Mirëpresim çdo nismë ligjore që e lehtëson zhvillimin rajonal


Grupit i Miqve të Parlamentit Rulal do të mbështesë këtë nismë me fokus lobimin dhe advokimin për politika efektive të zhvillimit rural, të harmonizuara me legjislacionin e BE-së me qëllim që axhenda rurale dhe prioritetet e saj të reflektohen në politikat lokale, rajonale dhe kombëtare.

Si advokuese dhe lobuese e të drejtave të fermereve për më shumë se 10 vjet, i përulem me respekt punës, përpjekjeve dhe mundit e djersës tuaj. Për vite me rradhë të gjithë bashke jemi përpjekur të nxisim zhvillimin në zonat rurale duke promovuar produket dhe potencialet natyore.Sot une i kam hyre këtij rrugëtimi të ri, por me mendje dhe zemër ne bashkëpunim me kolegët do të punoj për të ndikuar në krijimin e një kuadri ligjor sa më të përshatshëm në favor të politikave zhvilluese rurale, sepse puna me ju më solli mua këtu dhe fati e deshi qe të takohemi edhe në këtë sallë.

Desha të ndalem në disa çështje që i konsideroj kyce për zhvillimin rural dhe që për fat të mirë janë pjesë e programit të qeverisë shqiptare ku fokus këtë mandat do te ketë rilindja rurale.

Finalizimi i reformes se prones ne zonat rurale do te nxise padiskutim inisiativat afatgjata ne zhvillimin e sipermarrjeve ne bujqesi dhe turizem. E drejta e paqarte e prones ka qene nje faktor pengues kyc ne zhvillim duke qene qe edhe te gjitha llojet e mbeshtjeve qofshin ato grante apo kredi e kane si kriter certifikaten e pronesise.

Permiresimi i infrastruktures ne pergjithesi, por ndertimi i kanaleve vaditese dhe rrugeve te prodhimit ne vecanti do te rrisin akoma me shume prodhimin dhe aksesin ne treg.

Certifikimi i produkteve, marka lokale, zhvillimi i agroindustrise dhe rritja e paketes se sherbimeve turistike ne zonat rurale do te ndikojne ndjeshem ne rritjen e te ardhurave te fermereve apo sipermarresve ne zonat rurale.

Por ajo qe do ta konsideroja sfide per ne edhe per ju mbetet konsolidimi i fermes dhe rritja e aksesit ndaj fondeve te bashkimit evropian. Skemat e subvencioneve dhe incentivat e deritanishme nuk kane arritur te bejne aq sa duhet ne kete drejtim prandaj te gjithe bashke duhet te shikojme duke ju referuar edhe praktivave te mira nga vendet europiane per menyren me te mire per ta adresuar kete prioritet.

Nese ka nje gje qe ka ndikuar direkt ne fuqizimin ekonomik te grave dhe permiresimit te pozites sociale te tyre eshte pikerisht mbeshtetja e grupeve prodhuese apo grave sipermarrese ne zonat rurale.  Por ajo qe dua te them eshte qe drejta e tokes per grate krijimi i lehtesirave fiskale dhe dhenia e kredive te buta duhet te jene pjese e politikave tona ne kete drejtim.

Vitet e fundit gjate pjesemarrjes ne panaire dhe ne aktivitete te ndryshme ne te gjithe Shqiperine me ka bere pershtypje nje fenomen shume pozitiv. Vajza dhe djem te rinj perkrah prinderve te tyre duke u kujdesur pa komplekse per marketimin e prodhimeve dhe shitjen e tyre. Eshte rritur interesi i tyre padyshim por duhet te jemi te vemendshem ndaj kesaj dukurie. Arsimi professional i te rinjve duhet te bazohet ne nevojat qe kane familjet rurale dhe nevojat per permiresim paketash e sherbimesh.

Ne ministrine e ceshtjeve rurale ne Suedi kishte edhe fonde te vecanta per rritjen e interesit te rinise per te jetuar ne zonat rurale. Fillimi i mbare gjysma e punes. Qasja juaj nga niveli lokal drejt atij kombetar padyshim do jete celesi i suksesit te kesaj nisme.

Bashkepunimi me universitetet apo trupat profesionale dhe riaktivizimi i sherbimeve te ektensionit eshte nje domosdoshmeri ne kushtet ku duam te rrisim cilesine dhe sasine e prodhimit pa ulur vlerat per te arritur tregjet nderkombetare.

Ka shume per te bere dhe jemi te gjithe koshient per kete por sot jemi ketu, parlamenti rural eshte me i paster se kurre, i mbushur me njerez qe me punen e tyre te palodhur gjenerojne te ardhura per familjet e tyre, prodhojne produkte cilesore per konsumatorin shqiptar e jo vetem dhe promovojne e nxisin zhvillimin e turizmit duke ruajtur natyren dhe duke u kujdesur per mjedisin.

Nuk dua te zgjatem ne teknikalitete se jam e bindur qe te gjitha hallkat e zinxhirit te vleres te zhvillimit rural jane diskutuar me se mire keto dite.

Por ne emer te grupit te miqve te parlamentit rural ju shpreh edhe njehere gadishmerine tone per te bashkepunuar me te gjithe ju per krijimin e politikave favorizuese ndaj zhvillimit rural dhe zhvillimit te strategjive sipas standarteve evropiane. Ne do te mirepresim cdo inisiative ligjore qe e lehteson kete zhvillim.

(Botuar me shkurtime. Fjalë e mbajtur gjatë seancës së Parlamentit Rural, një veprimtari e organizuar nga Rrjetin Shqiptar për Zhvillimin Rural)