Ike o Besim Daci, parajsa është jotja!

E kisha bërë të derdh ndjenjat e mija të shpirtit për komshiun tim në hyrjen tjetër të pallatit tonë në Peshkopi, Besim Dacin, shoferin e “Korabit”, qytetarin, prindin e përkushtuar, njeriun që e vlerësoja si “Qytetar Nderi” i trevës ku lindi, u rrit, bëri emër të përveçëm…
Sa ishte në jetë…
Tash, me hidhërim mësoj nga e bija, Zhuljeta, se Besim Daci iku…
Iku për të bërë vend në parajsën njerëzore.…

Lexo më shumë

Humbi jetën në detyrë, Dibra nderon kapitenin e FA

Dibra do të kujtojë përherë kapiten Floran Delia, pilotin e Forcës Ajrore, i cili humbi jetën në një aksidenti ajror 2 vjet më parë.
Në një ceremoni të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kulturës në Peshkopi, me vendim të Këshillit Bashkiak, ku merrnin pjesë familjarë, kolegë dhe qytetarë të Peshkopisë, kapiteni Floran Delia u nderua me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes).…

Lexo më shumë

Dr. Ahmet Alliu, mjeku i parë i Dibrës

Me mjekun e parë dibran, Dr. Ahmet Alliun, u takova para disa ditësh në mënyrë krejt të rastësishme. Kisha pyetur për të sa herë kishte rënë rasti, sidomos gati çdo ditë të bijën, Anjeza Alliu, kur punonja në Ministrinë e Shëndetësise dhe kisha mësuar se ishte mirë nga shëndeti, (përveç një inerventi kirurgjikal që e kishte kaluar me sukses) dhe bënte një jetë të qetë e normale.…

Lexo më shumë

Projektet e rilindjes urbane Dibër

Qytetarët e  Peshkopisë do të kenë më në fund Unazën e qytetit, mungesa e së cilës krijonte kaos në lëvizjen e mjeteve. Gjatë vizitës në Dibër, Kryeministri Rama i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama inspektuan kantierin e punimeve që pritet të përfundojnë në pranverën e ardhshme.    

“Është një projekt që është filluar qysh nga ’85-a dhe sa herë janë ndërruar kryetarët e bashkive e kanë premtuar, kanë filluar punimet dhe janë lënë në mes.…

Lexo më shumë

Pesëdhjetë milionë euro për Lurën…

 

Qafa e Mërkurthit ndan Dibrën me Mirditën, më saktë Lurën me Mirditën…
Nga maja e saj shoh dredhat e rrugës që zbret drejt Kurbneshit.
Nga maja e saj, pas një rrotullimi njëqind e tetëdhjetë gradë shoh teposhtën që zbret bjeshkëve të Krej-Lurës, shtëpitë me qoshe mermeri të kuq shkulur nga shkëmbi që merr i pari rrezet e diellit (mbase për këtë është bërë edhe i kuq) për ti zbritur e ngjitur sekonda më pas Arrëmollës, Pregjë Lurës…
Rrotullohem përsëri njëqind e tetëdhjetë gradë dhe në sy më vjen një pamje e bukur e freskët ku era e ziftit përzihet me atë të luleve të pranverës…
Rruga sapo është ngjitur në Qafë.…

Lexo më shumë

Ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi fetar tek të rinjtë

 

Rritja e radikalizmit fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm u manifestua në Shqipëri në rastin më ekstrem me shtetas shqiptarë të cilët iu bashkuan konflikteve në Siri dhe në Irak. Ndonëse shifrat variojnë sipas raportimeve të ndryshme, mendohet se më shumë se 100 shqiptarë t’i jenë bashkuar konfliktit në një kontekst fetar. Disa arrestime janë bërë ndër rradhët e imamëve të rekrutuar, të cilët më vonë janë proceduar penalisht.…

Lexo më shumë

Krijohet forumi “Të rinjtë e Dibrës”

Vetëm pak ditë më parë një grup të rinjsh dibranë hodhën idenë e krijimit dhe organizimit të një forumi të madh jo politik i të rinjëve dibranë për të lobuar, advokuar dhe të reaguar për të gjithë shqetësimet, kauzat apo problemet që të rinjtë e kësaj zone kanë.
Ideja e krijimit të të parit forum për gjithëpërfshirjen e të rinjve nga Dibra ishte prej kohësh, por vetëm pak ditë më parë u konkretizua dhe tashmë po vazhdon intensivisht punën e organizuar nga vetë të rinjtë për ta shtrirë si fillim idenë te të gjithë të rinjtë nga Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia.…

Lexo më shumë

Një amanet që dhimshëm po e përcjell

Ajo është e bija e XhemalTrupes nga Staravecii Dibrës dhe e Naxhie Zhuzhit (Trupes), motrës së nënës sime, Defes, kushërira ime e parë, motra e vetme e shtatë vëllezërve me të parin Halilin e në vijim Ramadanin,Menduin, Emriun, Robertin, Ulviun e Ulsiun, bashkëshortja e Riza Shehut, nëna e Iridës dhe e Edit, gjyshja e…

E kërkova në arkivin tim të gjerë fotografik.…

Lexo më shumë

Rruga Burrel-Stelush-Peshkopi, një projekt që do rigjallërojë turizmin

Kohë më parë jemi njohur me 45 kërkesat për Dibrën, “zbuluar” nga kryeministri Rama, të bëra publike po prej tij. Mbetemi vetëm në leximin e tyre dhe asgjë s’mund të heqim, veçse të mendojmë se cila nga ato duhej të vendosej më parë, e cila më pas. Sidoqoftë, kryeministri i ka në dosjen e tij dhe shpresojmëtë jenë të parat konsiderata të punës së tij.…

Lexo më shumë

Mirëpresim çdo nismë ligjore që e lehtëson zhvillimin rajonal

Grupit i Miqve të Parlamentit Rulal do të mbështesë këtë nismë me fokus lobimin dhe advokimin për politika efektive të zhvillimit rural, të harmonizuara me legjislacionin e BE-së me qëllim që axhenda rurale dhe prioritetet e saj të reflektohen në politikat lokale, rajonale dhe kombëtare.

Si advokuese dhe lobuese e të drejtave të fermereve për më shumë se 10 vjet, i përulem me respekt punës, përpjekjeve dhe mundit e djersës tuaj.…

Lexo më shumë
1 24 25 26 27 28 30