Koha e triskave

Hamdi Dizdari ishte komshiu ynë. Kishte qenë tregtar i suksesshëm me dyqane e shtëpi, sigurisht të shtetëzuara. Tani ishte kthyer në karrocier që na sillte drutë e zjarrit. I jepnim triskat e druve dhe ai me karrocën e tij, na i sillte në shtëpi. Kjo na kursente kohen për të shkuar në fushën e baltosur të druve. Z. Hamdiu, siç i thërriste nëna ime, ishte një burrë i gjatë, i shëndoshë, faqekuq.…

Lexo më shumë

Të rinj të talentuar

Ida Nurçe: Me punë mund të arrish ku të duash

Është rubrika më e re në gazetë, ideuar nga Samet Zagradi, një nga bashkëpunëtorët tanë më të rinj. Kjo rubrikë e re synon të na njohë me të rinjtë dibranë që me punën e tyre po korrin sukses në fusha te ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Rubrika do të shërbejë për të njohur më shumë vlerat që ato mbartin si dhe për të qenë një shembull për të gjithë të rinjtë me suksesin e tyre.

Lexo më shumë

Dibër e Madhe, dashuria për atdheun kalon nga Gjuha shqipe
Nga Arsim Kolari

Te të gjithë këta pishtarë të arsimit dibran mbeti e pastër dashuria për atdheun, gjuhën dhe kulturën shqiptare, të cilën e promovuan dhe e mbollën te nxënësit që i kaluan nëpër duar.

Në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe fillimin e shek. XX, edhe në Dibër, ashtu si në disa treva shqiptare, mori hov lëvizja arsimore dhe kulturore, duke e përcaktuar Dibrën si qendër të përhapjes së arsimit shqip në Shqipërinë Veriore dhe viset tjera shqiptare.…

Lexo më shumë

Hamdi Kacani dhe ambulanca e Dibrës
A. Ashiku

Foto A. Ashiku

Në odën dibrane, po qe se dikush përmend emrin e Hamdi Kacanit, të gjithë do të luajnë vendit e fjalët për të do të marrin rrjedhën e Drinit. Nuk kishte shkollë Hamdi Kacani, shkollë ulur në bankë me libra, fletore, kalem e penë në dorë. Nuk kishte laps Hamdi Kacani të shkruante udhëtimet e tij maleve të Dibrës, pranë njerëzve e me njerëzit në ditë të vështira shëndetësore, në 35 vjet punë, me ta e për ta…
I kam bërë një fotografi Hamdiut me ambulancën e tij.…

Lexo më shumë

Dritëro Agolli dhe “Njeriu me top” i Luznisë së Dibrës
Nga Abdurahim Ashiku

Foto A. Ashiku

INTERVISTE / KULTURE

Ai, Dritëro Agolli, poeti, shkrimtari, NJERIU, e donte Dibrën dhe dibranët. Sa herë jam takuar me Të, në mjedise të ndryshme në Tiranë dhe në Athinë, në shtëpinë e Tij gjithnjë derëhapur për të gjithë, fjalën e ka përcjellë në Dibër duke kujtuar me dëshirë njerëz dhe vende, duke i përmendur me emër e mbiemër.
Dritëro Agolli fizikisht nuk është më por shpirtërisht është midis atyre njerëzve që e deshën dhe i deshi.…

Lexo më shumë

Arsimi në Dibër, nga mësimi i shkronjave shqip,te përdorimi i teknologjisë
Nga Alban TUFA

EDUKIM

Të dhënit dije është akti më sublim që mund të bëjë njeriu, e ky akti veç prindit, i është besuar edhe mësuesit. Arsimi, dhënia dhe nxënia e dijes, si proces dhe si formë trashëgimi, ka kaluar në kalvarin e vuajtjes, mundit, vështirësive dhe sfidave të ndryshme.
Shkolla e parë shqipe ne Dibër u hap në vitin 1888 nga Said Najdeni.…

Lexo më shumë

Ja si më infiltruan komunistët në Konferencën e Zall Herrit
Nga Hysen Likdisha

Ibrahim Kika, 97-vjeçari nga Valikardha e Zerqanit, i infiltruar nga komunistër në sekretarinë e Konferencës, tregon ngjarjet e atyre viteve, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Rrugën e Arbërit”.

Cili ishte roli i Fiqiri Dines, Muharrem Bajraktarit, Aqif Lleshit, Miftar Kaloshit dhe Cen Elezit?
Na mbajtën mirë me ushqim ku çdo natë thereshin berre, por edhe na paguanin me napolona floriri për ditët e qëndrimit, natyrisht me pagesa të diferencuara ku më shumë merrnin komandantët dhe oficerët dhe më pak pjesëmarrësit e thjeshtë.

Lexo më shumë

Koha për Bio
Nga Osman Xhili

Arroret, si arra, lajthia, gështenja, janë në “shtëpinë e tyre”. Ato janë pothuaj në gjendje natyrore, nuk spërkaten, nuk plehërohen, dhe si të tilla, mund të konsiderohen si prodhim bio.

Rrethi i Dibrës do të ishte shumë i përshtatshëm për ngritjen e fermave që synojnë prodhimin bio. Klima e përshtatshme për disa kultura të veçanta, ajri i pastër, lartësia mbi nivelin e detit, e bëjnë shumë të mundur një gjë të tillë.

Lexo më shumë
1 24 25 26 27 28 34