Ike o Besim Daci, parajsa është jotja!


E kisha bërë të derdh ndjenjat e mija të shpirtit për komshiun tim në hyrjen tjetër të pallatit tonë në Peshkopi, Besim Dacin, shoferin e “Korabit”, qytetarin, prindin e përkushtuar, njeriun që e vlerësoja si “Qytetar Nderi” i trevës ku lindi, u rrit, bëri emër të përveçëm…
Sa ishte në jetë…
Tash, me hidhërim mësoj nga e bija, Zhuljeta, se Besim Daci iku…
Iku për të bërë vend në parajsën njerëzore.
Më erdhi keq.
Mu desh të kërkoj në arkivin tim fotografik…
E gjeta në Kifisia të Athinës…
Krah për krahu në një shëtitje mbrëmjeje…
E gjeta krah për krah në një portret që na bëri djali im, Indriti…
E gjeta familjarisht së bashku…
Një pikë loti kapërcej rrudhat e moshës mbi fytyrën time…
Besim Daci iku…
Nuk është më…
Fjala “ngushëllim” më vjen e ftohtë tua them fëmijëve të tij, bashkëshortes, të afërmeve ku i ka, miqve me të cilët u takua dhe udhëtoj në jetë…
Po them:
Të rroni!…
Ta kujtoni!…
Ta nderoni!…
Se prindi është në jetë të jetëve kur fëmijët e kujtojnë dhe e nderojnë.
E dini atë shprehjen e madhe popullore?
Është djali…
Është vajza…
Është nipi…
Është mbesa…
Është e shoqja…
E …
Ike or Besim Daci, ike…
Ike o prind dhe gjysh Besimi duke lënë pas një emër me të cilin krenohen fëmijët, nipërit, mbesat, njerëzit që i deshe dhe të deshën…
Këtyre ndjenjave të çastit po u shtoj tri fotografi nga takimi në Kifisia të Athinës në një mbrëmje dashurie e respekti…
I lehtë dheu qoftë të përjetësi…
Abdurahim Ashiku
Athinë, 27 qershor 2018