Nga ILMI DERVISHI
Promovimi e librave “Andrra e qiellit do jetojë” poezi dhe “Radomira jonë” me reportazhe nga vendlindja, të poetit Jahe Delia Selmani, në mjediset e Muzeu Historik Kombëtar, u shndërrua në një festë të librit, ku krahas diskutimeve rreth librave, u lexuan poezi, u kënduan dhe këngë nga këngëtarë të njohur me tekste po nga Jahe Delia Selmani.
Për librin “Radomira jonë” botuar nga Botimet “M&B” foli shkrimtari Xhafer Martini, njëherësh dhe redaktor i librit.…