Minatorët e Bulqizës në protestë

Nga Sami Curri

Ndërkohë kompania reagoi publikisht në faqen e saj në Facebook, duke e cilësuar protestën një përplasje mes sindikatave, ndërsa tha se ishte vetëm nga një grup i vogël punëtorësh

Vetëm pak ditë pas themelimit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, kompania Albchrome ka shkarkuar kryetarin e zgjedhur të kësaj sindikate Elton Debreshi, ndërsa disa prej themeluesve janë thirrur nga kompania në Tiranë me arsyetimin “për të shmangur raste të thyerjes së etikës dhe disiplinës në vendin e punës”.…

Lexo më shumë

Talentet që “shpëtuan” nga riatdhesimi familjen Tonuzi

Olsi Tonuzi, vjen nga një fis jo pak i dëgjuar në Allajbegi. Ndoshta atëherë kur jo vetëm fshati, por dhe Dibra i kishte me pikatore njerëzit që dinin shkrim e këndim, ky fis kishte nxjerrë njerëz të shquar, që kishin mbaruar akademinë ushtarake në Itali, Spanjë, apo diku tjetër. Të ditur, krenarë e nacionalistë deri në fund, ata nuk mund të bashkëjetonin me sistemin e ri komunist, që u instalua në Shqipëri.…

Lexo më shumë

Dibrani që desh të blinte një kuintal me gjilpëra!

Në Shkodër ishte hapur fjala se në Dibër, një tregtar me emrin Perviz, ishte shumë i zoti. Thuhej se ai kishte pasuri të madhe, që askush nuk matej me të jo vetëm në Dibër, por edhe gjetkë. Mirëpo, kurioziteti dhe njëherazi zilia që përcillej nga lajme të tilla, e nxiti një nga tregtarët më me emër në Shkodër, që ta ftonte tregtarin dibran në qytetin e tij, për t’u njohur nga afër çfarë njeriu ishte ky Pervizi i shumëpërfolur.…

Lexo më shumë

GJURMË TË MENÇURISË

Dibra gjatë historisë së saj ka nxjerrë prijësa të shquar që kanë udhëhequr luftëra të rëndësishme për mbijetesë, ruajtjen e trojeve, gjuhës, identitetit kombëtar, traditave e zakoneve etj. Besa, trimëria, bujaria e mikpritja janë manifestuar brez pas brezi në trevën e Dibrës. Bashkëudhëtare me këto virtyte të larta morale e patriotike ka qenë edhe zgjuarsia e mençuria, shfaqur në kohë lufte e paqe.…

Lexo më shumë

Munir Shehu, ky humbës i madh

D  E  B  A  T  I


“Bulqizakeja”, me “fjalë e muzikë prej Munir Shehut”

“Bulqizakja” u kthye në një temë kryesore debati në median sociale dhe lokale, pas lajmit se kënga ishte 100 vjeçare dhe një studiues kishte arritur të “mblidhte tekstin origjinal” të saj.
Botuesi i librave të Munir Shehut reagoi përmes një statusi në Facebook, duke theksuar se “kënga “Bulqizakja” është një krijim me tekst e muzikë të Munir Shehut.

Lexo më shumë

Strehë të ngrohta për njerëz

Skënder Kërçishta, anëtar i bordit drejtues të projektit “Shtëpi për të pastrehët”

Projekti “Shtëpi për të pastrehët” zgjerohet e zgjerohet çdo ditë e më tepër. Nuk është thjeshtë dibranët për dibranët, por shumë më tepër se kaq, duke shtuar dhe elementë të tjerë përveç shtëpive, siç është komplekse vetë jeta njerëzore. Skënder Kërçishta, njeriu që kam pranë, që flet pak e punon shumë, ka marrë shumë goditje në jetë. Fillimisht ndërroi jetë djali i tij, student për teologji në Kajro e më pas bashkëshortja e tij e nderuar.

Lexo më shumë

Edmond Zhulali, karriera artistike nisi me një kitarë

Ndoshta më shumë se sa për talentin, ai fëmijë u fiksua në atë kohë për “veshin” e muzikës që kishte. I mbante mend të gjitha meloditë që luante, edhe pse nuk kishte bërë kurs. E për më tepër nuk bëhej fjalë për nota muzikore, në atë kohë. Madje edhe këtë kitarë e përdorte vëllai i tij i madh, Kadriu. Kur ai ikte në punë, vogëlushi hipte mbi stol, e zbriste nga muri, e vendoste në dysheme dhe ashtu siç ishte shtrirë, filloi të disiplinonte tingujt, deri sa t’i përngjasonte me ndonjë motiv që kishte dëgjuar në radio.

Lexo më shumë

Sllova si krenari e Dibrës dhe memoriali i blerë i turpit në Tiranë

Sllova është një krahinë dhe një histori krenarie jo vetëm për Dibrën. Në historinë e atdhedashurisë shqiptare, ajo ka qenë e mbetet një monument sakrificash dhe lavdie. Ndaj kjo e bën udhëtimin për në krahinën e Sllovës e të nëntë fshatrat e saj; Sllovë, Shumbat, Trojak, Sllatinë, Vleshtë, Dypjak, Venisht, Kallm dhe Zall-Kalis, si nëpër të gjithë katundet rrethepërqark malit të Korabit, një udhëtim mes legjendash e në majat e historisë.…

Lexo më shumë

Edhe një kërcimtari fluturues mund t’i shtohet tempi i valles

U njohëm në fillimvitet ’70 në auditoret e ILA, (sot Akademia e Arteve të Bukura), vite shprese, kulturimi e qytetërimi për ne, si për gjithë rininë shqiptare. Po hapnim një faqe të re në rrugëtimin tonë jetësor dhe profesional. Do gatuanim e farëzonim dhuntitë tona artistike nga mjeshtrit më në zë të shekullit. Do njiheshim me veprat artistike dhe talentet më të mëdha të kombit dhe po futeshim në hullitë e një misioni të madh për të lënë gjurmët tona në trashëgiminë artistike kombëtare.…

Lexo më shumë

Osman Miha – Nderi i Bulqizës

Këshilli bashkiak i Bulqizës shënoi në shenjë, duke nderuar një ndër inxhinierët e minierës, ish drejtorin e shkollës së mesme të bashkuar, Osman Miha, me titullin e lartë “Qytetar Nderi”.
Ditën e premte, më datë 14 korrik 2019, shumë të njohur dhe familjarë të Osmanit, miq e shokë, kolegë e ish nxënës të tij e lanë vapën dhe zagushinë e madhe të Tiranës dhe udhëtuan drejt Bulqizës.…

Lexo më shumë
1 4 5 6 7 8 13