Diga e Skavicës – gjëja e fundit që i duhet Shqipërisë

Projekti i hidrocentralit të Skavicës përfshin një digë të madhe të ndërtuar në një grykë të pacenuar me shkëmbinj të lartë pranë fshatit Skavicë në bashkinë e Kukësit. Ndikimet më të theksuara do të ishin në bashkinë Dibër. Rezervuari i madh do të ndikojë, sipas bashkisë, deri në 15,138 hektarë (58 milje katrorë) tokë, kryesisht tokë bujqësore dhe pyje, por edhe 41 fshatra.…

Lexo më shumë

Ka shpresë për Lurën!

Prej shumë vitesh janë bërë tentativa e ndërmarrë nisma (ndonjëherë edhe serioze) për ta ringjallur Lurën. Ndoshta për të dhënë një mesazh se pas çdo shkatërrimi, nëse do, mendja dhe vepra njerëzore mund të bëjë mirë me natyrën, mund të ndihmojë në ringjalljen e sajë.

Me rëndësi jetike është që investimet në pyllëzime të bëhen prioritet në nivel kombëtar, për ta ringjallur dhe njëherë natyrën.

Lexo më shumë

Në Korab, Olimpin e Shqipërisë

Shtegu është shumë i bukur dhe me plot kontraste. Në orën e parë të ecjes shpesh kalon nëpër pyje, pastaj shfaqen fusha të bukura, rrethuar nga një panoramë impozante kodrash. Në horizont dukej qafa e fundit para ngjitjes në kodrën e Korabit…

Nga Enver Robelli

Herën e fundit kur kisha kaluar nëpër Kukës me veturë, ende nuk ishte hapur autostrada, që quhet “Rruga e kombit”.…

Lexo më shumë

Pse duhet të krijohet Bashkia e Kalabardhës?

 Nje propozim – 2 qendrime

Shoqata Atdhetare Kulturore Artistike “Hazis Lila” i ka dërguar një shkresë Kuvendit të Shqipërisë ku i kërkon, që në kuadrin e rishikimit të reformës territoriale, të marrë parasysh edhe krijimin e një bashkie të re në Qarkun e Dibrës, të cilën ata e quajnë “Bashkia e Kalabardhës”.
Sipas kryetarit të kësaj shoqate, z. Kadri Dauti, kjo bashki duhet të krijohet nga njësitë administrative Ostern, Trebisht dhe Steblevë.

Lexo më shumë

Bilanc i qeverisjes vendore: Arritjet dhe sfidat e 4 bashkive që qarkut të Dibrës

Bashkia Klos kërkon:

  • Rikualifikimin Urban të qytetit
  • Rikonstruksionin e shkollës së mesme në Suç
  • Ndërtimin e ujësjellësit rajonal dhe Nj.A. Xibër
    Ndërtimin e urës mbi lumin Mat
  • Qendra sportive, kënd lojrash dhe qendër sociale

Bashkia Mat kërkon:

  • Rrugën e re Mat – Mirditë
  • Rivitalizimin e sheshit “A.Zogu”
  • Ndërtimin e linjës së furnizimit me ujë të Burrelit
  • Rikonstruksionin e unazës së madhe
  • Rehabilitimin e kanaleve të ujërave të zeza të qytetit

Bashkia Bulqizë kërkon:

  • Rikonstruksionin e spitalit të Bulqizës
  • Asfaltimin e rrugës së Martaneshit
    Ndërtimin e një landfilli
  • Ndërtimin e dy shkollave të reja
  • Ndërhyrje në përmirësimin e rrjetit të furnizimit me energji elektrike

Bashkia Dibër kërkon:

  • Ndërtimin e rrugës Herbel-Peshkopi
  • Ndërtimin e rrugës Arras-Lurë
  • Finalizimin e landfillit rajonal
  • Ndërtimin e banesave sociale
  • Ndërtimin e kanalit vaditës në Maqellarë.
Lexo më shumë

Maqellara, perlë e natyrës shqiptare

Nga HALIL RAMA

Maqellara, njësia më e madhe administrative e Bashkisë Dibër dhe e qarkut me të njëjtin emër, për të dytin vit radhazi përjeton ditë-festën e saj. Nismëtarë dhe protagonistë të kësaj dite, dy kolegë gazetarë dhe shkrimtarë të njohur, Osman Xhili dhe Setki Jashari. Prej disa ditësh ata ftuan nëpërmjet rrjeteve sociale intelektualë të zonës, vendas e me banim në Tiranë, Peshkopi e Bulqizë, si dhe emigrantë të ardhur për pushime në vendlindjen e tyre.…

Lexo më shumë

Valle dibrane

Nga Mikaela Minga

Ka mënyra të ndryshme si mund të hysh në dialog me vepra të caktuara arti, madje edhe të rrish gjatë me to. Kjo më ndodhi me Valle dibrane, vepër e piktorit Bajram Mata. Ngacmimi fillestar erdhi gjatë një bisede rreth veprës, organizuar në kuadër të ekspozitës “Tirana Patience”, hapur rreth dy vjet më parë në Galerinë e Arteve.…

Lexo më shumë

Luiza Gega po çudit botën me shpejtësinë e saj

Komentatorët gjermanë në stadiumin e lojërave olimpike të Mynihut çuditen me shpejtësinë e Luiza Gegës.

Nga Enela Shehu Markja, Mynih

„Sehr Souverän!“ – Tepër e sigurt. Luiza Gega shpallet kampione Europe në garën e 3000 metrave me pengesa me kohën 9:11.31, duke shënuar jo vetëm një rekord personal, por edhe një rekord europian.
Nga 11 deri më 21 gusht u zhvillua në qytetin e Mynihut Kampionati Europian i Atletikës, aktiviteti më i madh sportiv veror, që nga Lojrat Olimpike në verën e vitit 1972.…

Lexo më shumë

Mesazhi i kampiones pas suksesit Gega: Të rinjtë mund t’ia dalin!

Emocionues ka qenë mesazhi i Luiza Gegës pas suksesit të saj dhe ardhjes në Atdhe. Unë ia dola, por edhe ju mund t’ia dilni, – ka pohuar atletja kampione në Tiranë.
Kjo medalje është jo vetëm e imja personalisht, por e një populli që meriton të nderohet kudo, brenda dhe jashtë vendit. Kur kam mbaruar metrat e fundit të garës, gjëja që mendoja ishte se si do të ndiheshin shqiptarët e mi, sa të lumtur dhe krenarë.…

Lexo më shumë

Luiza Gega – flutura kuqezi

Rrugëtimi i një vajze dibrane nga Okshtuni – një fshat i thellë, deri në Mynih, pedanën e Kampionatit Europian të atletikës si kampione dhe medaliste e artë. Luiza Gega nuk është thjesht një krenari, por një pasuri kombëtare.


Nga Defrim Methasani

Rrugëtimi i saj është i gjatë dhe i vështirë, por i bukur dhe emocionues për një kampione të re Europe, e cila bëri historinë dhe shkroi emrin e saj me germa të arta si medaliste e artë dhe rekordmene Europe në garën e 3000 m me pengesa, me kohën e re 9.11.31.…

Lexo më shumë
1 18 19 20 21 22 161