Ushtimat e një mentari


Nuk kemi ditur shumë. Ngjarjet përqark nesh kanë qenë të shumta. Kuptohet të gjymtuara në kohëra e hapësira. Trualli u përgjërua. Murrane të ftohta u përplasën egërsueshëm. Ato ngrinë e thanë gjithçka. Por nga grimcat biologjike të tokës një bimëz mbiu. Nga thellësia ajo mori forca energji për të përshëndetur diellin. E gegnisht e emnuan beri. Po, ai që han delet. Thuhet në shumës edhe berishte, barishte. Në një luginë të rrëpirt ku dushku murgullon. Kurse dielli pasi përshëndet Runjën, rrezet ndriçuese jetëdhuruese i lëshonte mbi Gjerdhin e Epër. Pikërisht këtu kishin kullat, trojet fisi i Berishëve.
Gjëmoi historia. Në pak rreshta. Por, me plot kuptim e harqe ylberike heroizmi. Gjeneralët e kastriotit famëmadh të shekullit të pesëmbëdhjetë. Rini mbushur me shkulme heroizmi, trimërie e Nikoll dhe Dhimitër Berisha. Dhimitri u flijua për atdheun arbnor. Me dhimbje rrënqethëse. Me torturat fizike e shpirtërore dëshpruese, therëse, tretëse si tlyeni i shkrimun në ftere. Nga vetë Sulltani i madh me çakejt përbri. Ai mbeti një ndër tetë shtatoret në historin kastriotiane. Por mjerisht vetëm në disa rreshta. I mbuluar nga myku erë qelbur të paditurisë, i cmirave, i padrejtësive, i shpifjeve plangëprishëse. Nikolla la trashgimtarët e tij, plotë shkëlqim e rrezatime margaritarësh.
Njëri prej tyre do të belbëzonte fjalën nanë e baba në qerthullin e viteve tridhjetëtë të shekullit njëzet (15.XI.1929). Xhemali vogëlush leckosur, bark bosh do të shkollohej, në shkollën fillore të Thanxës. Rrafshnalt me rreze pamje mahnitëse të Muhurrit buzë dy lumenjëve. Me lapsa e fletë pa forma e vizime. Por me zell e etje për dituri. Pinjolli i Berishëve do të ngrinte herë pas here dorën, për t’iu përgjigjur mësuesit. Në abetare, këndim, aritmetik me gjuhën brisk. Ashtu i zhdërvjell, ai kalonte dy klasë në një vit. I pakët nga trupi, me kryet e vockël me flokë të zinj, me sy që i shkëlqenin, Xhemali u gjend në shkollën normale të Elbasanit. Me makina rasti në karroceri shkonte e vinte rrallë herë. Me një valixhe prej dërrasash dushku. Veshmbathje prej shajaku mbante. Me çorape të thurura nga nana me shtiza prej dega thane ose lajthie. Portreti i tij në ato kohë skamje rrënqethëse. Duke shitur pak misër e fasule për të blerë, has të bardhë, për kmisha e të tjera veshmbathje. Me pantallona e setren prej qeshne të bardh, të prera sipas trupit heshtak. Me shpirt ndër dhamb. Me ushqime kryesisht, blektoral, kopshtiesh, pemësh, arash e natyre ushqehesh. Në kup prej bote e lugë druni hante. Por kujtesa e vullneti për të mesuar nuk i mungnin. Mbijetesën djaloshi i shkathët e i zgjuar muhurrak e kuptonte vetëm e vetëm duke mësuar.
Gjysma e shekullit të njëzetë e gjeti, përgjegjës të shtëpisë së kulturës Peshkopi. Pa lëshuar brisk në faqe. I pajisur me dijet e një mësuesi. I aftë të përçonte ato në trurin njomzak të vogëlushëve. Por rinia e tij ishte e plleshme. Me synime të guximshme. Fillon akademinë ushtarake. Shkëlqen në përvetësimin e shkencave të artit ushtarak. Edhe njëherë shpërthejnë energjitë e Xhemalit. Historia. Kjo karabina e një populli. Qytezat antike. Kalatë. Vendbanimet e stërlashta. Kishat e moçme në maja malesh e kodrash. Toponimet me rranjëza pellazgo ilire. Duheshin bamun të njohura. Lexuar. Gërmuar në thellesi. Nxjerrë në dritën e së vërtetës. Mjeshtrinë mijëvjeçare të shkuar. Kuptohet edhe shkruar. Mësuar brezave të rinj. Prandaj në vitin njëmijë e nandëqind e gjashtëdhjetë e tre mbaron universitetin e dytë. Tanima ky ishte i fushës së historisë. I rrallë në llojin e vet. Orator në të folur. Lëvizjet studiuara në shpjegimin e landës së historisë. Virtytet njerëzore bashkë me kulturën e gjan e çojnë Xhemal Berishën Kryeinspektor i Arsimit për Dibrën e Poshtme. Detyrë e vështir për një moshë rinore. Duheshin aftësi organizative. Kërkohesh kujdes në veprimet, diskutimet, programet, kontrollet. Sillej me edukatë me bashkëpunëtorët. Korrektësia dhe mirësjellja kudo ku shkonte e nderuan atë në çdo vit pune.
Lëvizje kuadri. Burokracia sëmundje fashitëse. Gjallëria duhesh në arsimimin e nxënësve. Prandaj emërohet drejtor i shkollës tetëvjeçare në Fushe Çidhën. Lufta e klasave vepronte. Marksizmi sundonte. Mësuesit duhet të ishin metodist. Por drejtor Xhemali ishte psikolog. Ai kishte aftësi depërtuese. Ai të lexonte në sy. Lëvizjet e fytyrës, hijeshin e ballit e kishte hartë të karakterit. Kështuqë ai shprehesh lirshëm, sakt e bënte për vete nxanësin, mësuesin. Prindin e bindte me argumenta për fëmijën e dobët në mësime. Kontrollonte ditaret e mësuesve. Bënte vërejtje. Bashkërisht me mësuesit organizonin mësim shembullor. Përfundimet i nxirrte dhe shtronte detyra për të ardhmen.
Përsëri kalon drejtor në shkollën e Kastriotit. Më pas kthehet po me këtë detyrë në vend lindje. Dhe e mbaron karrierën si i tillë në Hurdh Muhur. Një veprimtari shkëlqimtare për dyzetë e pesë vjet. Metodist në mësimdhënie. Organizator i pashoq. Ai shpesh theksonte se mësuesi është si një bujk i mirë, që hedh farën në hulli. Ardhshmëria e rendimenti varen nga agroteknika e përdorur. Mësuesi duhet të përgatis ditarin. Të shpjegoj me plot art. Të pyes në mënyra të ndryshme. Në kërkesa të jetë serioz. Me pyetjet të kërkoj thelbësoren e mësimit. Të paraprijë me edukatën dhe kulturën. Përgatitur kështu, nxënësit udhëtojnë vet drejt shkollës së mesme dhe universiteteve.
Xhemali dinte të prashiste arën, të ujiste e vilte, misrin e groshën. Ai e vinte për bukuri mullarin me gjethë dushku e jonxhë. Xhemali përdorte kosën, draprin dhe sopatën për të prerë dru. Dinte të milte lopën e t’i ushqente me normativa zooteknike. Ishte njëkohësisht bujk e shtëpiak.
Në kuvendet e odave ai ishte orator. Të gjithë e vështronin në sy. E dëgjonin me kureshtje e vëmendshmëri. Ai ju përgjigjesh pyetjeve mbi prejardhjen e fiseve të muhurrit. Mbi Mazrekasit. Qytezat antike e betejat kundër turqëve, serbëve e dhjetëra armiqve të tjerë. Ai ishe ciceron i vërtet. Njohës i shkëlqyer i historisë së vendlindjes. Prandaj shoqëroi gjithë andej historianët Kristo Frashërin, Stefanaq Pollon. Ndërsa debatonte, bashkëpunonte me historishkruesit dibran Hilmi Sadiku, Hysen Lala e dhjetëra të tjerë. Ai gjithmonë , lexonte, studionte. Kujtesa e tij ishte e pashtershme.
Te ish nxënësit e tij, ai mbolli pemën e respektit. Farkëtoi vullnetin, zellin e domosdoshmërin për studime. Ndershmëria në detyre, çiltërsia në komunikim ishin virtyte të pjalmuara te kolegët e nxanësit e tij. Drejtori i pothuajse gjysmë shekulli urrente hipokrizinë, ai t’i thoshte të metat e gabimet ballë për ball.
Trupi i tij gjatosh, eleganca në ecje e komunikim, veshja e tij e bukur, kultura e gjanë, aftësia depërtues, njohës i psikologjis së nxanësit, kolegëve dhe vete fshatarëve e shndërruan Xhemal Berishën në një shtatore të pavdekshme (16.XI.2012), shëmbëlltyrë e intelektualit shkëlqim yjor e bilbilit të historisë e mësuesisë.