Strehë të ngrohta për njerëz


Skënder Kërçishta, anëtar i bordit drejtues të projektit “Shtëpi për të pastrehët”

Projekti “Shtëpi për të pastrehët” zgjerohet e zgjerohet çdo ditë e më tepër. Nuk është thjeshtë dibranët për dibranët, por shumë më tepër se kaq, duke shtuar dhe elementë të tjerë përveç shtëpive, siç është komplekse vetë jeta njerëzore. Skënder Kërçishta, njeriu që kam pranë, që flet pak e punon shumë, ka marrë shumë goditje në jetë. Fillimisht ndërroi jetë djali i tij, student për teologji në Kajro e më pas bashkëshortja e tij e nderuar.

Pesë vite më parë në kanalin e televizionit “Zhupa”, në Dibër të Madhe u transmetua një intervistë për një familje në nevojë. Bëhej fjalë për familjen e Gëzim Karametit me nëntë anëtarë. Shumë qytetarë u shprehën të gatshëm për ta ndihmuar, duke dërguar ushqime, veshmbathje e sende të tjera konsumi. Skënder Kërçishta, një komshi i familjes i kësaj familje, duke shprehur mirënjohje për gjithë qytetarët që ndihmuan me këtë rast, tha se përsëri kjo nuk mjaftonte. Duhej bërë një punë më serioze, më solide, më afatgjatë. Familjes Karameti i duhej së pari një banesë, ashtu siç e kishin gjithë njerëzit e tjerë
Skënder Kërçishta tregon se njerëzit më erdhën në shtëpi e më takonin në rrugë, duke konfirmuar gatishmërinë për ndihmë e duke më pyetur se ku mund të depozitonin ndihmat e tyre. Ai nuk e dinte se ashtu, spontanisht ishte krijuar një si shoqatë ndihmëtare për njerëzit në nevojë dhe ai, bashkë me shumë të tjerë do të ishin drejtuesit e kësaj shoqate. Ashtu si në përralla do tu dhuronin të pastrehëve shtëpi të bukura, që si kishin parë dhe në ëndrra.
Shumë shpejt, shoqata i shtriu degët, në Europë, në Amerikë e kudo ku gjenden dibranët. Skënderi nuk gjen dot fjalët për të falënderuar bashkëpunëtorët, anëtarë drejtues të shoqatës, ata që kurrë nuk u lodhën nga kjo punë fisnike, ata që ndanë një pjesë të pasurisë së tyre, për këto familje të varfëra me plot halle.

Gjatë ndërtimit të shtëpisë për familjen Kodra.

Bekim Paçuku është njeri prej tyre. Nuk ishte më shumë se 14 vjeç, kur la Dibrën, që e deshi aq shumë dhe mori rrugët e kurbetit. E bëri një betim, se kurrë nuk do ta harronte vendlindjen e tij. Punoi shtatë vite në Itali e më tej e ndaloi hapin në Amerikë, shteti i disiplinës së hekurt, por dhe i shanseve të mëdha. Falë një pune titanike, që vetëm dibranët dinë ta bëjnë, Bekimi hapi firmën e tij të ndërtimtarisë dhe çdo ditë e më tepër i shton parametrat e firmës, por dhe të dinjitetit e personalitetit të vet. Ai nuk harron atë ditë kur u largua nga vendlindja the bëri premtimin e madh se nuk do ta harronte. Ndihmat e tij, të Mondi Imerit dhe shumë biznesmenëve të suksesshëm dibranë, vërshojnë nga Amerika në drejtim të njerëzve në nevojë. Bekimi sot është anëtar i shoqatës atdhetare “Dibra”, në Neë York dhe drejtor i degës së bamirësisë për shoqatën në fjalë. Në një komunikim të shkurtër me Bekimin, ai thotë se që nga dita që jam larguar nga Dibra, kurrë nuk i’a kam kthyer shpinën asaj. Bujaria, ndihmat dhe kontributet e dhëna janë dëshmi e gjallë dhe provë e pakundërshtueshme për këtë.

Skënder Kërçishta tregon se njerëzit më erdhën në shtëpi e më takonin në rrugë, duke konfirmuar gatishmërinë për ndihmë e duke më pyetur se ku mund të depozitonin ndihmat e tyre. Ai nuk e dinte se ashtu, spontanisht ishte krijuar një si shoqatë ndihmëtare për njerëzit në nevojë dhe ai, bashkë me shumë të tjerë do të ishin drejtuesit e kësaj shoqate. Ashtu si në përralla do tu dhuronin të pastrehëve shtëpi të bukura, që si kishin parë dhe në ëndrra.

Të tjerë e të tjerë ndihmëtarë e veprimtarë punojnë për projektin “Shtëpi për të pastrehët”. Leonard Kosovrasti sjell vazhdimisht ndihma nga Gjermania e po kështu bëjnë Ramazan Opre nga Italia dhe Artan Damani nga Zvicra. Ata sensibilizojnë dibranët e më shumë akoma, në vendet ku jetojnë e punojnë për të kontribuar për vendlindjen, për ti kthyer buzëqeshjen asaj familje dibrane, që ndoshta e ka humbur atë nga trillet e fatit.
Një tjetër veprimtar shumë i nderuar i këtij grupi fisnik është Artan Duka, një bisnesmen i ri, por shumë i suksesshëm, që nuk është larguar nga Dibra. Ai ka një firmë të përpunimit të rërës, zhavorit e granulateve të tjera dhe nuk len rast pa shtuar ndihmesën e tij, sa herë që ajo është e nevojshme. Në të gjitha xhamitë, apo shtëpitë e hallexhinjve, që ndërtohen, rëra e zhavori do të jenë dhuruar bujarisht nga Artan Duka. Ai është krahu i djathtë i Skënderit për Dibrën. Beson fort se rruga e Arbrit, jo vetëm do të shtojë lidhjet e komunikimin fizik, por dhe atë shpirtëror mes dibranëve, në të dy anët e kufirit.
Ja, kështu të bashkuar, si një dorë e vetme, biznesmenët dibranë, në Dibër, Europë, apo në Amerikë, koordinohen, bashkëveprojnë e projektojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, por dhe për njerëzit e tjerë. Projekti “Shtëpi për të pastrehët” vazhdonte të zgjerohej dhe pas familjes së Gëzim Karametit që u bë me shtëpi të re dhe shumë projekte të tjerë u vunë në udhën e realizimit. Skënder Kërçishta kujton disa prej tyre.
Bedri Upaleni ishte një nga familjet e pamundura nga ana ekonomike. Familja e tij ishte e vetme në fshatin Shullan, pranë kufirit. Për të dhe familjen e tij u ble një shtëpi me 23 mijë dollarë, si dhe plotësimi i saj brenda me orenditë e nevojshme.
Një tjetër familje në gjendje të rëndë ekonomike ishte ajo e Besnik Karametit. Ata kishin një shtëpi të shkatërruar pranë vendgrumbullumit të mbeturinave. Një ditë prej ditësh dhe ajo u dogj, bashkë me njërin nga fëmijët dhe familja mbeti në qiell të hapur. Projekti “Shtëpi për të pastrehët” shtriu sërish dorën bujare, duke i ndërtuar një shtëpi të re, me mbi 23 mijë dollarë.
Sabaudin Lela, me gruan dhe katër fëmijët, jetonte me qira prej shumë vitesh. Kryefamiljari ishte i sëmurë dhe i pamundur për të punuar. Për të dhe familjen e tij u ble një shtëpi prej 27 mijë dollarësh dhe ajo u kompletua më së miri për një jetesë sa më normale. Ai falënderoi Zotin së pari, por dhe këta njerëz të mirë, që hoqën një pjesë të pasurisë së tyre, për ta futur familjen e tij në rrugën e normalitetit.
Ja kështu shtohet numri i familjeve që kanë përfituar nga këta njerëz fisnikë e shpirtmëdhenj. Nuk po i përmendim të gjitha, duke e mbyllur me rastin e fundit, historinë e familjes Kodra, me shumë pjesëtarë. Ata prej vitesh jetonin me qira dhe në vështirësi të madhe ekonomike. U hap dhe për ta një dritë, një shpresë, falë këtij grupi njerëzish bujarë. Atë që nuk e bën shteti, që e ka për detyrë, e bëjnë bashkime të tilla njerëzish, të cilët e kanë kuptuar sekretin e kësaj jete e të kësaj bote. Asgjë nuk merr njeriu, kur ndërron jetë, as mall, as pasuri. Vetëm veprat e mira, si këto që përmendëm, do ta shoqërojnë atë deri në ditën e gjykimit para të madhit Zot. Ka muaj që punohet për shtëpinë e familjes Kodra. Ajo është dy katëshe dhe ka katër hyrje. Vetëm një muaj kohë ka deri në përmbyllje dhe familja e lumtur do të shijojë kënaqësinë e pamatë që të jep një shtëpi e bukur.
Të gjithë e dimë që orteku nis i vogël dhe bëhet gjigant për nga përmasat. Projekti i këtyre njerëzve të mirë sa vjen e zgjerohet. Të gjithë duan të solidarizohen, të japin sado pak. Skënder Kërçishta na tregon se Altin Paçuku ka bërë falas instalimin e rrymës, Abdul Bajra ka ndihmuar me punimet hidraulike dhe ka paguar dy dyer, Qamil Kërkuti ka sjellë falas 1300 tulla dhe ka sistemuar vendin me fadromë. Ndihmesë ka dhënë fabrika “Kanuf”, që ka sjellë pllakat e gipsit për katin e dytë. Dy kontribues të tjerë janë Selaudin Kosovrasti për suvatimet e shtëpisë dhe Majlind Haxhirexha për pllakat e banjove.
Projekti “Shtëpi për të pastrehët” zgjerohet e zgjerohet çdo ditë e më tepër. Nuk është thjeshtë dibranët për dibranët, por shumë më tepër se kaq, duke shtuar dhe elementë të tjerë përveç shtëpive, siç është komplekse vetë jeta njerëzore. Skënder Kërçishta, njeriu që kam pranë, që flet pak e punon shumë, ka marrë shumë goditje në jetë. Fillimisht ndërroi jetë djali i tij, student për teologji në Kajro e më pas bashkëshortja e tij e nderuar. Ata i lanë amanet veprat e mira dhe bujarinë, ndaj Skënderi përpiqet për ta çuar në vend amanetin e tyre dhe bashkë me shokët e projektit të bëjnë sa më shumë njerëz të lumtur e familje të lumtura.