Atë ditë, më 16 shkurt 1966, në një ceremoni të bukur mora publikisht diplomën e agronomit…
Fola përpara pedagogëve dhe studentëve…
Thashë se adresa jonë tash e tutje është “Mali dhe fusha, atje ku mbillet dhe korret”…
Më 1 mars 1966 më dhanë adresën e punës:
Ndërmarrja Bujqësore Dibër, përgjegjës sektori në Sektorin e Qendrës…
Ishte kohë mbjelljesh…
Mbjellje pemësh frutore…
Qenoku po merrte formën e plotë me kumbulla, arra, gështenja…
Pesëdhjetë e tre mijë rrënjë në një pamje mbresëlënëse…
Ravnat ku së bashku me Xhavit Hysën, (njeri në njërën anë të telit me gunga kallaji e tjetri në anën tjetër) në mars të vitit 1960 shënjonim vendet ku do të hapeshin gropat e mbilleshin fidanët e hardhive ardhur aso kohe nga Bullgaria…
70 hektarë vresht, blloku më i madh në Dibër…
Midis rreshtave të vreshtit, mars 1966, përsëri me Xhavit Hysën, tash agronom sektori, një risi e re, fidanë qershish e vishnjesh.…
Lexo më shumë