Kafja e fundit

Nga Shaqir Skarra

Më fal miku im Nehat, që kafen e mëngjesit të datës 21 korrik nuk e pimë bashkë!. Unë të pashë nga larg që po vije drejt lokalit. Ishe me gjithë gruan (Zanën). Ecje ngadalë, me atë ecjen karakteristike tënden si gjithmonë. Ora ishte 10 para dite, piku i vapës dhe ti me një kapele në kokë as që doje të ia dije për vapën përvëluese të korrikut.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit, zgjatet me 17 muaj afati i përfundimit të punimeve

Pamje nga punimet para hyrjes së tunelit të Murrizit. Qershor 2022

Qeveria shqiptare kishte vendosur që më datë 20 tetor 2020 zgjatjen e kontratës së ndërtimit të Rrugës së Arbrit, por vendimi u bë publik vetëm gjatë interpelancës së kërkuar nga deputeti i Dibrës Xhelal Mziu më 7 korrik 2022. Gjatë këtyre 20 muajve as Autoriteti Kontraktor i Rrugës së Arbrit, as kompania ndërtuese, as ndonjë anëtar i qeverisë apo deputet i parlamentit nuk kishin bërë publik vendimin.

Lexo më shumë

Imam Rushiti i Radomirës

Nga Osman Xhili

Atij i pëlqen ta thërrasin Rushit Radomira dhe pse mbiemri i tij i vërtetë është Ferati. Jo se nuk është fis me emër, përkundrazi. Stërgjyshi i tij, Emin Ferati, ka qenë një nga ato burra që i dolën zot vatanit. As gjakun dhe jetën nuk e kurseu për këtë kauzë të madhe. U vra nga serbët në Ceren të Kalasë së Dodës dhe emri i tij është i përmendur krahas dhjetra dëshmorëve të tjerë.…

Lexo më shumë

Rrugëtim ndër vite me “Sarinën”

Shkolla jopublike “Sarina 2002” feston 20 vjetorin

Nga Shaqir Skarra

Sivjet jo vetëm nxënësit e shkollës jopublike “Sarina”, jo vetëm kolektivi i mësuesve, por edhe vetë prindërit gëzuan së bashku. Dhe tre gëzime në një ditë. Mbyllja e vitit shkollor, mbyllja e maturës me rezultate të mira dhe festa e 20 vjetorit të shkollës jopublike “Sarina”. Njëzet vjet arsim dhe nga viti në vit duke u radhitur si një ndër shkollat më të mira në shkallë vendi.…

Lexo më shumë

Çukitje kujtimesh në petale jetësh që prej gjysëm shekulli

PROVIMI QE I MBUSHI GJYSEM SHEKULLI

Kujtimet janë ujëra të pastra që rrjedhin nën mbulesën e gjetheve të vjeshtës. Edhe këto janë shumëngjyrëshe, formash e të përqafuara njëra me tjetrën. Secila prej tyre vjen nga një nanë që quhesh shkurre dru, bimë barishtore. Ato flenë të qeta, meqenënse ujin e kanë vumun për poshtë. Ai veç i freskon dhe i përkëdhel duke kompozuar muzikën e vjeshtës.…

Lexo më shumë

Çmallesh kur kujton vitet…

Nga Destan Rama

Në një ditë të bukur Maj po rrija në ballkonin e shtëpisë sime.Fshatin e kisha, si i thone fjalës, si në pëllëmbë të dorës . Kënaqesha kur shihja atë pamje të bukur natyrore të fshatit tim.Çdo gjë e ka mbuluar ngjyra jeshile.Në mes të këtij gjelbërimi dalloja”Rrugën e Arbërit”e cila bollëron mes për mes fshatit.Ajo s’rrinte e qetë për asnjë minut.Makinat…

Lexo më shumë

Adivie Lazri, zonja e hekurt e maleve të Dibrës

Një bust në vendlindje, në Bllatë, në ndarje së Rrugës së Arbrit drejt Dibrës së Epërme dhe Dibrës së Poshtme, në 100 vjetorin e lindjes së ADIVIJE HASAN LAZRIT…

Nga Abdurahim Ashiku

Enjihni ADIVIE LAZRIN?
Brezi im e njeh. Mjafton të shkruash emrin ADIVIJE LAZRI dhe në kujtesë të vjen e gjallë, një grua-burrëreshë, e hekurt në punë dhe në jetë.…

Lexo më shumë

Duert e Nànës…

Meditim për Xhixhen, gjyshen e djemve të mi, Ermal e Arbër, si dhe Nënën e bashkëshortit tim… me rastin e 5 vjetorit të vdekjes.

Nga Kujtime Islami – Saraçi

Dihet që vetëm e sotmja është reale, ekziston, kurse e kaluara dhe e ardhmja nuk ekzistojnë. Kjo s’do të thotë që ne s’mund të flasim apo të shkruajmë për to. Kjo s’do të thotë që ka dhe përjashtime… Për shumë e shumë arsye.…

Lexo më shumë

Rrugës së Arbrit drejt Prizrenit, mes mundimit dhe magjisë

Kënaqësisë që të japin kilometrat e para të Rrugës së Arbrit, buzë lumit e mes malesh, shpejt ia zuri vendin trysnia që krijohej nga që, për shkak të terrenit rrëshqitës korsia e majtë nuk ishte asfaltuar dhe të duhej të bëje kujdes me makinat që vinin përballë.

Golgota fshihej në bypass-in e Murrizit, ku rruga fare e ngushtë, tejet e perpjetë dhe me kthesa të shumta e dramatike të bënte të ndiheshe se, me makinën mbi supe po ngjitje Rrugën e Mundimeve.

Lexo më shumë

Seta e thyer, dikur një mrekulli natyrore, sot një kaskadë hidrocentralesh

I ndërtuar mbi një monument natyror, HEC-i Seta 4 ka dështuar në prodhimin e energjisë. Krejt ndryshe nga shifrat e fryra në kontratën koncesionare, 4 HEC-et e ngritura mbi lumin Seta kanë arritur të prodhojnë vetëm 0.05% të energjisë së premtuar. Vetë kompania fajëson reshjet e pakta dhe përplasjet e ashpra me banorët, që nuk i kanë lejuar ta përdorin të gjithë ujin.

Lexo më shumë
1 9 10 11 12 13 83