“Futboll buzë Drinit” një veprimtari sportive që zbuloi bukuritë e panjohura të Dibrës

Më 21 maj 2022, në Fushë-Alie u zhvillua veprimtaria “Futboll buzë Drinit”, organizuar nga gazetari sportiv Defrim Methasani – Qytetar i Nderi i Dibrës.
Methasani ka qene disa vite mësues në këtë fshat dhe rikthehet me këtë veprimtari, së bashku me miqtë e tij, si një mënyrë për të promovuar këtë krahinë , e cila rrezikohet nga ujëmbledhësi i Skavicës.
Aktiviteti rezultoi të jetë një manifestim i madh sportiv e artistik në Fushë-Alie të Dibrës, në një prej vendeve më të bukura të Shqipërisë, buzë lumit Drini i Zi.…

Lexo më shumë

NJË DITË PER SKËNDERBEUN

Nga Osman Xhili

Data 6 maj bëri bashkë një grup jo të vogël njerëzish. Kishin ardhur në Dibër nga anë të ndryshme të vendit, nga Tirana Shkodra, Çamëria, Tuzi, Shkupi, Tetova,Kosova e shumë rrethina të tjera. Natyrisht kishte dhe dibranë, që si vendas, që ishin, i shoqëronin dhe i respektonin miqtë, që na nderonin.Inxhinjeri Munir Hoxha, profesori Hysen Uka, poetesha Miranda Derti e shumë të tjerë e zbukuronin takimin me praninë e tyre.…

Lexo më shumë

Rafting në lumin e Drinit

Nga Osman Xhili

Mes shumë aktivitetesh të zhvilluara gjatë tre ditëve të festës në qytetin e Peshkopisë, jo pak interesant ishte dhe sporti i raftingut në lumin e Drinit. Diversiteti i formave të shtratit të këtij lumi, me zgjerim e ngushtim, me ujëra të qeta e më të rrëmbyera, me peizazhe interesante faqesh shkëmbore, kodrash, apo tokash të punuara e të mbjella, bashkuar me adrenalinën e këtij sporti të guximshëm, bëjnë një shumatore, që çdokush do të donte ta provonte e ta shijonte.…

Lexo më shumë

A ka heronj dhe heroizëm sot në jetën tonë?

Nga Xhafer Martini

Heronjt i kemi të shpatës dhe të pushkës, të penës dhe të kulturës. Por, brezi im, kur shqipton fjalën “hero”, ka parasysh vetëm të parët, se qemë mësuar dhe edukuar me ta, se jeta nën diktaturë e presupozonte flijimin. Mbas Luftës së Dytë Botërore, që shkaktoi kaq shumë vuajtje dhe fatkeqësi, humbje në njerëz, qëndrimi ndaj heronjve dhe heroizmit ka ndryshuar.…

Lexo më shumë

Gjurmë në ardhmëri

Nga Llesh Ndoj

Kur lexon librin e të nderuarit Qazim Prejsi, titulluar “Katër-Grykët e Dibrës, Vendlindja jonë” (vëllimi i parë dhe i dytë) vetvetiu lexuesit i lind pyetja: Ku e gjenë ky njeri gjithë këtë vullnet e përkushtim për të dokumentuar historinë e një zone që nga lashtësia e deri në ditët e sotme dhe cila është shtysa që e nxit në këtë ndërmarrje, satë vështirë, po aq edhe me përgjegjësi.…

Lexo më shumë

Çeta partizane e Dibrës

Zabit Lleshi
Xhevat Jella*

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia me 7 prill ishte një akt agresiv ndaj një vendi të vogël, të lirë dhe paqedashës. Ky pushtim ishte përgatitur dalëngadalë gjatë regjimit të Zogut, me anë të marrëveshjeve politike dhe ekonomike, që e kishin kthyer vendin në një gjysmë koloni. Si gjithë shqiptarët, dibranët duhet të përballonin jo vetëm prapambetjen që kish ardhur nga luftërat e gjata me pushtuesit osmanë, serbë (1912-1921), bullgarë, austriakë në vitet 1916-1918, por edhe nga masat represive të qeverisë Zogut që shpejtuan pushtimin e skllavërimin e Shqipërisë.…

Lexo më shumë

Mësuesi Mulla Gafurri

Nga Ismen Brika

Mulla Gafurr Brika lindi në fshatin Ploshtan të nën/ Prefekturës së Bice më 15.04.1875 nga prindër Rrahman Brika Emine Brika (Hafuzi).
Rrjedh nga një familje atdhetare klerikane prandaj ai gëzonte veti si njeri me karakter të fortë e me shumë dhunti, kishte vetitë e një udhëheqësi shpirtëror, kishte kulturë fetare me dije të thella të filozofisë Islame. Ishte një organizator i zoti në punët e fshatit e të xhamisë e më gjerë të zonës, ishte besimtar i përkushtuar ndaj fesë, zotit, atdheut, burrë trim e besnik i dashur me nxënësit, por dhe me xhematin.…

Lexo më shumë

Hysni Bruçi, mësuesi që dha kontribut në arsim, letërsi, art dhe kulturë në Dibër

Të enjten e 2 qershorit 2022 ndërroi jetë Hysni Bruçi, një nga personalitetet dibrane, i njohur për kontributin e tij real në zhvillimin e arsimit, letërsisë, artit dhe kulturës në Dibër.
Ai lindi në Lukan të katër Grykëve më 17 gusht 1941, por rrethanat e sollën që të rritej te gjyshja e tij nga e nëna në Muhurr. Këtu kaloi fëmjërinë dhe mori shkollimin bazë, duke bërë dallimin nga bashkëmoshatarët si nxënës shembullor.…

Lexo më shumë

Rrugë e mbetur rrugëve

Reportazh: Në Rrugën e Arbrit, ditën që duhej të ishte përfunduar

Një tunel i Murrizit me një heshtje të frikshme, një asfalt me vijë të verdhë në mes, që po del, shembje e shtrembërime trasesh, shpate të zhveshura e përçudnuara. Ku është nusja me emrin historik “Rruga e Arbrit”, që nis nga sheshi Skënderbej në qendër të Tiranës? Ku është kjo nuse në imagjinatën tonë: e hijshme, panoramike, e veshur me guida turistike, jetëdhënëse?

Lexo më shumë

Ndërtimi i HEC Skavica është asgjesim i Dibrës.

Nga Dali Noka

A duhet sakrifikuar Dibra? Si banor i kësaj treve dhe që i përkas moshës së tretë, me plot bindje dhe me plot argument Dibra nuk ka asnjë arsye për t’u sakrifikuar qofshin këto Rajonale apo Kombëtare. Dibra jo njëherë, por shumë herë është sakrifikuar për interesat e mëdha të Dibrës e mbarë vendit.
Prandaj Dibra njihet për historinë e saj, jo vetëm brenda vendit por në gjithë botën.…

Lexo më shumë
1 21 22 23 24 25 158