Nga Zabit Lleshi
Në historinë e Dibrës, konkretisht në atë të Grykës së Madhe, Destan Puca është një protagonist i saj dhe zë një vend të veçantë. Veprimtaria e tij patriotike dhe atdhetare shtrihet në vitet 1890-1930. Bashkëkohës me Elez Isufin, Mersim Demën, Dan Camin, Sheh Sulën, Jakup Canin, Sulë Hupin, Dalip Karajin, Mehmet Duriçin, Liman Alliun etj, të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër Perandorisë Osmane, për pavarësinë e Shqipërisë, mbrojtjen e saj nga shovinistët serbë e bullgarë, austriak si dhe në atë për demokratizimin e jetës së vendit 1921-1924.…