Dodë Bibë Vladi, kreshniku i Lurës


Lura, jo vetëm është një vend i bukur, të cilën natyra e ka stolisur me të gjitha bukuritë natyrore, por është edhe vendi që ka nxjerrë burra kreshnikë, të njohur jo vetëm në Lurë, por edhe jashtë saj.
I tillë ka qenë Dodë Bibë Vladi nga Lura e Vjetër. Lindi në një familje me tradita atdhetare. Të parët e Dodës, të njohur për besë e trimëri, bujari e mikpritje, punëtorë e të respektuar, për bëmat e tyre jo vetëm janë respektuar por dhe shpërblyer. Doda u rrit krenar për prejardhjen e të parëve të tij, por vetë kaloi një jetë me plot vështirësi, por me punë, guxim, vendosmëri arriti që t’i kalojë vështirësitë dhe të bëjë emër për mirë.
Dodë Bibë Vladi ishte i dashur me njerëzit e afërm të tij, por dhe me fshatin dhe i njohur për pritjen e përcjellje më gjerë. Ai i gëzonte pa masë njerëzit e miqtë që i shkonin në shtëpi, kur thirrej emri i Dodë Bibë Vladit, nga jehona mikpritëse e tij gëzohej edhe dhoma dhe miku apo vizitori i rastit, respektohej dhe i qeshte fytyra nga pritja që bënte. Ky njeri tepër i dashur e gojëmbël. Dodë Bibë Vladi e respektonte fisin e tij, i donte shokët, i ndihmonte dhe gjithmonë u qëndronte pranë. Dodë Bibë Vladi, ky njeri me vlera gjigante njerëzore, ishte nip te fisi i nderuar i Doçit. Aq shumë i donte dajat e vetë sa nuk kursente asgjë për to. E donin dajat por dhe ai i donte shumë. Dodë Bibë Vladi ndihmoi Gjokë Doçin dhe u interesua me të afërm të tjerë, Gjokën si jetim e ka dërguar në strehën varfërore në Shkodër, ku ai i shkollua dhe u formua me ato ide të cilat e çuan deri në aktin sublim që u bë hero i popullit dhe ra heroikisht në luftë kundër gjermanëve. Për formimin e Gjokës ka një meritë të veçantë Dodë Biba, nipi i Doçit të Lurës. Gjoka nderoi veten, Doçet, nipin Dodë dhe gjithë Lurën me luftën që bëri. Pra Doda ishte dhe humanist i madh, bujar e i dashur. Dodë Biba është nipi i Doçit, i ka dashur dajat e vetë gjithnjë, por dhe ato e kanë dashur, e mbanin afër se ishte i vetëm, vinte, punonte e shoqërohej me dajat e vet se për fat i kishte afër. Por Doda jo vetëm si nip i nderuar, por si njeri i madh ka ndihmuar pa masë dajat e vet në momente të forta. Doda ishte i lidhur me forcat partizane, djemtë e tij Biba, Nikolli dhe kushëri Marku punonin për çlirimin e vendit. Në kohën kur partizanët kaluan në Lurë, ato u pritën nga Lura e vjetër dhe shumë partizanë kanë qenë edhe te Gjon Bibë Doçi, i cili ishte major. Pas këtyre momenteve vjen një situatë që shtëpia e dajave të Dodë Bibës, do të digjej nga forca që nuk e dinin veprimtarinë e gjon Bibë Doçit. E në ato çaste kritike, ku Doçi pothuaj se me atë rast do të eliminohej në të gjitha gjërat, roli i Dodë Bibës që shumë i madh. Familja Doçi ishte në mal, shtëpitë do të digjeshin dhe Doçi do të shuhej ndoshta edhe padrejtësisht. Atëherë Doda me guximin e tij të madh, me trimërinë e rrallë që kishte dhe si nip i dashur i Doçit niset dhe shkon e takon Mehmet Shehun, Komandant i Brigadës 2 Sulmuese, e vë në dijeni dhe e njofton se Doçit që ka pritur e përcjellë partizanët po i djegin shtëpitë dhe po e shkatërrojnë atë familje padrejtësisht. Mehmet Shehu i jep letrën Dodës ku theksohej se familja e major Gjon Bibë Doçit nuk i ka lyer duart me gjakun e popullit dhe prandaj të mos i digjet shtëpia dhe familja Doçi të kthehet në shtëpi, sepse nuk e prek kush. Kështu Dodë Biba bën vepër shumë të madhe, që brezat e familjes Doçi nuk duhet ta harrojnë asnjëherë dhe për këtë veprim me pasardhësit e Gjon Bibë Doçit, i jemi tepër mirënjohës atij veprimi që bëri Doda për familjen tonë. Doda luftonte edhe për luras të tjerë që ka shembuj plot që ka bërë mirë. Por edhe me dajën e vet Llesh Bibë Doçin nipi Dodë Bibë Vladi është treguar burrë trim dhe shumë i dashur. Në kohën që Llesh Bibë Doçi do të arrestohej edhe padrejtësisht, Doda, shkon dhe e lajmëron: Dajë ik, largohu se do të arrestojnë. E kush mund të lajmëronte në atë kohë për ato veprime? Vetëm një njeri trim e shumë i dashur si Dodë Biba. Prandaj Doda është ndër nipat më të mirë të shtëpisë së Doçit. Ai ishte kushëriri i Mark Ndoc Vladit, Beqir Valterit, Dalip Kacit, Gjokë Lleshit, Ali Musë Hotit, Hamit Kolës etj. Dashurinë për dajat e vazhduan edhe Biba, Nikolli e Gjoni djemtë e Bibës. Familja e Dodë Bibë Vladit ka spikatur dashuri njerëzore, humanizëm. Doda dhe djemtë e tij e njihnin jetën prandaj Biba i shkolloi djemtë e vajzat. Nga familja e Bibë Vladit doli mësuesja e parë e Lurës, Margjela Vladi, doli deputeti Dodë Bibë Vladi (i riu). Dodë Bibë Vladi jetoi një jetë mbi një shekull, por gjithmonë ishte zemërmirë, bujar dhe edukoi brezin e ri me shembullin e vet. Dodë Biba është modeli i njeriut të mirë. Ai ishte një burrë fisnik, një kreshnik malesh.