Nga Shaqir Skarra
Zanat e Shumbatit
Poshtë Kroit të Verës, në një luginë që ndan fshatin Shumbat në dy mëhallë, ndodhet një emër vendi që në popull quhet “Hurdha-Togë”, një emër vërtet disi i çuditshëm. Këtu, nga uji i rrjedhshëm që vjen nga poshtë luginës, krijohet një ujëvarë e vogël, ku lahen fëmijët gjatë verës.
Gojëdhëna ka ardhur deri në ditët tona, se ndodhte që në orët e vona të natës, pikërisht, kur udhëtarët kalonin këtej, dëgjonin tinguj të ndryshëm, lodra dhe curle, tamam siç ndodh në një dasmë fshati
Të moshuarit tregojnë se tingujt dëgjoheshin deri sipër në kodër.…