Ndahet nga jeta veterani Besim Bajraktari

Më 14 shkurt  2022, u nda nga jeta në mënyrë të papritur veterani Besim Bajraktari nga Dohoshishti i Dibrës. Edhe lisat e fortë, ata që u kanë bërë ballë rrebesheve e stuhive ndër dekada, një ditë rrëzohen për dhe, në tokën ku janë ngulur fort rrënjët e tyre. Besim Bajraktari u nda nga jeta në mënyrë të beftë mëngjesin e asaj të hëne, kur qe ngritur si çdo ditë tjetër dhe familjarët e prisnin në tavolinë për të ngrënë mëngjesin, por ai atë ditë nuk zbriti.

Lexo më shumë

LAMTUMIRË, MEXHIT MËZIU

Nga HALIL RAMA

Pothuajse, gjithë burrat e djemtë e Muhurrit, si edhe të krahinave përreth, jo vetëm të ardhurit që banojnë në metropolin shqiptar, në Durrës, Laç, Lezhë e Shkodër, por edhe nga trojet autoktone e nga hapësira mbarëshqiptare në botë, ishin më 13 shkurt 2022, në mesditë, në varrezat e Bathores, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mexhit Mëziut. Vetë prania e mijëra dibranëve në këtë ceremoni mortore ishte dëshmia më e qartë e respektit që ata gëzonin për Mexhitin.

Lexo më shumë

Asnjë në votim: Dibra Po! Skavica Jo!

Nga Abdurahim Ashiku

Votuesit dibranë mund e duhet të dalin në zgjedhje me një kusht:
heqjen zyrtarisht, me vendim të Kuvendit, ndërtimit të hidrocentralit
të Skavicës. Pa këtë – votë nuk ka. Zgjedhje – nuk ka!

Dibra do të ketë zgjedhje brenda dy muajve. Zgjedhje për kryetar bashkie. Lajmi po qarkullon nga Presidenca në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Nga Meta te Celibashi.…

Lexo më shumë

Vjosa – park kombëtar, Drini i Zi – çark… kombëtar

Nga Abdurahim Ashiku

Po përgatitet mbytja e një treve të lashtë, asgjësimi i saj përgjithmonë dhe media shqiptar hesht. Asnjë zë nuk qarkullon se ku do të shkojnë ato dhjetëra mijëra dibranë që mbeten pa plëng e pa shtëpi. Askush nuk flet se sa do të shpërblehen pronarët për çdo metër katrorë të mbytur, për çdo shtëpi të zhytur. Askush. As ministria e financave, as ministria e bujqësisë, as kryeministri, as presidenti, as kryeparlamentarja, as bashkia.

Lexo më shumë

Varret e viktimave të komunizmit mbulohen nga stoqet e kromit

Nga Hysen Likdisha*

“Kampi i të burgosurve i hapur në vitet ‘50, me punën e detyruar të të burgosurve të tij, ndikoi fuqishëm në rritjen e prodhimit të nxjerrjes së kromit. Por qëndrimi i zyrtarëve të regjimit komunist ndaj tyre ishte dhe mbeti tejet ç’njerëzor”

Dhjetëra ish të burgosur në kampin e Burgut të Bulqizë-s, që ndërruan jetë në rrugë natyrale ose për shkak të aksidenteve gjatë punës së detyruar në minierë, nuk u gjenden varret.…

Lexo më shumë

E qeshura që më sjell Musa Vladi

Dy foto, njëra serioz e tjetra i qeshur.
E para duhet të jetë fiksuar para se të hyjë në klasë, para se t’u thotë e t’i thonë nxënësit “Mirëmëngjesi mësues”. Të gjithë në këmbë. Me sytë tek Ai. Me frymëmarrjen tek Ai.
E dyta e qeshur, plot gaz e hare, siç dinte ta mblidhte e ta shpërndante, Musa Vladi tashmë i Bulqizës.…

Lexo më shumë

Motra ime, Shqipja

Nga Osman Xhili

Motër e dashur! Ti sapo mbushe 80 vjeç dhe unë mbeta për pak i hutuar. Krahas një komenti apo postimi të thjeshtë në rrjetet sociale, desha të të dhuroj diçka apo të të bëja një surprizë të vogël. Nuk di vërtet! Ti sot jeton në Kanada, larg nesh. Pasi u mendova dhe pak akoma, vendosa të të kushtoja një shkrim, që është fare pak për veprimtarinë tënde, me të cilën çdo njeri mund të krenohej pa frikë.…

Lexo më shumë

Petrit Ndreu i Dardhës që nga Amerika i thotë “Jo Skavicës!”

Nga Abdurahim Ashiku

Unë bëra detyrën që i takon çdo dibrani që i sheh ëndrrat në lëndinat e bukura te liqenet e Lurës, bregut te Drinit të kaltër dhe ngjitet deri ne majat e larta te Korabit
Ai i tha “Jo Skavicës”.
Publikisht, larg e larg tej oqeanit Atlantik.
Drejtpërdrejt i mësova vetëm mbiemrin. Në kërkim i mësova edhe emrin, edhe vendlindjen, edhe fisin, edhe familjen.…

Lexo më shumë

Iljaz Kaca – mësuesi, studiuesi, arkeologu dhe qytetari i palodhur

Na la dhe Iljaz Kaca…! Na iku shoku, miku, mësuesi, arkeologu i pasionuar, studiuesi dhe autori i disa botimeve shumë të rëndësishme historike, jo vetëm për Dibrën, por edhe për historiografinë kombëtare.
Na iku një aktivist shoqëror, bashkëpunues e i palodhur, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ngritjen e funksionimin e shoqërisë civile në Dibër. Mua më ka ikur njëri nga mbështetësit e bashkëpunëtorët më të përkushtuar, në atë që shpejt u bë nisma, qëllimi e objektivi mbarëpopullor, për gjithë Dibrën, realizimin e projektit jetik për rajonin, ndërtimin e Rrugës së Arbrit.…

Lexo më shumë

Gjurmuesi i zellshëm i vlerava arkeologjike Iljaz Kaca

Në trojet me relieve të sheshta, aty ku rrënjëzoi besimi katolik, me shumë institucione fetare, lindi Iljaz Kaca më 21.05.1933, mësues, historian dhe arkeolog. I zellshëm për të mësuar të fshehtat e së kaluarës, të fshatit të tij, dhe heroikës dibrane në honet e shekujve, e shtynë atë të jepte disa provime, për të mbaruar kështu me mund e djersë në vitin 1961 Institutin Pedagogjik, Gjuhë-Histori, dy vjeçar në Tiranë.…

Lexo më shumë
1 5 6 7 8 9 30