Peticion kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës nga komuniteti shqiptar në Amerikë


Peticion drejtuar:
Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta,
Kryeministrit Edi Rama,
Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku

Zoti President, komuniteti shqiptaro-amerikan me qendër në New York, SHBA, i themi JO Digës së Skavicës dhe PO alternativave energjetike.
Projekti i Digës së Skavicës cënon proceset ligjore dhe kushtetutën shqiptare, është shkatërrues për mjedisin, shkatërron identitetin dhe kulturën dibrane dhe identitetin e popullit shqiptar dhe është kundër interesit kombëtar të vendit. Është krejtësisht e pakuptueshme se si mund të jetë dhënë një leje mjedisore për një projekt hidroenergjetik në një shtrirje lumi me vlerë ekologjike dhe të rrallë sa ky i rajonit i Drinit të Zi!

Peticion kundër ndërtimit të Hidrocentralit të Skavicës
Ne, shqiptarët e Amerikës, qëndrojmë kundër projektit të digës së Skavicës, sepse ky projekt:

  1. Do të ndikojë në zhdukjen e identitetit dibran dhe atij shqiptar, bashkë me trashëgimet kulturore, historike dhe antike ku ndodhen rreth 60,000-110,000 shqiptarë nga Dibra [të njohur si dibranë].
  2. Po përshpejtohet nga ana e procesit të saj ligjor, veçanërisht është mohuar e drejta e dibranëve për fjalën e lirë, paraprake dhe të informuar sipas Kushtetutës së Shqipërisë.
  3. Nuk konsideron alternativa të tjera për sigurimin e energjisë në vend. Sot ekzistojnë alternativa më të mira sesa ndërtimi i hidrocentralit të madh të Skavicës dhe duhet të merren parasysh në planifikimin e projektit. Burimet e tjera të energjisë – që vijnë nga era dhe dielli – janë provuar të jenë ekonomikisht konkurruese, mund të ndërtohen më shpejt dhe nuk përkeqësojnë klimën në vend.
  4. Do të shkatërrojë biodiversitetin dhe habitatin e shumë specieve në më shumë se dhjetë mijë hektarë të qarkut të Dibrës dhe do të rrezikojë 60,000 banorë në rrjedhën e poshtme me rrezikun e përmbytjeve masive, pasi kjo digë nuk mund të mbajë prurje të mëdha ujërash nga lumi;
  5. Do të sjellë një kredi të panevojshme prej 530 milionë eurosh nga SHBA, duke përkeqësuar më tej ekonominë tonë të zhytur në borxhe dhe do t’ju kushtojë trefish për ta mirëmbajtur.
  6. Do të jetë e domosdoshme që çdo shqiptar, përfshirë edhe ata jashtë Dibrës, të mbajnë mbi supe borxhin.
  7. Ka një jetëgjatësi të shkurtër për shkak të shkallës së lartë të sedimentimit në zonë.
  8. Gjeneron kosto të larta të mirëmbajtjes së rezervuarëve dhe një jetëgjatësi relativisht të shkurtër, pasi ngarkesa e lartë e sedimenteve të grimcave të imta dhe të trashë do të mbushë rezervuarin.
  9. Si pasojë e ndërtimit të hidrocentralit, Skavica do të ndikojë në rritjet e rreziqeve të aktivitetit sizmik në qarkun e Dibrës.
  10. Si pasojë e kostos shumë të lartë të mirëmbajtjes, mund të bëjë që qeveria jonë të dorëzojë territorin e Dibrës për të shlyer kredinë.

Në përputhje me këto rreziqe, ne, komuniteti shqiptar i Dibrës i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare, konkretisht Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku:

  1. Të bihet dakord për një periudhë kohore në muajt në vijim (janar – prill) të vitit 2022 për një rishikim të plotë të planeve aktuale të zhvillimit të hidrocentraleve në pellgun e lumit Drini i Zi.
  2. Krijimi i një “Tryezë të rrumbullakët shkencore të Skavicës” ku përfshihen ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë për të lejuar marrjen e vendimeve të informuara për çështjet kyçe të identifikuara në lidhje me pellgun ujëmbledhës të lumit Drini i Zi.
  3. Ndiqni angazhimet politike dhe ligjore të Shqipërisë për të përmbushur konventat ndërkombëtare si dhe kërkesat e Bashkimit Evropian.
  4. Të shqyrtohen alternativa të tjera energjia si ajo diellore, nga era, geotermale dhe të ndalohet kategorikisht ndërtimi i një hidrocentrali të madh në Shqipëri me përmasat si ajo e Skavicës.
  5. Të dëgjohet zëri i banorëve të Dibrës që ndikohen drejtpërdrejtë nga përmbytja e vendit të tyre dhe fshatrave fqinjë të rajonit të Dibrës, identiteti, historia, kultura dhe shtëpitë e trojet e të cilëve rrezikohen të zhduken përgjithmonë.

30 dhjetor 2021

Bashkoju peticionit të krijuar nga shqiptarët në SHBA.
Kliko në lidhjen më poshtë dhe firmos peticionin online në