Rahman Ismaili – fisniku fjalëpak e zemërmirë

Kujtime nga kolegë, shokë dhe miq me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta

Më 25 shkurt 2021 u nda pa pritur nga jeta babai im Rahman Ismaili, influenca më e madhe në jetën time. Për figurën e babait dhe marrëdhëniet e mija me të, do të ndalem në biografinë time pas disa vitesh. Në përvjetorin e parë, kur dhimbja e humbjes të një njeriu kaq të shtrenjtë është akoma e madhe, radhën po ua lë miqve, shokëve dhe kolegëve të babait që patën mirësinë të më dërgonin kujtimet e tyre për të cilat ju jemi familjarisht mirënjohës.

Lexo më shumë

ZEQIR HYSA – kujtim e dhimbje, që dhemb gjithmonë

Nga SHAQIR ÇERPJA

Koha ecën dhe ne ecim e udhëtojmë me kohën. Edhe kujtimet ecin e udhëtojnë me ne. Kujtimet ecin me kohën, por ato nuk shkojnë si koha dhe nuk shkojnë me kohën, por rrinë përherë me ne, rrinë dhe flasin  me njerëzit. Rrinë në shpirtin dhe zemrën tonë. Malli i shpirtit i ushqen dhe i mban gjallë kujtimet. Malli i shpirtit bëhet lot dhe loti i flladit dhe i freskon ato.

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta veterani Besim Bajraktari

Më 14 shkurt  2022, u nda nga jeta në mënyrë të papritur veterani Besim Bajraktari nga Dohoshishti i Dibrës. Edhe lisat e fortë, ata që u kanë bërë ballë rrebesheve e stuhive ndër dekada, një ditë rrëzohen për dhe, në tokën ku janë ngulur fort rrënjët e tyre. Besim Bajraktari u nda nga jeta në mënyrë të beftë mëngjesin e asaj të hëne, kur qe ngritur si çdo ditë tjetër dhe familjarët e prisnin në tavolinë për të ngrënë mëngjesin, por ai atë ditë nuk zbriti.

Lexo më shumë

LAMTUMIRË, MEXHIT MËZIU

Nga HALIL RAMA

Pothuajse, gjithë burrat e djemtë e Muhurrit, si edhe të krahinave përreth, jo vetëm të ardhurit që banojnë në metropolin shqiptar, në Durrës, Laç, Lezhë e Shkodër, por edhe nga trojet autoktone e nga hapësira mbarëshqiptare në botë, ishin më 13 shkurt 2022, në mesditë, në varrezat e Bathores, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mexhit Mëziut. Vetë prania e mijëra dibranëve në këtë ceremoni mortore ishte dëshmia më e qartë e respektit që ata gëzonin për Mexhitin.

Lexo më shumë

Asnjë në votim: Dibra Po! Skavica Jo!

Nga Abdurahim Ashiku

Votuesit dibranë mund e duhet të dalin në zgjedhje me një kusht:
heqjen zyrtarisht, me vendim të Kuvendit, ndërtimit të hidrocentralit
të Skavicës. Pa këtë – votë nuk ka. Zgjedhje – nuk ka!

Dibra do të ketë zgjedhje brenda dy muajve. Zgjedhje për kryetar bashkie. Lajmi po qarkullon nga Presidenca në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Nga Meta te Celibashi.…

Lexo më shumë

Vjosa – park kombëtar, Drini i Zi – çark… kombëtar

Nga Abdurahim Ashiku

Po përgatitet mbytja e një treve të lashtë, asgjësimi i saj përgjithmonë dhe media shqiptar hesht. Asnjë zë nuk qarkullon se ku do të shkojnë ato dhjetëra mijëra dibranë që mbeten pa plëng e pa shtëpi. Askush nuk flet se sa do të shpërblehen pronarët për çdo metër katrorë të mbytur, për çdo shtëpi të zhytur. Askush. As ministria e financave, as ministria e bujqësisë, as kryeministri, as presidenti, as kryeparlamentarja, as bashkia.

Lexo më shumë

Varret e viktimave të komunizmit mbulohen nga stoqet e kromit

Nga Hysen Likdisha*

“Kampi i të burgosurve i hapur në vitet ‘50, me punën e detyruar të të burgosurve të tij, ndikoi fuqishëm në rritjen e prodhimit të nxjerrjes së kromit. Por qëndrimi i zyrtarëve të regjimit komunist ndaj tyre ishte dhe mbeti tejet ç’njerëzor”

Dhjetëra ish të burgosur në kampin e Burgut të Bulqizë-s, që ndërruan jetë në rrugë natyrale ose për shkak të aksidenteve gjatë punës së detyruar në minierë, nuk u gjenden varret.…

Lexo më shumë

E qeshura që më sjell Musa Vladi

Dy foto, njëra serioz e tjetra i qeshur.
E para duhet të jetë fiksuar para se të hyjë në klasë, para se t’u thotë e t’i thonë nxënësit “Mirëmëngjesi mësues”. Të gjithë në këmbë. Me sytë tek Ai. Me frymëmarrjen tek Ai.
E dyta e qeshur, plot gaz e hare, siç dinte ta mblidhte e ta shpërndante, Musa Vladi tashmë i Bulqizës.…

Lexo më shumë

Motra ime, Shqipja

Nga Osman Xhili

Motër e dashur! Ti sapo mbushe 80 vjeç dhe unë mbeta për pak i hutuar. Krahas një komenti apo postimi të thjeshtë në rrjetet sociale, desha të të dhuroj diçka apo të të bëja një surprizë të vogël. Nuk di vërtet! Ti sot jeton në Kanada, larg nesh. Pasi u mendova dhe pak akoma, vendosa të të kushtoja një shkrim, që është fare pak për veprimtarinë tënde, me të cilën çdo njeri mund të krenohej pa frikë.…

Lexo më shumë
1 5 6 7 8 9 30