Një vit pa Avni Xhepën

Në plejadën e ushtarakëve tanë që i shërbyen atdheut me përkushtim e devotshmëri të lartë është edhe Avni Xhepa. Për katër dekada si oficer, fillimisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas në reparte e njësi të ndryshme ushtarake ai krijoi profilin e ushtarakut me karrierë të shkëlqyer.
Avniu u lind në Vleshë të Dibrës me 10 Korrik 1932. Ai ishte vetëm 7 vjeë kur mbeti jetim nga të dy prindërit.…

Lexo më shumë

A do të jetë kalimi në Rrugën e Arbrit me pagesë?

Deputetja e Dibrës Dhurata Çupi Tyli ngre dyshime që rruga mund të jetë me pagesë.

Ministrja e Financave: Nuk ka asnjë parashikim buxhetor aktualisht.

Kur “Gjoka Konstruksion” nuk kishte nënshkruar kontratën për nisjen e punimeve në Rrugën e Arbrit, në vitin 2017, media shkroi se duke u bazuar në një relacion të Ministrisë së Financave të asaj kohe, Rruga e Arbrit do të ishte me pagesë, me një shumë 4 euro për çdo kalim.…

Lexo më shumë

Disa këshilla për të qarkulluar të sigurt në bypass-in dhe tunelet e Rrugës së Arbrit

Nga Demir Osmani

Siç jeni në dijeni, më 29 Nëntor 2021, do të hapet për qarkullim Rruga e Arbrit, një ëndërr e vjetër e dibranëve që po bëhet realitet. Është e kuptueshme dëshira e madhe dhe nostalgjia për shumë qytetarë që në këtë datë dhe në vazhdimësi, do të udhëtojnë në këtë rrugë. Meqenëse kalimi në rrugë do të kryhet përmes bajpasit, për të qarkulluar të sigurtë, për drejtuesit e mjeteve po japim disa rekomandime që duhet ti kenë parasysh dhe ti zbatojnë me korrektesë.…

Lexo më shumë

Kur do të ketë bashkia Dibër tregun e prodhimeve bujqësore?

Prej 30 vitesh Dibra nuk ka një treg të prodhimeve bujqësore. Sot prodhimet bujqësore tregtohen çdo ditë anës rrugës së ish-parkut të makinave. Tregtohet në rrugë, pa standarde dhe po ashtu pengohet qarkullimi i qytetarëve dhe mjeteve. Shkurt: nuk kemi një treg ku të tregtojnë 1000 fermerë, vendi i tregtimit dhe produktet të plotësojnë standardet minimale dhe të parkohen 2000 mjete dhe qytetarët e mjetet të qarkullojnë lirisht.…

Lexo më shumë

Bashkim Rama, ky korife i diplomacisë shqiptare

Nga Arsim Sinani

Ike Bashkim Rama, krenaria e dibranëve

Nga Abdurahim Ashiku

Më njoftoi vajza,
me lot, me dhimbje,
IKU BASHKIM RAMA…
Iku një diplomat,
iku një dibran,
Nga më të mirët,
nga më të pjekurit,
në diplomaci,
nga më të dashurit,
në shoqëri,
diplomat karriere,
profesor universiteti,
lektor,
rektor,
Dibran
me germa kapitale…
E kam parë tek rritej
Bashkim Ramën,
Rrugëve të Brezhdanit,
me babanë e tij Hasanin…
E kam parë kur
ndër të parët,
u ul në shkollën e gjuhëve të huaja.

Lexo më shumë

Moratoriumi nuk e ndal masakrën e motorsharrave në pyjet shqiptare

Nga Hysen Likdisha | BIRN | Bulqizë

Procedimet e pakta penale dhe mungesa e akteve nënligjore nuk e ka ndaluar shpyllëzimin në qarkun e Dibrës, ku ekspertët paralajmërojnë se masakra ndaj pyjeve nuk do të ndalojë pa diversifikimin e burimeve energjetike.

Me 7 shator 2019, Rolandi ishte ulur me dy shokë në një kafe-karburant buzë rruge në Bulqizë, kur përpara tij ndaloi një kamion i mbushur me trungje ahu të prerë në pyll.…

Lexo më shumë

Kompania Bio-Trofta në Arras, pas humbjes prej 300 mijë USD në rezervatin e peshkut, humb edhe gjyqin

Nga Hysen LIKDISHA

Gjykata e Dibrës, pas rreth 5 vitesh, zbardh vendimin për zgjidhjen e konfliktit mes kompanisë Bio-Trofta Dibër dhe asaj të HEC “Balkan Green-Energy”, të cilat shfrytëzojnë rrjedhën e lumit Seta, për bizneset e tyre.

Pas një zvarritje prej rreth 5 vitesh, më në fund Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, me Vendimin nr.208 datë 09.06.2021, ka zbardhur vendimin, për zgjidhjen e konfliktit, mes një kompanie të kultivimit të peshkut, Bio-Trofta Dibër, mbi lumin Seta dhe asaj të hidrocentralit “Balkan Green Energy” (BGE), te cilat shfrytëzon ujin e lumit Seta, për bizneset e tyre.…

Lexo më shumë

Udhëtim dinjitoz ndër vite me Hakiun

Nga Selman Mëziu

Sa kujtime mbart njeriu në hojet e trurit. Ato kur tregohen bien si petlat e luleve, për t’i lënë hapësira thekëve e pistilit për të formuar kokrrat. Ato te dikush shpërthejnë furishëm në biseda të këndshme, të ngrohta, mbushur me përmallime. Te të tjerët në libra e artikuj përkujtimor. Në kangë, rapsodi e poezi duke ju dhuruar përjetësinë si idhuj hyjnor.…

Lexo më shumë

Selishta, krahina e bukur që po braktiset për shkak të rrugës

Nga prof. Hysni Bodini, ing. Agim Shehu

Braktisja e këtij segmenti të rrugës nacionale Peshkopi- Burrel po çon në braktisjen e fshatrave që e përdorin atë. Është gjendje e trishtueshme të shohësh gjithandej shtëpi e kulla të moçme 2- 3 katshe të rrënuara e të tjera në prag të shembjes, kur për ngritjen e tyre kanë bërë mund të madh disa breza dhe mbartnin ngjarje e histori interesante.

Lexo më shumë
1 7 8 9 10 11 30