fjalë e frazeologjizma të rralla


Fjalë të rralla

K
►kallçaj / kaɫʧaj / kállçȃj-t’: Çorape grash, të shkurtër, prej leshit të deles, të cilët visheshin mbi çorapet e gjatë. Kallçajtë, sot bëhen me penjë të linjtë dhe quhen sporta: hoqi opingat dhe ecte veç në kallçaj. E njëjtë me kalcinj e kalcunja, nga it. calze, çorape.
►kërlup / kəɾlup / kërlūp-i: Tamahqar, i babëzitur, që han shumë: hajde kërlup, hajde; ai është kërlup i madh, s’e llȃ (ngop) asgja. Duhet të ketë lidhje me llup, llupës, kërlup.
►kashnajk / kaʃnajk / káshnȃjk: Kashnik, shajak: end kashnik në vek; kashnik për tirq.
►katrrosh / katrɔʃ / katrrósh: I çregullt, i ngatërruar, i katrruar, katrrosh: dhëmbë katrrosh, ai që i kanë dalë dhëmb mbi dhëmb.
►kllajk / kɫajk / kllájk-u: Dukë e mirë. Hije e dukë, kllajk e trup.
►kërçajke / kəɾʧajkɛ / kërçájke-t: Krandet e holla që mbledhin gratë për të zënë zjarrin ose për të pjekë flija. Mora një barrë me kërçajke. Kërçik e kërçunë, kërcunë, të një burimi.
►karajek / kaɾajɛk / kárajek-u: Për qentë: karajak, qen i zi (nga turq. kara) dhe i fuqishëm. Karajak e bishtcub.
►kaptell / kaptɛɫ / kaptéll-i: Dërrasë e hollë në formë harku mbi kryet e djepit për ta mbrojtur fëmijën nëse djepi përmbysej dhe për ta përkundur atë. Nga lat. capitae, krye.
►kulloh’s / kuɫɔh’s / kullóh’s-a: Napë e pastër që vihet mbi enë për të kulluar qumështin. Kullohës qumështi, djathi etj.
►k’t’bajm’ / k’t’bajm’ / k’t’bájm’: Njëfjalësim i ç’të bëjmë.
►k’ban / k’ban / k’bán: Njëfjalësim i ç’ban.
►kunjas / kuɲas / kūnjas-it: Fije mishtore që u dalin lopëve në mishrat e dhëmbëve e s’i lënë me hangër. Çabej, dhambzit.
►kalamet / kalamɛt / kálamet: Njëlloj me garametqë përmend Çabej. Alamet e kalamet, kush ka vdekë e kush ka mbetë.
►kamatruc / kamatɾuʦ / kámatruc: Njëlloj me galacu që përmend Çabej. U mblodh (rrinte) kamatruc, që i ka këmbët e mbledhura truc, por edhe kapatruc.
►kaçëk / kaʧək / káçȅk-u: Njëlloj si tek Çabej, gur i vogël zalli, por edhe lojë fëmijësh që luhet me pesë gurë të vegjël.
►kaklic’ / kakliʦ’ / káklic’-a: Nga kakë, shkurtim prej saj, kaklicë, jashtëqitja e shpendëve, njëllojë me glasë.
►kaçups / kaʧups / káçups-i: Lloj zogu që ka në krye një xhufkë. Kaçups thirren me përkëdheli edhe djemtë e vegjël.
►e kaça / ɛ kaʧa / e káça: E njëjtë me foljen kafshoj te Çabej. E kaça mollën. Mollë e kaçme. Nga folja kaç rrjedh edhe emri kaç/ë-a. Hangra dy kaça (kafshata) nga molla. Neologjizmi kaçajtë është sinonim i fjalës kafshatë. Kjo fjalë përdoret edhe me kuptimin copa-copa. Ra, e u bë kaçajta. Kaç vetëm njeriu.
►k’llajsh / k’ɫajʃ / kllȃjsh-i: Këllirësh, i këllirët, njeri i papastër. Thuhet për dikë që vishet keq, që nuk e mban veten. Emri kllan/ë-a lidhet me emrin këllirë dhe përdoret në ligjërimin gojor për të treguar dy persona që kanë probleme për të zgjidhë. U zunë se kanë kllana të hershme (kupto: probleme të hershme).
►kam’z / kam’z / kám’z-a: Këmbëz peri. Përveç kuptimeve që jep Çabej, në të folmen vendore, këmbëza e perit dallon me shkul penjësh. Këmbëza e perit është shumë herë më e vogël se sa shkulmi i perit. Shkulmi mblidhet në dy mënyra: duke sjellë perin në pjesën e parakrahut nga pëllëmba e në bërryl, ose në mes të dy gjunjëve, ndërsa kamëza mblidhet duke pasë për kufi gishtin e vogël dhe të madhin të pëllëmbës. Shkulmi i perit shërben për të thurur trikon ose çorapin, ndërsa këmbëza e perit përbëhet nga penj me ngjyra që shërbenin për të bërë qendisur ojnat.
►kajkatar’ / kajk’ataɾ’ / kájk’atar’-i: Këngëtar, nga kajkë. Thajrri teçe e agallarë / jeniçerë e spahillarë / sazexhi e kajkatarë.
►kajrre / kajrɛ / kájrr/e-ja: Tokë jopjellore, tokë e papunuar. Çabej e ka në formën kër dhe me prejardhje nga turq. kir – fushë, dhe i papunuar.
►kajrr / kajr / kájrr: E njëjtë me gërhet, ndërsa emri gërhimë vjen në formën kajrrëm. Dukej se ishte shume sëmurë se kishte kajrrëm në fyt. Kajrr, bën kër-kër me fyt, onomatope. Nga kajrr është formuar kajrret, kërret, e njëjtë me gëret, gërhet.
►karthaj’ / kaɾɵaj’ / kárthȃj’-a: Karthi. Përveç kuptimeve që jep Çabej, me këtë emër thirren edhe shtizat që shërbejnë për të thurur çorape apo triko leshi. Quhet karthajë edhe thupra që përdorë lodraxhiu për t’i rënë lodrës.
►këk’lë / kək’lə / kȅklȅ/j, -va: Kokloj, lidhet me kokël, kokërr, veshkë. Qëlloj në kokël, shkokloj lë vdekur: O moj Çidhën moj karakolle / Hasmit zemrën ia këklëve.
►kuskun / kuskun / kúskun: Nga turq. kuskun, kushun, qingël, nënbarkës e kafshës; që vjen nga turq. kushun.
►kërlik / kəɾlik / kërlik-u: Çabej e ka në formën kërluk, që vjen nga të folët e Dibrës. Kërraba e çobanit.
►karpajt / kaɾpajt / kárpajt: Jep shenja jete, po përmirësohet ngadalë: gjyshja ka fillue me karpajt.
►kurt / kuɾt / kúrt-i: Çabej emërton avllinë. Në të folmen lokale, oborri, pjesa para shtëpisë. Fjalë e indoeurop.: sll. grad (kështjellë, qytet, vend i rrethuar); gjerm. garten (kopsht); it. giardino; në të gjitha rastet vend i rrethuar.
►kalkuri / (kalkuɾi / kalkurí-a: E njëjtë me fjalën rrozgë që sjell Çabej, kërcuj e cokla që sjell lumi. Kërcunjtë e shkurret që sjell lumi quhen kalkuri. Jo rrallë herë përdoret edhe me kuptimin konotativ, për të treguar njerëz që kanë trup shumë të madh.
►kamas / kamas / kámas: Ecje e veçantë e kuajve, ndërmjet vrapit dhe ecjes së zakonshme. Çabej sjell formën çapun.
►kanet, më / (mə kanɛt) / (kȃnet, më): Ma ka ënda, këtu me kuptimin më pëlqen të kryej një punë.
►katajk / katajk / katájk-u: Çdo lloj ushqimi që shtrohet për të shoqëruar bukën në drekë apo darkë.
L
► ligoc / ligɔʦ / lígoc: Njësoj si kilokos: mos e ligoc fëmijën.
► l’go / l’gɔ / l’gó-j: Ligoj, lëndim padashje i plagës së dikujt: iu l’gue plaga.
► llakuc / ɫakuʦ / llákuc-i: Dikush që nuk ngopet, që han shumë, llups.
► llahus / ɫahus / llahús: Gruaja lehonë për një periudhë të shkurtër pas lindjes, deri kur të mbushë ditët e veta, dyzetë ditë pas lindjes. Sipas besëtytnisë, fëmija-vajzë duhet të ndodhet tek prindërit e nënës, ndërsa djali i sapolindur deri sa të bëjë ditët (dyzetë ditë) nuk duhet të dalë nga shtëpia.
► l’voshk/ë-a / l’vɔʃkə: Kashta e kallirit të misrit. Lëvoshkat e misrit. Fig. u lëvoshk, kur dikush fërkohet duke u plagosur lehtë. Përdoret edhe dëlveshk.
► l’nor’ / l’nɔɾ / l’nór: Kreh leshin me gërhanë (krehëra të posaçëm) dhe e përgatis për ta tjerrur. L’nor lesh, lesh i l’norun. Përdoret edhe për të treguar kur dy a më shumë veta zihen.
► lugjavajn’ / luɟavajn’ / (lúgjavajn’-a: Tokë e lugët, lugavinë.
► lefterajs / lɛftɛɾajs / lefterájs: Nga greq. λευτεριά, liri, lirohem. Nusja u lefteros, lindi; plaka u lefteros, dha shpirt e vdiq.
► l’vajr / l’vaj’ɾ / l’vájr-a: E lvajrme, e gërvishtur e lehtë. Fig., i lodhur shumë, që ka bërë shumë përpjekje për të kryer një punë: jemi l’vaj’r ka nji thmajkë t’i mbledhë arrat.
► lenue / lɛnuɛ / lȇnue, i: Që nuk është mirë nga mendja. Thuhet për dikë që ka shenja të turbullimit.
► lopardh’ / lɔpaɾö’ / lopárdh’-a: Një tufë barishtesh, një copë e madhe leckash ose llastiqesh, që ndizen natën dhe shërbejnë për të ndriçuar udhën, njëlloj me pishtar. Lopardhat e ditës së verës. Lopardhat e Shën Gjergjit. Zjarthe të vegjël si pishtarë që mbajnë fëmijët për të festuar.
►leskoviç / lɛskɔviʧ / léskoviç-i: Njeri i lëkundshëm: eh, ç’është nji leskoviç ai.