Ushtimat e një mentari

Nuk kemi ditur shumë. Ngjarjet përqark nesh kanë qenë të shumta. Kuptohet të gjymtuara në kohëra e hapësira. Trualli u përgjërua. Murrane të ftohta u përplasën egërsueshëm. Ato ngrinë e thanë gjithçka. Por nga grimcat biologjike të tokës një bimëz mbiu. Nga thellësia ajo mori forca energji për të përshëndetur diellin. E gegnisht e emnuan beri. Po, ai që han delet.…

Lexo më shumë

Musa Lala, ikja pa kthim e një ikone

Nga Defrim Methasani

Një e nga një duket se ish-ët e dikurshëm të futbollit dibran po ikin dhe se historia nis të zbehet nga dëshmitarët e gjallë të saj.
Pas Shemsi Manjanit, nga të fundit është edhe Musa Lala, ish futbollisti i Korabit që në moshën 80 vjeçare iku nga kjo botë, duke lënë pas emrin e mirë të fiksuar në një histori që kurrë s’do të venitet, veçmas ajo kohë e artë, kur skuadra e Korabit në futboll doli për herë të parë në kategorinë e parë, pra bëhet fjalë në vitet 1962-1963.…

Lexo më shumë

Dilemat e Shpendit

 

Ashtu si shpendët që nuk ndalen në fluturimin e tyre, ashtu dhe Shpendi Qoku, djaloshi nga Kllopçishti i Maqellarës, nuk di të ndalet në rrugëtimin e tij drejt suksesit. Pasi mbaroi shkollën e mesme, si të gjithë të rinjtë e tjerë, ai qe larguar drejt Italisë, në kërkim të një jete më të mirë. Punoi plot 15 vjet, kryesisht në zonën e Bolzanos, aq të njohur për kultivimin e mollës.…

Lexo më shumë

Në Vranjt, aty ku rrezaton drita e diturisë

 

Sapo të kalosh Kubenin e të kthehesh djathtas në sfond, të shfaqet Vranjti i Kastriotit. Fshat me plot bukuri natyrore, peizazhe të blerta mbi cilën qëndron kurora e maleve. Deshati dhe zona minerale e gipsit u japin Vranjtit e Limjanit një bukuri të rrallë. Kalaja e Volës është dëshmia e lashtësisë, qëndresës shekullore e brezave në kohërat e Bizantit, të Skënderbeut e deri në kohët e vona.…

Lexo më shumë

Fisi Capa, një histori dashurie dhe mbijetese

FISI CAPA NE MAQELLARE.
Ardhja e fisit Capa në zonën e Maqëllarës duhet të ketë ndodhur diku 150 vjet përpara. Nuk mendohet që hasmëria të ketë qenë shkaku i kësaj zhvendosje. Më shumë se sa kjo, shkaku duhet kërkuar tek toka e begatë e kësaj treve, sasia e madhe në sipërfaqe dhe të qënurit afër Dibrës së Madhe, një qytetërim shumë i zhvilluar i kohës.…

Lexo më shumë

Për misionin e Enver Kaloshit, arketipin Llan Kaloshi dhe Irfanin – një Kalosh

Enver Mehmet Kaloshi ka marrë përsipër një mision: Atë risk që për shkaqe politike fati i rëndë i rezervoi jetës së tij dhe gjithë sojit të tij gjatë komunizmit deri në krijimin e “Sagës së Kaloshëve”, siç e artikuloi me të drejtë shtypi pluralist, po e fikson në libra të dobishëm me vlerë që i kalojnë caqet e interesave personale, të familjes apo fisit.…

Lexo më shumë

fjalë e frazeologjizma të rralla

Fjalë të rralla

K
►kallçaj / kaɫʧaj / kállçȃj-t’: Çorape grash, të shkurtër, prej leshit të deles, të cilët visheshin mbi çorapet e gjatë. Kallçajtë, sot bëhen me penjë të linjtë dhe quhen sporta: hoqi opingat dhe ecte veç në kallçaj. E njëjtë me kalcinj e kalcunja, nga it. calze, çorape.
►kërlup / kəɾlup / kërlūp-i: Tamahqar, i babëzitur, që han shumë: hajde kërlup, hajde; ai është kërlup i madh, s’e llȃ (ngop) asgja.…

Lexo më shumë

Elisabeta Skarra: Ushqimin duhet të ta hajë syri e pastaj goja!

Po kush është Elisabeta Skarra?

E lindur në Shumbat të Dibrës më 16 maj 1987. Një nxënëse e shkëlqyer në shkollën 8-vjeçare “Hasan Leka” në Shumbat. Pas ardhjes në Tiranë të familjes përfundoi shkollën 8-vjeçare “Ahmet Gashi” .
Edhe në gjimnazin “Ismail Qemali” u dallua si nxënëse e mirë, por veçanërisht ra në sy pasioni i saj për gatimin e për kuzhinën në përgjithësi.

Lexo më shumë

Jehon kënga dhe vallja e Folk Alb “Hazis Ndreu”

 

Nën kujdesin e Presidentit të Republikës, z.Ilir Meta, Ansambli Folk Alb “Hazis Ndreu”, së shpejti do të marrë pjesë në një eveniment të rëndësishëm tek arbëreshët e Italisë, në javën e kulturës arbëreshe.

Vetëm pak ditë para mbylljes së vitit të shkuar, Ansmabli Folk Alb Kamëz, me propozimin e Presidentit të tij, z.Muharrem Gjoka do të merrte emrin e Artistit të madh dibran Hazis Ndreu.…

Lexo më shumë

Botim i ri: Hazis Ndreu – Personaliteti, krijimtaria – nga Xhafer Martini

Haziz Ndreu ka pasur një fëmijëri të vështirë, më të vështirë se bashkëmoshatarët e vet, se të paktën ata, edhe nëse hiqnin e vuanin, ishin në shtëpitë e tyre. Si thonë vargjet e asaj këngës:
“Dhe në vuaj le të vuaj,
Veç të mos jem në dhé të huaj”
Hazizi në dhe të huaj nuk ishte, por ishte në derë të huaj, në një moshë fare të re, kur fëmijët qajnë për hiçgjë, janë kërkestarë e shamatorë dhe ua thajnë lotët nënat.…

Lexo më shumë
1 78 79 80 81 82 161