mjaft të bukur, nëpër Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, ndalesa e radhës ishte në Dibrën time. Ku me shumë kënaqësi, vizitova komunën e Dibrës, dhe pashë nga afër edhe ndryshimet e mëdha të qytetit, të cilat rezultojnë sot në atë që thuhet me mbajtjen e premtimeve nga ana e kryetarit të saj Ruzhdi Lata – dhe punën e vet dibranëve, sidomos, asaj në rritjen e mirëqenjes së tyre, dhe zhvillimin e biznesit.…

Lexo më shumë

Kënga e Hajredin Pashës, “pasaporta” e çdo dibrani”

Thesari popullor i Dibrës është tepër i pasur dhe i mjaftueshëm për të zënë vend meritor në mesin e thesarit kombëtar. Në këtë thesar hyjnë vargje lirike, këngë historike, e shumë këngë me motive të tjera. Populli dibran njerëzit historik i ka gdhendur si të thuash në kujtesën e tij, një pjesë për të cilët ka thurrur dhe këngë. Këngët historike dibrane kujtojnë “motin e shkuar” apo betejat kundër pushtuesve të huaj, ku populli është larë me gjak për liri dhe për trimat kanë thurrur këngë.…

Lexo më shumë
1 149 150 151 152 153 161