“FESTA E TË VJELAVE” – DITA E BEGATISË

Mëngjesi i datës 7 tetor e gjeti Peshkopinë ndryshe nga ditët e tjera, sepse së pari këtë mëngjes po fillonte Panairi i të vjelave 2017, dhe së dyti, ky mëngjes po dëshmonte se dimri po avitet dhe që këtej e tutje nuk mund t’i zëmë dot besë. E megjithatë të dyja ndodhitë me  thënë të drejtën nuk i ndihin aspak njëra tjetrës, për të mos thënë janë në kundërshtim.…

Lexo më shumë

Udhëve të shpërlara të fshatit tim

Një bretkocë ngjyrë kafe e ndezur papritmas doli nga ujët e kthjellët të vijës qindravjeçare. Sytë e saj të ndritshëm të fryra si dy rruaza, hijeshonin turirin e saj të dalun. Sa më pa kërceu e u fut në barin e jeshiluem. Sipër vijës, vegjetonte thana me gjethet paksa të zverdhura ku dukesh kuqëlimi i frutave të thanave që shkëlqenin nga një rreze dielli.…

Lexo më shumë

Reportazh: Një ditë në burimet e Sopanikës
Seta, lumi që rrezikon të zhduket

Studentë e degës së Shkencës së Komunikmit të Universitetit Beder gjatë një vizite në shpellën e Sopanikës në Çidhën.

Rruga për Peshkopi është rraskapitëse deri në kocka dhe pikërisht për këtë fakt tashmë të provuar, me zor arrita t’i bind disa nga shokët e kursit tim në fakultet. Pas disa tentativash bashkë me një shoqe (dhe ajo dibrane), ia arritëm qëllimit gjithsesi. U bëmë 10 veta nga të gjithë cepat e Shqipërisë dhe u gjendëm pikërisht mu në mes të bulevardit.

Lexo më shumë

GOLLOBORDA, vendi i varfër i mjeshtërve të punës dhe të mundjes

Ah, sikur të ishte bërë kjo Rruga e Arbërit, ah…!
E pamundur të mos e dëgjoje këtë ofshamë të zgjatur tek ata që kishin tejmbushur rrugët e Ostrenit të Madh, të enjten e 18 majit. Gra, burra dhe fëmijë i gëzoheshin kampionatit tradicional të mundjes, një aktivitet tashmë i përvitshëm, që përpiqet të mbajë gjallë një traditë të vyer e të vjetër sa vetë Golloborda.…

Lexo më shumë

Lura, kjo Hirushe e harruar…

Rruga nga Rrësheni nëpërmjet Kurbneshit drejt Lurës kalon në reliev sa piktoresk e mbresëlënës, aq dhe të thyer dhe të vështirë. Udha është e paasfaltuar, por gjithsesi e mirëmbajtur, falë dhe stinës së verës pa shira e rrebeshe. Pas një maloreje të lodhshme para nesh u shfaq një pllajë kullote mbresëlënëse, një kullotë e mrekullueshme futur në rrënjë të maleve si një xhep i stërmadh.…

Lexo më shumë

Staravec, rruga po rikthen besimin te investimet

Kjo është një rrugë, e cila përveç banorëve të Staravecit lidh me qytetin fshatrat Shimcan, Bahute, Zimur si dhe për bjeshkët fantastike të Gramës, të cilat i shoqëron  një bukuri e pashoqe

 

Ne jetojmë në një vende që duhet punuar me të vërtetë fort për të plotësuar minimumin e kërkesave bazë të jetesës. Jemi të vetëdijshëm për problemet të cilat pengojnë fuqishëm zhvillimin e zonës dhe e dimë mjaftë mirë ç’farë na nevojitet për të sheshuar disi këto probleme.…

Lexo më shumë

Në trojet e Kastriotëve

Grupi nismëtar për vitin e Skënderbeut, kishte pak kohë që ishte krijuar, por akoma nuk ka marrë trajtën përfundimtare. Profesor Murat Koltraka, ish myftiu dhe mësuesi, Ahmet Çaushi, të tjerë mësues si Haki Përnezha nga Çidhna, apo Qemal Cenaj, nga Mati, janë vetëm një pjesë e grupit. Shumë shpejt pritet te bëhet një takim me intelektualë të tjerë nga Dibra e Madhe, apo më gjerë akoma, në mënyrë që grupi të jetë i përfaqësuar nga të gjitha trojet, ku Skënderbeu, heroi ynë kombëtar pati aktivitetin në ato vite të lavdishme.  

Lexo më shumë

NË MANASTIR, KU LINDI ALFABETI I GJUHËS SHQIPE DHE “QYTETI I KONSUJVE”

 Që kur ishim në gjimnaz, në vitet e 60-ta, për profesor të gjuhës shqipe kishim Mahmud Hysën, një personalitet me plotëkuptimin e fjalës, ligjërues me të gjitha tiparet e që mund t’i ketë një pedagog i mirëfilltë , me njohuri te rralla. Në një orë mësimi, na sugjeroi, jashtë programit shkollor  për çdo ditë të mbajmë ditar. Me shumë respekt dhe dashuri u morëm vesht se do të veprojmë.

Lexo më shumë

Dibër, tokë e trandur

Bulqize

Kisha një javë pushime dhe u nisa për në Dibër, vendlindja ime. Që kur rrotat e automjetit nisën të lëvizin drejt një krahine disi të fjetur, menjëherë sikur në mjegullnajë më erdhi ndërmend libri i Albert Kamy: “Njeriu i parë”. Kamy në këtë libër dëshmon në një mënyrë të qetë dhe natyrale për vitet e para të jetës së tij, për vendlindjen Mondovi në Algjeri, pasi atdhe kulturor i ishte bërë Franca.…

Lexo më shumë

Të pushtojmë Korabin

Vullnetare te Changing the future gjate nje udhetimi turistik ne Malin e Korabit

Për herë të parë klubi Discover Albania e vendos malin e Korabit si atraksion turistik. Misioni ka nisur më 5 mars dhe më 2 korrik, anëtarët e klubit synojnë ngjitjen në majën më të lartë në Shqipëri.

Fundmaj, ditë e shtunë, unë së bashku me tim atë morëm rrugën për në Malin e Korabit.
Pika e nisjes për ngjitje alpinistike (edhe pse ne nuk kemi kishim këtë plan) në Korab është fshati Radomirë, i lidhur me rrugë automobilistike me Peshkopinë.…

Lexo më shumë
1 2 3 4 5