GOLLOBORDA, vendi i varfër i mjeshtërve të punës dhe të mundjes

Ah, sikur të ishte bërë kjo Rruga e Arbërit, ah…!
E pamundur të mos e dëgjoje këtë ofshamë të zgjatur tek ata që kishin tejmbushur rrugët e Ostrenit të Madh, të enjten e 18 majit. Gra, burra dhe fëmijë i gëzoheshin kampionatit tradicional të mundjes, një aktivitet tashmë i përvitshëm, që përpiqet të mbajë gjallë një traditë të vyer e të vjetër sa vetë Golloborda.…

Lexo më shumë

PROF. FRANO SIMON PRENDI, PERSONALITET I ALBANOLOGJISË

U mbushën plot 6 vjet që nga mëngjezi i datës 28 dhjetor 2011, kur në një spital të Brukselit, i mbylli sytë përgjithmonë, pas një sëmundje të rëndë Prof. Frano Prendi, përfaqësues i fundit i  brezit të parë të arkeologëve të pasluftës së dytë botërore, njëri nga 4 themeluesit e arkeologjisë institucionale shqiptare dhe njëherësh “babai” i prehistorisë së Shqipërisë. Frano (Françesk) Prendi ka lindur më 27.08.1928 në qytetin e Shkodrës në një familje me tradita patriotike dhe është rritur në një ambient qytetar tipik shodran.

Lexo më shumë

Diaspora shqiptare në SHBA, rubini i kombit shqiptar

Nga njembledhje e shoqatës Atdhetare Dibra në New York. Foto Ilustruese.

Kur përmendim diasporën Shqiptare anekandë botës, si një aset vlerash, nuk mund të lemë pa përmendur dhe veçuar rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Amerikë e sidomos asaj dibrane. Mërgatat e para  që u larguan nga Dibra e Madhe, ishte ajo pjesë e veçantë dhe integrale e qytetarisë shqiptare, që u vendos në disa shtete të SHBA-ve. Kujtojmë të parin përfaqësues të dibranëve në USA, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, tregtarin e njohur dibran Eqerem Kllobuçista, i cili me punë dhe vullnet, për një jetë më të mirë, u largua nga Dibra amë për të shtegtuar në fillim në qytetet e Evropës si, Itali, Francë e pas disa vitesh u vendos përfundimisht në State Islande, NY, USA.…

Lexo më shumë

A ka avokatë dibranë t’i dalin zot Setës?

Një pyetje publike shoqëruar me një fotografi

Njerëz të mirë ju pyes:

Ai i vihen minat një bukurie të tillë për hir të një HEC-i korruptiv?

Bota e qytetëruar e shndërron si ka shndërruar Niagarën dhe bukuri të tjera duke e bërë fatlum atë vend dhe ata banorë që e kanë në sy një bukuri si kjo.

E dini ku ndodhet kjo mrekulli e natyrës?

Lexo më shumë

TOLA I ÇIDHNËS, kullë e nacionalizimit

Shaqir Tola me te vellain Sadinin

Të shkruash për Tolën e Çidhnës, të pasqyrosh fisnikërinë e unitetin, mençurinë, trimërinë e qëndresën e tyre nuk do të mjaftonin dhjetëra shkrime a libra. Janë dëshmitë, provat e qëndresës të bujarisë, të urtësisë, të shëmbëllimit në epoka, të cilat flasin me gjuhën e fakteve. Mustafa Tola (i riu) një nga pinjollët e kullës së Tolës në Çidhën është sinonimi i të parëve, intelektuali, organizatori, studiuesi, veprimtari e njeriu i thjeshtësisë që mban mbi supe, por edhe që justifikon historinë e ndritur të të parëve të vet.…

Lexo më shumë

Shqiponja dibrane

Kur nis të shkruaj për dëshmorë, ashtu si dhe shokë të tjerë, nuk e kam lehtë. Më mbulojnë emocione. Më bie stilolapsi nga dora. E përfytyroj dëshmorin që hidhet në sulm si luan dhe bie me lavdi në fushën e nderit. Dhe sytë më mbeten te ai, te shpirti luftarak i tij. Njëherazi krenohem. Kjo ndjenjë njerëzore më ndryshon gjendjen shpirtërore.…

Lexo më shumë

BULQIZA NDËRTOI SHQIPËRINË, POR AJO E HARROI ATË

 

Një historian i huaj shkroi se “Po të digjej Stambolli Dibra e ngre nga themelet, por po të digjet Dibra Stambolli kthen kokën pas …”

Kështu ka ndodhë edhe me Bulqizën, masivin më të madh kromëmbajtës që bashkë me Batrën (një trung kromi) i jepte Shqipërisë një milionë tonë krom në vit, por Shqipëria nuk i dha asnjë kacidhe që jeta atje, jetë mbi flori, tu jepte banorëve të saj zhvillimin më të begatë në vend.

Lexo më shumë

Lura, kjo Hirushe e harruar…

Rruga nga Rrësheni nëpërmjet Kurbneshit drejt Lurës kalon në reliev sa piktoresk e mbresëlënës, aq dhe të thyer dhe të vështirë. Udha është e paasfaltuar, por gjithsesi e mirëmbajtur, falë dhe stinës së verës pa shira e rrebeshe. Pas një maloreje të lodhshme para nesh u shfaq një pllajë kullote mbresëlënëse, një kullotë e mrekullueshme futur në rrënjë të maleve si një xhep i stërmadh.…

Lexo më shumë

CEREN, NJË SHPJEGIM RRETH EMRIT

 

Një ndër fshatrat kryesor të Kalasë Dodës është fshati Ceren, nga jam edhe unë. Ky fshat del në dokumentet e regjistrimeve osmane të vitit 1571. Si është i shkruar në osmanisht nuk e di, por në përkthimin e vitit 1973 që ka bërë Selami Pulaha është Ceren. Në regjistrimet nga 1923 -1939 është Ceren. Por prindërit e gjyshërit tonë nuk i thonin Ceren por Caren (jo me “e” ,por me “a”).…

Lexo më shumë

Shkolla e parë shqipe në Kala të Dodës, mbartëse e traditave shekullore të dijes e shkollimit

Dicitura e fotos: Ministrja e Arsimit dhe Shkences, Lindita Nikolla, mes mësuesve të shkollës së Radomirës, nëntor 2017.

Krahina e Kalasë Dodës, me pozicionin e saj gjeostrategjik shumë të rëndësishëm nga ku sigurohet lidhja më e shkurtër dhe më e lehtë midis Ultësirës bregdetare e Luginës së Drinit të Zi me Kosovën e Pellgun e Pollogut, me kullotat alpine nga më të mirat në të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor, ku me sukses, banorët e kësaj krahine, që në lashtësi, kanë mbarshtruar delen rudë, duke siguruar një jetë ekonomike më të mirë në krahasim me krahinat tjera, ka krijuar një shtrat etneokulturor që krahas dukurive të përbashkëta kombëtare e makrokrahinore, kanë spikatur edhe disa veçori dalluese jo vetëm në zakone e tradita dhe në mënyrën e jetesës, por edhe në zhvillimin e dijeve e shkollës duke e përcaktuar Kalanë e Dodës një krahinë etnologjike elitare në të gjithë zonën verilindore të vendit tonë

DISA VEÇORI TË ZHVILLIMIT TË DIJEVE

E SHKOLLËS NË KALA TË DODËS.…

Lexo më shumë
1 72 73 74 75 76 86