Adem Islam Hoxha i Çidhnës, heroi i rezistencës ndaj monarkofashistëve grekë

Njëqint vjet më parë, më 9 janar 1917, në Çidhën të Dibrës lindi Adem Islam Hoxha, emri i të cilit hyri në historinë e kombit për aktin e pashembullt heroik në rezistencën ndaj monarkofashistëve grekë, gjatë provokacioneve të njohura të gushtit të ‘49.tës. I mbetur jetim që 6 muash, pasi babai Islami dhe nëna, Lihja i vdiqën nga epidemia e tifos e vitit 1917, Ademi do të rritej dhe edukohej nga gjyshi i tij, Abdurrahmani (Hoxhë Kuta).…

Lexo më shumë

100-vjetori i shkollës shqipe në fshatin Burim (Allajbegi) në Maqellarë

Thuhet se ka nisur shkolla shqipe në vitin shkollor 1916- 1917, por me ikjen e austro- hungarezëve dhe me pushtimin serb, në këtë periudhë të tmerrshme për gjithë trevën, shkolla nuk vijoi dhe u mbyll.
Në historikun e Arsimit dihet se Austro Hungaria ka bërë një politikë pozitive arsimore duke filluar me Komisinë Letrare të Shkodrës, por në zonën tonë nuk la gjurmë për t’u mbajtur mend.…

Lexo më shumë

Prej balte me qenë,veç prej Dibre të jesh

  • Piktori Serxho Petrela, i parë me sytë e një miku

Njohja

Sapo kishim ardhur nga Peshkopia në Tiranë ato vite kur Shqipëria u hap ndaj perëndimit dhe ndoshta, si vetvetiu, u vendosëm në lagjen e dibranëve për të ndërtuar jetën në kryeqytet. Tjetër botë, sigurisht. Njerëz të ndryshëm, dialekte të ndryshme në Tiranën e atyre viteve. Dhe në rrugën që përshkoja çdo ditë, “Hoxha Tahsim”, si lija pas Shkollën e Kuqe, diku në rrugicën pas saj, më binte në sy një dyqan ku shiteshin piktura.…

Lexo më shumë

Të injoruar por jo të dorëzuar

Të indinjuar nga injorimi sistematik i Dibrës nga shteti shqiptar, dhe veçanërisht nga premtimet boshe dhe mashtrimet e qeverive që nga viti 2005, më 18 mars 2013, një grup intelektualësh dibranë në Tiranë dhe jashtë vendit iniciuan peticionin online për Rrugën e Arbërit. Për këtë vepër, dibranët po lobojnë pa reshtur që prej një çerek shekulli, me shprese se, në demokraci, edhe ata do të jenë të barabartë mes të barabartëve.…

Lexo më shumë

Unë zgjedh të jetoj pa dhunë

“Një britmë shurdhuese,disa tinguj të një frymëmarrjeje të lodhur ,fytyrë e saj që mbytet në det lotësh dhe guaskë e krenarisë që i humb në shkretëtirën e mëkatit të tjetrit pasohen nga zhurmë hapash të një kolonizatori jetësh, nënqeshje djallëzore dhe vështrimi ulkonjar i atij,që është dhe burgu shpirtëror i asaj.” Këto janë vetëm disa detaje nga qoshet e errëta të situatave ndërmjet çifteve shqiptare ,të cilat vazhdojnë të përbalten dhe në rrethanat e ditëve të sotme nga llumi i injorancës, që i ka përlyer tashmë mendimet e shumë meshkujve të prangosur nga padija.…

Lexo më shumë

Shpresa të thyera…

Nga SAMET ZAGRADI

Arlida lindi në një nga fshatrat e thellë të Dibrës. E lindur në një familje të madhe,ku kushtet ekonomike ishin mjaftë të vështira për të mos thënë të papërballueshme për një jetesë normale. Ajo ishte fëmija i parë i kësaj familje duke u pasuar më pas nga 7 motra e një vëlla. Një familje që çdo vit gëzonte ardhjen e një fëmije ,por hidhëroheshin më pas sepse ky fëmijë nuk ishte djalë.…

Lexo më shumë

Toponimia e Çidhnës në një vështrim etnotekstor 

Nga shaban sinani 

Studimet shqiptare i kanë një detyrim shumë të madh toponimisë. teza se vetëm emërtimet e mëdha (të maleve, lumenjve, qyteteve, kështjellave dhe krahinave) kanë rëndësi për etnogjenezën e shqiptarëve, së cilës iu përmbajt e. çabej në të gjitha studimet e tij etimologjike, duke qenë një premisë që i siguronte kthjelltësi kësaj diturie, historisë së gjuhës, nuk ishte me vend të zbatohej edhe në disiplina të tjera, në mënyrë të veçantë në gjuhësinë etnotekstore.…

Lexo më shumë

Koha për Bio

Arroret, si arra, lajthia, gështenja, janë në “shtëpinë e tyre”. Ato janë pothuaj në gjendje natyrore, nuk spërkaten, nuk plehërohen, dhe si të tilla, mund të konsiderohen si prodhim bio.

Rrethi i Dibrës do të ishte shumë i përshtatshëm për ngritjen e fermave që synojnë prodhimin bio. Klima e përshtatshme për disa kultura të veçanta, ajri i pastër, lartësia mbi nivelin e detit, e bëjnë shumë të mundur një gjë të tillë.

Lexo më shumë

Jahja Domnori, mësuesi i Allajbegisë

Jahja Domnori, atdhetar, publicist, edukator, ekonomist, eurid, personalitet i arsimit dhe kulturës shqiptare.

Mësuesi merituar Jahja Domnori në vitin 1945 deri në fund të viti 1947 ka qenë kryemësues në shkollën e Allajbegis të Njësisë Administrative Maqellare në Dibrës , e cila kremton këtë vit 100 vjetorin e hapjes të saj. Për 100 vjetorin e kësaj shkolle ka shkruar kolegu im Ramazan Ilnica, ndërsa unë po shkruaj për mësuesin Jahja Dommori.…

Lexo më shumë

Fredi i vogël me zemër të madhe

Tirana, e madhe disi në raport me qytetet e tjera shqiptare, ofron argëtim, kënaqësi, dëshirë paksa për të jetuar, por se edhe kaq padrejtësi, realitet të ashpër, e tillë shndërrohet hera-herës. Kryeqyteti është i ashpër për njerëzit normalë në kuptimin fizik të fjalës, e lëre më pastaj për ata që për një apo tjetër arsye, në jetë kanë pësuar ndonjë dëmtim fizik, vuajnë nga ndonjë sëmundje apo janë shtresa të margjinalizuara të shoqërisë.…

Lexo më shumë
1 150 151 152 153 154 158